FAKSIMILE: Cens i ri i popullsisë dhe banesave në Shqipëri (pyetjet)

b.m.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë censin e ardhshëm të popullsisë dhe banesave në vitin 2020.

“Censi i Popullsisë dhe Banesave 2020 do të marrë në konsideratë në masën më të madhe të pyetjeve thelbësore, duke marrë parasysh dhe kërkesat e përdoruesve vendas, rekomandimet e fundit ndërkombëtare, në veçanti rekomandimet dhe standardet e adresuara në vendet evropiane nga Kombet e Bashkuara dhe Zyra Statistikore e Bashkimit Evropian (Eurostat) si dhe duke përfshirë ato që lidhen me cilësinë e të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale” shkruhet në relacionin e projektligjit që i është dërguar për konsultim institucioneve.

Në projektligj parashikohen edhe penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen.

Neglizhimi ose refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar sipas nenit 4 ose dhënia e informacionit të rremë, dënohet me gjobë prej 100 000 (njëqind mijë) lekësh, me përjashtim të rasteve kur informacioni jepet për pyetjet mbi bazën e vullnetit të individit.

b.m. / dita

Share This Article
4 Comments
  • A kerkohet ne BE etnia qe shqip I thone Kombesia, ???
    A kerkohet ne BE perkatesia fetare..??
    Keto e falsifikuan Censusin e 2011, doni qe dhe ky te shkoj dëm. ??

    • Ne pyetje eshte si etnia ashtu edhe besimi jane me zgjedhje. Dmth mund tu pergjigjesh nese ke deshire.

  • dicka e gabuar, nuk mund ta besh, do deshtoj pa filluar pse. regj popullsise1,5 emigrant shumica pass. te huaj, adresat kaos i plote.tokat 3-4 pronar si do regj. pronen sip. tokes.pasuria e njerezve burimi kush tregon.kush do verifikoj dipllomat 40 perq. i ke me shkolle te larte….etj etj

  • Censusi per te shpenzuar shume fonde,dhe shume pyetje qe skane durim per pergjigje,perpos kultures tone qe nuk bashkepunojme. E me shume do mbushen nga vete anketuesit,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *