Në një kohë që Shërbimi Informativ Shtetëror ka kërkuar rritje të fondeve me qëllim modernizimin për përballimin e sfidave të reja siç është terrorizmi, drejtuesit e këtij institucioni duket se gjejnë kohë që të ndjekin edhe emisione në platformat televizive me pagesë.
SHISH ka nisur procedurat e prokurimit me vlerë të vogël me qëllim blerjen e një pakete familjare dixhital 12 mujor.
“Abonim 1 vjeçar me paketën “Familjare 12” dhe Smart Card për marres dixhital Satelitor HD, Conax ODS2000H”, thuhet në thirrjen për prokurorim e cila është firmosur nga zëvendësdrejtori Ylli Alushi.
Shpresojmë që SHISH të mos kalojë 12 muajt e vitit vetëm para televizorit.


A pika qe s’ju bie? Po pse tek abonim 12 mujor ngeli lajmi more gazetar? SHISH patjeter qe duhet te kete abonim ne kanalet televizive. Pse nga shtepia duhet ti ndjek Visho Ajazi kanalet qe fjala qe bie bejne propagande pro-ISIS. Ik kontrollojini se mos kane blere dhe lidhje me internetin.
ky nastradini nga bosnja eshte pjes e Isis qe vepron ne shqypni