Një deputet i PDK-së (Kosovë), Ramis Lladrovci, ka shkruar një letër publike në Dita, në të cilën shpreh shqetësimin e vet lidhur me ‘Xhihadin shqiptar’ që në këto kohë është zhvendsour në Siri, ku disa dhjetra bashkatdhetarë janë duke luftuar. Një pjesë kanë dhënë dhe jetën, duke luftuar në krah të grupeve rebele opozitare, ndonëse ka zëra (dhe Lladrovci vetë e lë të kuptohet këtë gjë) që disa syresh janë rreshtuar në krah të forcave qeveritare. Në Shqipëri nuk është bërë ndonjë debat lidhur me këtë çështje, por në Kosovë flitet gati çdo ditë, e kjo vjen së pari prej faktit që prania e fesë në jetën publike kosovare është më e qartë e më e madhe se këtu, dhe së dyti prej faktit që ata që kanë shkuar të luftojnë në Siri janë më së shumti kosovarë. Lladrovci e ka shkruar letrën në formën e një denoncimi. Në një shkrim timin në ‘Zululandin’ e Ditës të publikuar para tri ditësh, unë mbroja tezën se ‘shqiptarët e Sirisë’, në kundërshtim me atë që thuhet andej-këtej, nuk janë mercenarë; përkundrazi, janë besimtarë, dmth njerëz të frymëzuar prej ideologjisë fetare. Nuk është se kam dokumenta për ta provuar këtë, por nuk është se ata që mbrojnë tezën e kundërt japin dokumenta. Përveç kësaj, dihet – kjo është e provuar – që shqiptarët që kanë shkuar në Siri janë myslimanë, e besimtarët myslimanë, ashtu si besimtarët në përgjithësi, nuk janë të prirur të pranojnë shpërblime në pará për gjeste e sakrifica që ata i bëjnë në emër të besimit (mercenari nuk bën asgjë për ide e ideal; e bën për pará; e prandaj është bash e kundërta e besimtarit). Lladrovci ecte kësaj ane në letrën e vet (“kjo është një pjesë e vogël e së vërtetës dhe … problemi është më i thellë se sa kaq”, thotë ai), por vjen një moment kur, si shqiptar që është, ia ka qejfi ta kërkojë burimin e shqetësimeve të veta jashtë, në qarqet jo e anti shqiptare. “Është shërbimi i fshehtë serb që financon radikalizimin e myslimanëve shqiptarë, e për pasojë edhe këtë ‘xhihad shqiptar’ në Siri”, thotë ai në thelb. Ai ofron dhe të dhëna në favor të kësaj teze, jep emra që financojnë njerëz e website fetare në Kosovë, dhe duket se me këto arsyetime rreket të thotë se radikalizimi i Islamit në Kosovë është punë serbësh, apo arabësh, apo të huajsh të tjerë. Nuk është kështu. Nuk ka se si të jetë kështu, edhe sikur ato që thotë Lladrovci të ishin të provueshme. Nëse në Kosovë ka një radikalizim, kjo vjen ngaqë shoqëria kosovare, më së pari elita e saj politico-kulturore, nuk bën asgjë për t’u përballur me këtë problem (unë besoj se radikalizimi i qëndrimeve fetare, sidomos në një shoqëri me strukturë shumëfetare, siç është kjo e jona, është një problem bajagi i madh); në mos, i inkurajon radikalët, siç bën Rexhep Qosja kur takohet e bisedon me pompë me një relike të mesjetës së hershme si Shefqet Krasniqi, e kur s’e ka për gjë “të vlerësojë lart kontributin e tij të çmueshëm për ngritjen e vlerave kombëtare … të popullit tonë”.
Ceshtje opinionesh dhe infosh z.Nano!
Tema te tilla jane nga me te preferuarat per kozmopolitet provinciale shqiptare.Te njejten gje qe thote gazetari Mustafa,e thone,fjale per fjale,edhe shume kolege te tjere te tij.Nuk ka gje me te lehte sesa te kundershtosh mendimin e dikujt,sipas te cilit, fajin na e paskeshin te tjeret(fajin, me pare,duhet ta kerkojme te vetja etj etj).Madje habitem qe gazetari Mustafa paska shkruar kaq pak,se ne raste te tilla,kozmopolitet provinciale shqiptare,shkruajne nje esse!
Te jesh kozmopolit sot,eshte kthyer ne nje zanat me leverdi.Streha e kozmopilitizmit,eshte shume me luksoze se streha e daleboje,apo kasollja e vjeter e nacionalizmit.Eshte kjo arsyeja qe shume maskarenj kane braktisur strehen e varfer te nacionalizmit,dhe jane akomoduar tek streha luksoze e kozmopolitizmit.Tashme ne strehen kaq shume te perfolur nacionalizmit,kane mbetur vetem “maskarenjte” idealiste,se maskaraenjte e vertete kane zene vend tashme ne strehen e re dhe luksoze.Te jesh kozmopolit sot ka pafund perfitime.Une po permend vetem nja dy te vockla:mund te punesohesh ne 5 a 6 pune pa punuar aspak,te paguhesh jashtezakonisht mire,te blesh shtepi luksoze me keto para(jo si ato kasollet e shemtuara te maskarenjve nacionaliste),te shetisesh boten mbare me financimin e lloj lloj organizatave fitimprurese e jofitimprurese(jo fitimprurese atje tek,po nejse).
Prandaj edhe kozmopoliti yne nga skerkat e Skraparit,na flet maje mushkes si xhandar Sefedini,sepse i ka vene punet ne vije.
Dhe,si perhere kur i vjen rasti,nuk le pa sulmuar Rexhep Qosjen(pse ky inat me te xhanem?!).Kjo eshte e cuditshme,se Qosja ne te gjithe angazhimin e tij publik politik,eshte ne anen e Mustafa Nanos.
Por,jo!Nuk eshte aspak e cuditshme.Ka arsyet e veta ky mllef i gazetarit Mustafa ndaj Qosjes,te cilat arsye jane dy:
-E para,ka te beje me bindjen e thelle te profesor Qosjes ne domosdoshemrine e bashkimit Shqiperi-Kosove,gje qe skraparliu kozmopolit Mustafa nuk e pelqen aspak(arsyeja shkurt ,me dy fjale, eshte:shtohen verioro-malesoro- maloket e Berishes(!);kjo eshte me besoni;ve bast gjithe boten per kete).
E dyta ,ka te beje me kritikat e profesor Qosjes ndaj gjithe atyre intelektualeve shqiptare qe nuk respektojne PARIMIN e shenjte te barazlargesise ndaj religjioneve ne vend.Ne nje emision televiziv,Artan Lame,bashkefshatari i Mustafa Nanos,kur i thane se ishte musliman,reagoi me indinjate,duke thene qe,nuk ishte musliman,por bektashi…!
Po t’i behet nje pyejte e tille gazetarit Mustafa,edhe ky do te thote qe,nuk eshte musliman,por bektashi.Per keta te jesh bektashi,dmth te jesh me afer te krishtereve,ose te jesh kriptokristian,qe dmth, kristiane ,qe dmth akoma europiane,te qyteteruar etj etj…
Ja kjo eshte logjika e ketyre gerbulshave, e ketyre fshatareve kozmopolite;kjo eshte mendesia e tyre thellesisht provinciale,thellesisht inferiore,thellesisht katundare.
Mercenare or mercenare jane. Me pagese kane vajtur atje pervec ndonjerit qe fluturon me prasin e fetarit ne prapanice. Paguajne qarqet fetare arabe edhe ne Shqiperi per cdo femer qe mbulohet me perce e jo me per xhihad ne Siri. Paguajne ne Shqiperi e gjetke per te shtuar numrin e talebaneve qe neser ti kene si mish per top si ne Siri. Dallohet kollaj nje musliman normal nga nje islamik taleban qysh ne pamje e ne jetesen qe ben. Jane midis nesh por rrojne si ne vitin 1300. Serbet perfitojne nga ky budallallek i ketyre xhihadisteve ne Siri dhe na paraqesin si terroriste islamike. Ketu jep nje dore dhe ai matufi plak, Qosja. Ky eshte problem per imazhin e kombit tone ne Europe.
Me vjen keq, por une gjykoj (se paku une dhe qofsha i gabuar) qe ky shkrim nuk thote asgje. Ah po, thote diçka. Kerkon te mbroje shkrimin e tij te meparshem, te kundershtoje opinionin apo qofshin dhe hipotezat e Lladrovcit (por qe jane nje realitet konkret) dhe se fundi ashtu si “pa dashur” te godas tangentalisht, nje nder njerzit me te spikatur te ltarave shqipe, Rexhep Qosen.
Invader, jep te lutem nje fakt qe disponon (sigurisht qe nuk disponon asgje vec hajvanllekut ne koke), se ata femra qe vene shami ne koke, paguhen nga arabet. Nuk eshte ndonje gje e re kjo. Sot e kesaj dite, ka njerez qe pyesin ata qe shkojne ne xhami se sa para u japin per t`u falur???!!! O Zot cfare injorance! Nese doni ta shuani kete mister, futuni nje dite ne xhami, degjoni se c`flitet e behet aty dhe do e kuptoni. Nuk eshte ceshtje parash o koketuler, por eshte ceshtje zemre, ceshtje vetedije mbi ate qe je e duhet te jesh ne jete, eshte ceshtje e raporteve te drejta qe njeriu duhet te kete me Krijuesin e tij, eshte ceshtje e se “vertetes” mbi jeten e vdekjen, eshte veshtje e moralit dhe e sinqeritetit. Mos harroni, se shumica e atyre qe sot mbushin xhamite, kane menduar po keshtu si ju jashte. Por nje dite, thjesht e kane kuptuar se kane qene…idiote!
Festimet qe beheshin neper xhamite e Shqiperise pas 11 Shtatorit 2011 me bakllava e embelsira per te festuar vdekjen e shejtanit amerikan beheshin per te krijuar nje lidhje te drejte me krijuesin dhe me njerezit e tjere, apo per te treguar se sa te dhimbshur dhe te meshirshem jane muslimanet? Rrace m.ti
Ja edhe nje mashtrues tjeter E vetmja gje gjysem e vertete ne mesazhin tend eshte pseudonimi “shqiptar jugu”. Nga jugu sigurisht qe je, po shqiptar zor se je.
Ke ndonje prove qe qenka bere bakllava per te festuar 11 shtatorin ne per xhami? Ke ndonje furrxhi deshmitar? Sa vete jane shtruar tek urgjenca per atak diabeti nga gjithe kjo bakllava? Edhe vete e di sa e shemtuar eshte kjo qe thua, po e thua per kauzen e percarjes.Turp!
o sikur te mendojne ne kete aspekt te gjithe sikur ju z. NANO do ishte mire..Kosova po hyne ne kthetrat e radikalizmit islamik, dhe veshtire se do mund te dali …bile sa nuk eshte bere vone…
ORE INJORANTER QE NXIRRNI PROBLEME PA PROBLEME.
SHOQERIA SHQIPETARE NUK ESHTE RADIKALE, KUSH THA QE ESHTE RADIKALE.
KETO MUHABETE JANE SI ATO TE TIPIT SHQIPERIA NUK MUND TE BEHET, QE PERHAPTE MILLOSHEVICI NEPERMJET FATOS NANOS DHE KOMPANI.
PROBLEMI KETU ESHTE SE SERBIA ESHTE RADIKALE E NE SHIKOJME NGA VETJA JONE PER FAJE QE NUK I KEMI..
SHQIPETARET NUK KANE QENE RADIKALE ME FQINJET E ME FETE E TJERA AS NE KOHEN KUR ISHTE PERANDORIA OSMANE, NE TE CILEN KISHIM NJE VEND KRYESOR NE UDHEHEQJE E JO ME TANI.
A JENI MIRE NGA TRUTE E KOKES APO SI????!!!!!!
cfare do te thote xhihadi shqiptar apo radikalizmi islamik, cfare kerkohet te arihet me keto fjale? doni te te fajsoni myslimanet shqiptar apo te shkateroni mbarvajtjen midis feve dhe njerezve. ky eshte nje turp i madh per nano e kompani qe e quajne veten gazetar.
Jam shume dakord me shkrimin. Nqs gjerat nuk shkojne mire ne Shqiperi ose Kosove ne gjithmone ja u hedhim fajin te tjereve. Ne rradhe te pare jemi vete fajtore qe kemi lene te hyje ne trojet tona derri dhe dosa bashke, radikalet dhe pederastet.
Duhet te linde dicka qe te luftohet,sidomos ne Europen e Krishtere nga kultura!
Ne nje sistem te lire,nuk ka se si mos u hapim radikalve,qofshin Islamike apo atyre te Krishtere nje vater ku te reduktohen,sepse vetem keshtu rregullohen ceshtjet sociale!!
Kjo ka te beje se sa inteligjence ka vet njeriu,kur flitet se ai esht me i” civilizuari”?!
Kush kerkon tolerancen e civilizimin esht ne krah te presidentit Assad sepse nuk kemi njohur ne boten Islame njeri me te civilizuar,pavarsisht se e ka bashkuar jeta me nje Europiane te ket ne krah te djathe te tij!
Ligji ne Siri nuk njihte sistemin Pluralist,gje qe Assad e pranoj dhe kerkoj te radifikohen ligjet permes jetes parlamentare!
Laj gojen me sprait ti Invader kur permend R.Qosen,o plehre pis serb hajni.Prsh.nga Vlora.
Sigurisht qe nuk e bejne Serbet. Ka dhe mercenare Ruse qe shkuan ne Siri, e nuk akuzon njeri sherbimet sekrete te nje shteti a tjetrit.
Dje – per koincidence- gjithe shtypi Britanik kishte kete teme, Xhihadin! Nga Metro, gazete qe e merr falas ne stacioni treni/autobuzi, ne 2 faqet e para deri tek shtypi serioz. TV, radio e Parlamenti, po diskutojne te njejtin problem. Per nje grup (s’me kujtohet) 30 vete a me shume eshte hequr Shtetesia me propozim te Ministrise se Brendshme. Nen arsyetimin “se eshte nje privilegj jo e drejte per tu abuzuar me te”
Teorite konspiracionale zgjojne kureshtje te publiku por e verteta me Xhihadistet nuk eshte aq e nderlikuar sa e ben deputeti nga Kosova.
Para se te shkojme tek “financimi Serb”, vendet Arabe kane derdhur petro-dollare ne 20 vjet a kusur ne Shq e Kosove. Me investime ne ndertime e fondacione te ndryshme, jo te gjitha stimulojne Izlamizmin Polito-Radikal por disa e kane bere kete.
Ka shume lilipute ne kete bote qe perpiqen te peshtyjne diellin, dhe peshtyma e vet ua mbulon surratin. Rexhep Qosja eshte atdhetar e qendrestar i palekundur prej me se 50 vjetesh. Tendenca radikaliste ka e do te kete ne cdo fe; ashtu edhe ne fene islame, por shqiptaret myslimanw me shumicw dermuese jane antiradikaliste, jane toelerante dhe te mirekuptueshem me qytetare te besimeve te tjera me konceptin se te gjithe jemi bije te te njejtit zot qe na ka fale dhe si bije te tij duhet te mirrem vesh me njeri-tjetrin ne kete bote qe eshte e te Madhit Zot….
Jihad ka tjeter kuptim dhe zhvillohet ne tjeter rrethane.Ketu behet fjale per mercenarizem.Ka qene gjithmone e do te jete,ka njerez te papune,ka te tjere qe e marrin mercenarizmin si zanat te paguar mire.E cuditshme eshte qe ka edhe evropiane,zakonisht frankofone dhe britanike qe s’e kane problem te angazhohen per nje page te mire.Mercenari nuk lodhet shume me tjerrje leshi sic bejne politikanet.Provon te fitoje 10-15 mije $ ne muaj qe s’i ka pare as ne enderr,ne rastin me te keq le lekuren,qe mund ta leje edhe ne nje sherr banal ne bilardo,apo per vijen e ujit.
Shume mire qe i bejme llogari xhepave te xhihadistave e di kush si mbikqyren keta njerez kur te shkojne ne shqipri???
Ik o Mustafa dhe shif ndonje film pornografik, se atje je ne fushen dhe boten tende!
Po s`ke faj qe perzihesh kudo se paguhesh nga mediat budallaqe, dhe mire ua ben qe ua merr parate me gomarlleqet qe shkruan.
O Muçi, nuk po te kundershtoj, se eshte humbje enerigjie. Deri ketu je katandisur. Shterove me duket, kaq e pate. Sinqerisht e konstatoj me keqardhje. Kam lexuar vetem tiullin, sepse e di tashme se ç’mund te shkruash. E hapa faqen e shkrimit tend per te te thene se s’do te te lexoj me. Kryshendoshe! Shpejt u konsumove.