Fjala ‘Fakiristan” duket që atje tej që është një neologjizëm. Ngaqë nuk di turqisht, pyeta dje një mikun tim turk që punon e jeton prej shumë vitesh në Tiranë, Ahmet Beun siç i them miqësisht, të më shpjegonte kuptimin dhe dallimin midis fjalëve ‘fakir’ dhe ‘qafir’. Dhe Ahmet Beu, me atë shqipe aq të pastër, të cilën e flet si një akademik, më përforcoi atë kuptim që unë kisha në mendje për këto dy fjalë. Fakir, dihet tha ai, ka të bëjë me fukarain. Kurse qafiri është e kundërta, ka të bëjë me maskarain, një të paudhë, një njeri batakçi, një të pabesë…
Sepse m’u kujtuan këto fjalë duket e çuditshme. Por pardje gjithë shqiptarët panë katër anëtarë fakirë të KQZ-së që bënin sikur votonin disa vendime në institucionin më të lartë zgjedhor. I ngrinin duart si manekinë dhe shtireshin sikur nuk donin t’ia dinin për atë që kishte ndodhur, për tre kolegë të tyre që kishin dhënë dorëheqjen. Sidomos dukeshin sikur nuk kishin marrë vesh gjë se cili ishte reagimi i ndërkombëtarëve lidhur me dorëheqjet në KQZ. Në atë profanësinë e tyre ata ishin vërtet për të ardhur keq… Por, në të vërtetë, ata ngjanin vërtetë si ‘fakirë’ në pozitën që janë vënë, ngaqë nuk dinë nga t’ia mbajnë dhe luftojnë për bukën e gojës. Asgjë principiale nuk ka në qëndrimet dhe vendimmarrjet e tyre. Ata e dinë që ka ndodhur një hata e madhe në thelbin e procesit zgjedhor, por shtiren sikur nuk ka ndodhur asgjë. Me siguri që ashtu i kanë porositur të sillen. Ndaj dhe ngjanin aq shumë me manekinët.
Ditën që vendin e Arben Ristanit në krye të KQZ-së e zuri një zonjë me mbiemrin Lleshi kam bërë një shkrim që e titullova “Një Ristan me fustan në krye të KQZ-së”. Këtë e shkrim e bëra pasi u binda se zonja Lleshi i kishte shërbyer devotshmërisht Partisë Demokratike në detyrat e saj të mëparshme dhe se u zgjodh në këtë post të rëndësishëm vetëm me votat e maxhorancës aktuale pikërisht për devotshmërinë e saj ndaj partisë aktuale në pushtet. I vetmi argument që nuk përputhej në raport me Arben Ristanin e anatemuar aq shumë si manipulator dhe falsifikator zgjedhjesh, ishte fakti se zonja Lleshi ishte grua dhe Ristani ishte burrë. Arben Ristani është identifikuar me portretin e Sali Berishës në krye të KQZ-së, ndërsa zonja Lleshi gjithnjë e më shumë po identifikohet me portretin e Jozefina Topallit. Mirëpo. Do të thotë ndokush, midis Berishës dhe Jozefinës në aspektin politik nuk ka asnjë dallim. Ata janë një. Pra lehtësisht mund ta identifikojmë Arben Ristanin e dikurshëm me pasardhësen e tij në krye të KQZ-së, zonjën Lleshi. Sepse për detyrën apo misionin që kryejnë në krye të KQZ-së, ata nuk ndryshonin dhe nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri.
Ndaj dhe shkruajta “Një Ristan me fustan…”
Me sjelljen e ditëve të fundit kur në KQZ mungon totalisht opozita, Arben Ristani shfaqet më i pranishëm se kurrë. Ai është kthyer në fenomen. Madje tashmë Ristani është shndërruar në politikan dhe jep mendime si ekspert. Nëse ende nuk ua dimë mirë emrat e këtyre anëtarëve të rinj të Partisë Demokratike në KQZ, ky nuk është faji i tyre. Por mjafton të themi se ata janë pasardhësit e Ristanit në KQZ për të kuptuar të gjithë lojën që po luhet. Prandaj dhe ata nuk duhet t’i konsiderojmë aq fakirë, aq të vobektë sa na shfaqen në TV. Ata të bëjnë gjëmën, sepse janë ata që do të vulosin rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndaj dhe në këtë rast shpjegimi i Ahmet Beut na hyn në punë. Ata në moment mund të kthehen nga fakirë në qafirë, në batakçinj të pacipë, dhunues të institucionit që duket sikur përfaqësojnë. Nëse nuk do të kemi një tërheqje serioze nga Partia Demokratike ndaj dhunimit të këtij institucioni shumë të rëndësishëm, mos kini asnjë dyshim se këta fakiristanë do të shndërrohen në qafiristanë. Ndoshta jo me dashjen e tyre…
… E ke gabim, më tha Ahmet Beu. Ata nuk janë fakirë, por qafirë. Atë Ristanin ti e njeh më mirë se është shqiptar, por anëtarët e rinj të KQZ-së së komanduar, kurrsesi nuk janë fakirë. Qofsha unë i gabuar, më tha Ahmeti me atë shqipen e tij të kulluar.
edhe une ashtu si Ahmet Beu mendoj.
Ne theniet e shumta per lirine thuhet se per lirine jap jeten. Keta horruca te pabese per ca para te pista japin lirine, nderin, dhe fytyren- ne fakt suratin.
Xhevdet, mos ver asnje dyshim tek fjala Qafira. Nuk jane fakira, por qafirmilionere dhe do te behen supermilionere pasi te firmosin sipas mesimeve te RISTANIZMIT ne numerimin e votave “triumfuese ” te Lulkes se Argites.
Ata nuk jane as fakire dhe as qafire, por jane kellire. Njerez te rrezikshem qe kane 20 e ca vjet qe vjedhin voten e popullit. Por mire ja bejne derisa popullin e ka zene narkoza e frikes dhe tmerrit. Ne te semes le te shkoje, se kete meriton.
O Xhevedet o miku im, fakirin dhe qafirin i ke ne rregull por me mbrapashtesen “stan” sikur nuk je mire. Sepse stan do te thote “vend” . p.sh. vendi i taxhikeve quhet taxhikistan. Ose tek Stani i bagetive, etj., mos zgjetem. Dua te them se po te kishe luajtur edhe me fjalen “stan” ndofta ideja e fakireve dhe qafireve do te kishte dale edhe me e forte dhe racionale. Mbase edhe Ahmet beu … . Miqesisht dhe sinqerisht.
te gjithe komisioneret jane nga veriu malokare me lleshin e osmanin qenefhanin