FAKSIMILE: Një dokument i Harvardit, si ironi e madhe e shoqërisë sonë post komuniste (u shkrua 70 e kusur vite me parë kur Europa digjej në flakë)

redaktor

 

Nga Auron Tare

Botuar në DITA

 

Viti 1943

Fati i Luftes Boterore ende nuk dihej, megjithëse ushtria gjermane ishte mbërthyer në luftimet e Stalingradit. Në Universitetin e Harvardit nje grup i vogel ekspertesh të arkeologjise, hartonin listat e sakta te monumenteve te Trashegimise Kulturore Shqiptare dhe vendodhjen e tyre. Pritej nje zbarkim i mundshem i ushtrive aleate ne Ballkan dhe keto materiale ju jepeshin çdo njësie ushtarake per te pasur parasysh vendodhjen e tyre per te mos i demtuar.

Lista e gjate ka nje numer monumentesh arkeologjike, kisha manastire dhe ura antike si dhe shpjegimet perkatese per ushtaraket amerikane duke treguar rendesine e tyre per trashegimine kulturore shqiptare.

Gusht 2021

Per kuriozitet lexoj Listen e Sarandes pregatitur nga grupi i Harvardit. Nga kjo Liste vetem Butrinti eshte i njohur dhe i ruajtur te gjitha vendet e tjera qe permenden ne Listen e Harvardit si zona me rendesi te madhe arkeologjike dhe kulturore askush nuk i njeh nuk i viziton apo i ruan njeri. Njera prej tyre Tempulli Antik i Cukes tashme eshte zhdukur dhe me te lulezon nje ndertim “i rendesishem” post komunist.

Listen e Durresit nuk po e shkruaj fare se jam i sigurte qe hartuesit e saj ne Harvard do te rrotulloheshin atje ku prehen ne se do te mesonin se çdodhi me ato monumente.

Faksimile e dokumentit botuar nga DITA

Dokumenti i Harvardit eshte nje ironi e madhe e shoqerise post komuniste shqiptare ku 70 e ca kusur vite me pare kur Europa digjej ne flake, nje grusht burrash kerkonin te ruanin trashegimine kulturore shqiptare me çdo kusht. Kjo Liste tregon se sa larg jemi ne nga kjo bote e qyteteruar qe pretendojme se duam te shkojme.

Eshte nje pasqyre per te gjithe ata burra dhe gra qe jane pjese e Trashegimise Kulturore Shqiptare per te kuptuar se trashegimia eshte nje univers i pakufi qe lidh dhe bashkon mendjet e ndritura nga barbaria vulgare qe ka pllakosur kete vend.

Interesant eshte gjithashtu fakti qe ky dokument i hartuar nga Sherbimi i Inteligjences Amerikane OSS, ka emrin i nje prej zerave me te njohur te historise Bizantine, Prof Ernst Kitzinger (në foton kryesore) perpjekjet e te cilit sebashku me grupin e tij jane tashme portretizuar ne filmin e njohur te Holywood “Monuments Man”.

 

Share This Article
21 Comments
    • Ky eshte nje shembull tjeter se çfar i ka bere sllavo-komunizmi Shqiperise dhe çfar mendje gatoi e polli ai edhe kur nuk ishte.

  • Nuk e prishen fashistat italian. Nuk e prishe as nazistat gjerman, por e prishen me dinamit komunistat ne vitin 1967 Kishen e famshme katolike te shekullit te XIII te stilit gotik MONUMENT KULTURE te Vau Dejsit ku vuni kurore martese Hweroi Kombetar Gjergj Kstrioti.

    https://albemigrant2011.wordpress.com/2014/05/23/njeriu-me-mend-meson-prej-gjithkujt-edhe-prej-anmikut/

    Filmati: Vau Dejës, 1967: Hidhet në erë kisha ku u martua heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti.

    https://www.youtube.com/watch?v=dT1gpCZlH4I

    • Kurorëzimi i martesës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti me Donika (Andronika) Arianitin është kryer në Manastirin e Ardenicës dhe jo në Vaun e Dejës. Ceremoniali u bë në mesditën e 21 prillit 1451 nga peshkopi i Kaninës Feliks, në prani të princave shqiptarë dhe ambasadorëve të Napolit, Venedikut, Raguzës.(Robert Eslie. A dictionary of Albanian religion, mythology, and folk culture),(Ilirjan Gjika. “Manastiri i Ardenices”)
      Me këtë nuk dua të mbështes prishjen e cfarëdo monumenti historik, kulturor apo fetar nga ana e sistemit komunist por edhe të fajësosh vetëm komunistat kur këto 30 vite në sistemin demokratik janë shkatërruar shumë më shumë monumente se në ato vite, dhe këto që kanë ngelur janë në gjendje mjerane, atëherë më duket pak e tepruar që vazhdojmë akoma me “fajin e kanë komunistat”.

      • esht mit ortodoks i shpikur pas pavaresise se shqiperise ardenica perralle ortodokse e pavlefshme ska as arkiva per ta vertetuar

    • Nuk e prishen Komunistat por injorantet bythelepires poshte tyre qe donin te tregoheshin me komuniste se vete komunistet ! Nuk ishte politike e komunisteve te shkaterronin monumentet historike , ndryshe nuk do te shpetonin xhamite,kishat e manastiret qe sot i reklamojme si monument kulture ! Keshtu qe boll derdellitet per komunizmin e komunistet per cdo gje…se na e shpifet !

    • Kurora eshte vene me manastirin e Ardenices. Gjergj Kastrioti ishte i besimit orthodoks, nga familja, nga varrezat e vellezerve dhe i babair..
      Prandaj mos shtrembero historine.

  • Por jo vetem monumentet tona te kultures kane katalogizuar miqte tane, zoti Tare, por edhe te gjithe zyrtaret e asaj kohe, intelektualet dhe gjithshka! Jo nga malli, por per interesa te tjera!

  • Ky popull maskara,,hypokrit,genjeshtar,i pa nder i pa respekt,,shkaterroi gjithe trashegimine kulturore dhe monumentale,,Cfare trasheguam nga shek.XIX,,,edhe turku barbar i ruajti,,por i shketerroi babesia e pangopur e talebaneve.Te gjithe kane nje emer.Konica jep emrin e kryeplakut te Durresit qe ndertoi i pari mbi muret e kalase .Ky kryebashkiak i athershem rrezoi per toke 6 kulla te medha te forteses antike te Durresit.
    Vepren e brekusheve te Haxhi Qomilit e vazhduan pas vitit 90 Golemi,Gjermeni,Koka,Gjysho,,Sot nuk ka me Durres antik.
    Ky aktori i cpifur i kryeministrise,ky palaco shaqrlatan ne krye te qeverise,,po dorzon te vetmin monument antikiteti,qe na ka mbetur,-Butrintin,,po e jep me koncesion.

    • Ne Durres, karshi bustit te Azem Hajdarit ka qene per disa vite me rradhe nji rrethim me taraba e llamarina rreth nji ndertimi qe po bahej. Gjate germimeve kan gjete nen toke nji siperfaqe te tane me germadha te vjetra arkeologjike romake, te cilat jane nji pasuni e rradhe e kultures europiane dhe botnore.

      Mbasi sipefaqja e tokes ishte prone e xhamise, te ciles turku ia ka marre durresakve dhe ia ka dhane si prone myftinise. U qu ne gjykate puna nga monumentet e kultures. Vendimi i gjykates i jep te drejte myftinise (natyrisht). Prishet kjo pasuni kulturore dhe hidhen themelet e nderteses se re ku myftinia ka perfitime ekonomike.
      Pra turku vazhdon edhe tesh mbas vitit1990 me zhgatrru vlerat e rradha kulturore te trashiguara tash ma se dymij vjet.

      Zgjidhja mund te ishte kjo: Germadhat arkeologjike te mos prisheshin, te behej ndertimi ikatit te siperm me kolona duke lane ne katin perdhese germadhat arkeologjike si pjese monumentale per vizitort vendas dhe te huaj. Mandej mund te vazhdohej mbindertimi i nderteses se rè.

      E njjta gja edhe tek dalja e portit te vjeter, tek Torrja Venecjane, gjate punimeve u gjete germadhe te vjetra ma se 2000 vjeçare dhe u mbuluan me beton. Keshtu turku kreu dy pune ne te njajten kihe:
      1-Zhgatrroi sitin arkeologjik romak ( qe nuk permendet ne Kuran),
      2-U hoq pa asnji nevoje busti i nenkryetarit te qeverise se pare te 28 Nandorit1912 Dom Nikoll Kaçorrit. Ky bust sot gjindet ne podrumin e Baskise.

      Ka edhe mjaft raste te tjera ku monumentet e kjultures sone po ZHGATRROHEN QELLIMISHT krejte njilloj siç kan ba TALEBANET me prishjen emonumentit 4000 vjeçae budist ne Afganistan, sepse ky monument nuk perputhe me perimiet e Kuranit Famemadh.

  • Do te ishte ne nderin e Z.Tare te na thosh se sa vepra te kultures Shqiptare u prishen en kohen e “komunizit”,sa te reja u rikualifikuan ne ato vite dhe cila eshte gjendja e tyre sot 30-vjet pas nderimit te sistemit.A ka vepra te kultures sone te rikualifikuara ne keto 30-vjt?Shkrimi eshte nje hedhje hi syve popullit.

    • Budallallëku yt s’mund të quhet shkrim. Z. Tare i referohet dokumentacioneve, kurse ti i referohesh uturakut bolshevik

  • Replik me Emigrantin nr-0 ,
    Mos shikoni kisha e xhamija ,kultura (feja )e shqiptarit është shqiptaria.,Pra feja ka përça e lënë mbrapa në errësirë kulturën shqiptare me shekuj ,popull analfabet 90% gati majmun i hypur në pemë komunikoshin me shenja e fishkëllima.Vetëm fati qe që erdhi në shqipri Enver Goxha që hapi shkolla e univeritete për të gjithë pa përjashtim jo vetëm për priftërijtë e hoxhallarët që lanë popullin në injorancë shekullore.Verëm Enver Hoxha e zhvillloi shqiprinë sa 1000 vjet regjime shtypje të klasave borgjeze dhe të helmimit të popullit nga kishtat e priftërije.Prandaj kujdes se kumunistët nuk ishin taleban ,taleban janë ata që popullin e futën në gjaqe krime duke prediku mashtrimet në kisha e xhami për të mbjell injorancë me zhvat popullin

    • Po ti qënkërke një goxha trap or tej . Po ti po kërkon me zorr ta lidhësh çdo gjë me dumbabain tënd shpirtëror a i vrarë. Eh sa mjeran je o fteri myteberi. Krhjellohu gamor kuqalash kthjellohu se po na dhimbsesh vërtet.

  • Lexoj komente proteste, sharje, ndaj atyre maskarenjve qe nuk ruajten trashegimine kulturore.
    Harrojne keta qe sa berei Enver Hoxha per Kulturen, nuk ka bere asnje qeveri para dhe mbas tij.
    Festivalet e Gjirokastres jane pasuri .
    Mbi te gjitha Akademia e Shkencave ka qene nje pasuri e pafund, ku u themeluan Historia e Shqiperise , Skenderbeu, Drejtshkrimi i Gjuhes Shqipe.
    Butrintin, Apollonine, Bylisin, i ka zbuluar Komunizmi, cdo vit Qindra studente punonin ne Arkeollogjine e hapjes se Apollonise, Bylisit, ne Durres, Shkoder e kudo per te zbuluar historine e Shqiperise.
    Komunizmi konsolidoi prejardhjen tone, nga fiset qe vijme, tek veprat qe jane trasheguar.

  • sa te madhe e ka damarin e pariotizmit ky popull . mos rence ne kte lloi damari se copash te bejne .
    kam dale ne pefundim se popujt injorant, meren me idiotizma te tilla . e shkuara eshte thjesht, zbavitje truri . madje as mesim s’eshte me .
    se mesimet jane nxjerre dhe dijjet e qellimet e Njeriut ne jete, jane stampuar ne mijra e miliona vellime librash e po kaq disqe kujtesa e memuaresh elektronik . dhe ato na Mesojne te jemi; Human, Luajal,Tolerant, Colaborativ, Cooperues, sipas shkences se Vetegzistences, duke njohur Shkencat e prodhimeve te te mirave Materiale, me te cilat rrojne frymoret njerez .

  • Fteri sa Pilo Lala; ju lumte sa flisni .Historia e 45 vjet te pas clirimit beri identifikimin e plote te vendit tone, me te gjitha.Ruajtia e monumenteve te kultures eshte fisnikeri.
    Me Ju… Dhimbia e madhe popull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *