Basha del bllof, uron Kosovën për… heqjen e vizave

Dita

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përshëndetur me një mesazh në “Facebook” raportin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Por në mesazhin e tij, Basha flet për heqje vizash, dhe jo për liberalizim.

Komisioni Evropian miratoi sot një raport pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, por praktika e heqjes së tyre kërkon kohë të bëhet konkrete.

Kosova duhet të plotësojë 8 kushte në mënyrë që shtetasit e saj të udhëtojnë pa viza. Sipas zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek, heqja e vizave për shtetasit kosovarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

Postimi i Bashës
Një lajm i gëzueshëm për Kosovën, rekomandimi i Komisionit Europian për heqjen e vizave. Një hap i madh përpara, një lehtësim qe qytetarët e Kosovës e meritojnë. Përgëzime dhe inkurajime për autoritetet në Prishtinë që të punojnë me përkushtim për hapat e tjerë të rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian.

status

Share This Article
10 Comments
  • E quajnë politikë europiane. Liberalizohen vizat për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Për Kosovën jo!!!!!!

    Politika e Bashkimit Europian ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave i afrohet kufijve të absurdit. Komisioni Europian njeh zhvillimet poziive, adopton raport pozitiv për shtetin në fjalë, por për vizat thotë se do të presë që Kosova “të plotësojë edhe 8 kriteret e fundit”.
    Ndërkohë Komisioni ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Ukraninë dhe Gjeorgjinë, që janë larg plotësimit të kritereve dhe përfshihen në axhendën politike të BE-së vetëm për shkak të tensioneve me Rusinë.
    “Sapo Kosova të plotësojë 8 kriteret e fundit, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e saj. Kosova ka bërë shumë progres gjatë 2014-ës dhe shumë shpejt do të jetë në një pozicion që të plotësojë kërkesat për heqjen e vizave. Kjo mund të bëhet e mundur në fillim të 2017-ës”, thote Komisioneri për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos.
    Situata na çon disa vite më parë kur shtetit shqiptar i duhej të bënte çdo lloj lëshimi vetëm e vetëm për të përmbushur disa kërkesa që për vende të tjera nuk shihen me lupë kaq zmadhuese. Mandej, ndonëse është provuar se lëvizja nuk kufizohet me masa të tilla, sikurse çështja e azilkërkimit mori zgjidhje me ndërhyrjet ligjore në vendet pritëse, sërish KE-ja vendos që të vetmit qytetarë që nuk lëvizin lirisht në Europë janë ata me kombësi shqiptare.

  • po cfare prisni nga ky tipi… te llafose cfare pune bente ne Kosove njehere pastaj te hiqet sikur i dhimbset Kosova se me detin e jugut dhe Greqine, doli para kamerave duke buzeqeshur…

  • Ky nuk eshte hiç Gomar Ky eshte nje shkije e qelbur qe deklaraten e ka bere sipas urdherit serb.
    Serbii tropojes ashtu si ishte kunder UCK. kunder Konferences se Rambujese, eshte edhe pro Zajednices.
    nje krimb gjirizi i vertete.. Per te mashtruar popullin e Kosoves me liberalizim vizash apo futja p.. kot, perpiqen t’i veshin merita qeverise se Kosoves.
    Edhe BE eshte me shume se tinzare, dhe luan me mbijetesen e popullit dhe me shpresene humbur te tuij per nje jete me te mire jashte kufijve.
    Plan afatgjate per boshatisjen e Kosoves nepermjet vizave, mbipopullimin e zajednicave me serbe ashtu si eshte veppruar deri tani.
    BE dhe Europa jane armiqesore me kombin shqiptar jo vetem prej injorances, miopise, por dhe mllefit per nje popull “musliman”.
    Vet shqiptaret do duhet ti a bejne vetes vendin me dinjitet, Kete pune e filloi A.Kurti por serbet e qeverise se Kosoves dhe serbet e Shqiperise po bejne cfare te mundin qe ta pengojne.

  • Faktikisht gjer me tani shqiptaret e Kosoves per te levizuar drejt shteteve te BE-se, shkojne neper ambasadat perkatese per te mare vize.
    Raporti pozitiv per Kosoven per levizjen e lire, pikersiht me kete ka te beje, do te hiqet kushti i marjes se vizes, per te levizur drejt Evropes, qe quhet levizje e lire.
    Ja pra qe ka lidhje, ka shume lidhe me heqjen e vizave.
    Nderkohe urime shqiptareve te Kosoves qe tashme jane vetem pak jave a muaj drejt qarkullimit pa viza ne Evrope, (koha teknike e nevojshme)drejt levizjes se lire, sipas sistemit Schengen.
    Urime.

  • Idioti Basha,shikojeni si uleret e cirret per turpin e tij e te PD-se, e ka mesuar Sali Krimineli qe duke uleritur behesh me bindes,por jo ore idiot se je bere tejet qesharak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *