Një detaj është zbardhur sot në lidhje me sulmin që iu bë vilës së Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, para pak javësh në Durrës.
Prej fillimit u hodh dyshimi se ngjarja ishte inskenim i pastër, në prag të zgjedhjeve për FSHF.
Dyshimet janë shtuar së fundmi pasi avokati i Arlen Hasanajt, 34-vjeçari i cili u la në burg nga Gjykata e Durrësit, si i dyshuari për shpërthimin me tritol në portën e jashtme të vilës së Dukës, përfaqësohet në gjykatë nga avokati Ilia Ilia.
Nga një dokument publik rezulton se avokati Ilia Ilia është i njëjti avokat që përfaqëson edhe Armand Dukën në proceset gjyqësore që ai ka me kandidatin Dritan Shakohoxha, i cili e akuzon Presidentin e FSHF për manipulim të zgjedhjeve.
Që Ilia Ilia është avokati mbrojtës i Dukës në padinë që Shakohoxha ka ngritur kundër tij vërtetohet nga një autorizim i lëshuar nga vetë Duka me firmën e tij.

Ky mund të jetë rasti i vetëm në botë kur avokati mbrojtës i “viktimës” ushtron njëkohësisht edhe detyrën e avokatit mbrojtës së “atentatorit”.
o.j/dita

Ky ështe rasti me normal në botë kur avokati mbrojtës i “viktimës” ushtron njëkohësisht edhe detyrën e avokatit mbrojtës së “atentatorit”, sepse jane i njejti njeri.
Banditë, njerës të hurit dhe litarit. Pa karakter , pa din e iman. Por do ju dalim një ditë bëmat e tyre.
Made in Albania,vendi i CUDIRAVE.
VARI LESHT.
Kjo tregon qe te gjitha pushtetet jane qark i mbyllur.Rama nuk ja merr dot qeverine e futbollit Dukes.
Berisha lodhet kot.Qeveria eshte ne duar te sigurta.
Ka ndodhur Putinizimi i te gjitha pushteteve.