Në gushtin e 2020 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, së bashku me aksionet e dy kompanive që menaxhojnë televizionet “Ora News” dhe “Channel One” në pronësi të tij.
SPAK deklaroi se Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaçiu është subjekt i ligjit “Antimafia” dhe “perandoria” e biznesit të tij i ka rrënjët tek përfshirja në në trafikun e drogës në Shqipëri, Turqi dhe Itali.
“Ekzistojnë prova konkrete se pasuritë janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme,” thuhet në njoftimin e SPAK.
Në fillim të 2021, të dyja shkallët e gjykatës së posaçme për krimin e organizuar dhe korrupsionin, miratuan sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit (Xhemal Pasmaçiut).
Kundër këtij vendimi, çifti Pasmaçiu është ankuar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i marr6 në shkurt dhe i zbardhur sot ka hedhur poshtë kërkesën e Ndroqit dhe gruas për rikthimin e pasurive të sekuestruara.

n.s. / dita

Vetem sekuestrim dhe pastaj? po ne burg nuk duhet te shkoj ky mafioz qe me siguri ka lidhje direkte me krye mafiozet ne politike.
Mbi 90% e bizneseve shqiptare i kanë rrënjët tek trafiku drogës dhe korrupsioni,më i njohuri është gangsteri Tom Doshi,jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Botën. Përse nuk është Tom Doshi subjekt ligjit Antimafia?Nëse Ylli Ndroqi ndjek taktikën e Françesco Beketit të cilit Shteti shqiptarë i paguan gjobën ndërsa drejtësia e ka “dënuar”,fiton 100%,sepse konfiskimi ka qenë për motive politike dhe për motive politike fiton vetëm në gjyqet ndërkombëtare kundër narkoshtetit mafioz. Kërrëcënimet e hajdutit Erion Velia janë të dokumentuara.