Gjini i Gjykatës së Apelit dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pa patur aftësi paranormale, bën mrekulli si magjistari Oz; fjala vjen në 8 shtator 2009, personin me inicialet S.D. nga të gjallë e bëri të vdekur, ndonëse e kishte para syve shëndoshë e mirë si kokrrën e mollës. Kjo “magjia” e Gjinit të Gjykatës së Apelit Tiranë është si sëmundje ngjitëse. Kur dosja me të ndjerin S.D., që ishte gjallë, shkoi në Gjykatën e Lartë, “infektoi” edhe 5 anëtarë të kësaj gjykate duke filluar nga relatorja e cështjes zonja e nderuar Evelina Qirjako. Gjykata dha vendimin përsëri në emër të “KORPORATËS” duke e rivdekur të gjallin S.D. Normale dhe Gjykata e Lartë duhej të solidarizohej me gjykatën më të ulët thjesht për nevojat e “KORPORATËS” së drejtësisë.
Duke marrë shkas nga precedenti i mësipërm, që si me një magji mesjetare vdes të gjallët dhe ngjall të vdekurit, normalisht ngremë pyetjen: Ku e ka burimin kjo trimëri e togave të zeza për ta shkelur haptas ligjin madje edhe me vendime të tilla, që bien në kundërshtim flagrant me gjykimin e shëndoshë?!
Burimi i trimërimit të togave të zeza për ta shkelur haptas ligjin pa u frikësuar se mund t’i hyjë ndonjë gjemb në këmbë e ka burimin te vendimi nr. 11, datë 2 prill 2008 i Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë më e larta në Shqipëri ka vendosur:
1- Shfuqizimin e nenit 315 të kodit Penal “Dhënie e një vendimi të padrejtë” si të papajtueshëm me kushtetutën.
2- Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ndër të tjera mban edhe firmën e z. Xhezair Zoganjori ish-kandidat për President dhe aktualisht Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij vendimi gjykatësi nuk mban asnjë përgjegjësi për vendimet që merr ndonëse këto vendime mund të jenë haptazi në kundërshtim me ligjin apo me vendimet unifikuese.
Fjala vjen një gjyqtar, fizikisht mund të jetë jashtë Shqipërisë në datën X, por në të njëjtën datë ai mund të ketë gjykuar një cështje në gjykatë brenda Shqipërisë (!), pra i bie të ketë gjykuar me Skype ose me videokonferncë ose të ketë qenë në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme. Me shkencë kjo e fundit është e pa mundur, por në sajë të vendimit famëkeq Nr. 11 datë 2 prill 2008 gjykatësi nuk mban përgjegjësi as për një “gjykim” të tillë. Vendimi famëkeq i mësipërm është arsyetuar në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese duke pasur parasysh “ Perceptimin e gabuar të popullit shqiptar në dhënien e drejtësisë, që vë në dyshim ndershmërinë e gjykatësve tanë”.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, në vend që të sigurojë e mbrojë të drejtat kushtetuese të shtetasve shqiptarë, mbron gjykatësit shqiptarë , nga cdo pasojë, që ata mund të kenë gjatë procesit të pasurimit nëpërmejt shitblerjes së drejtësisë edhe kur me vendimmarrjen e tyre shkelin ligjin në mënyrë flagrante.
Theksojmë se dispozita e Kodit penal, neni 315 i këtij kodi “Dhënie e një vendimi të padrejtë” ishte një dispozitë ligjore, të cilën ligjëvënësi shqipttar e kishte sanksionuar madje edhe në kohën e diktaturës, kur një sanksionim i tillë ishte më pak i nevojshëm se sot për vetë natyrën e funksionimit të një shteti diktatorial. Një dispozitë e tillë ishte sanksionuar në ligjin Nr. 5591 datë 15 qershor, 1977, ndryshuar me ligjin 6300 datë 27 mars,1981 ( neni 116 i Kodit penal). Në kohën e demokracisë kjo dispozitë, që ndëshkonte vendimet epadrejta të gjykatave ekzistonte në ligjin Nr. 7895 datë 27 janar, 1995 ( neni 315).
Një dispozitë e tillë gjyqësore mjaft jetëgjatë synonte të ndëshkonte gjyqtarët për dhënien e një vendimi gjyqësor përfundimtar të paligjshëm dhe të pa bazuar. Një dispozitë e tillë shërbente si “qen roje” për të mbrojtur ligjshmërinë dhe për të paralajmëruar gjyqtarët, që shkeljet e ligjshmërisë ndëshkohen me ligj. Kjo dispozitë siguronte barazinë e shtetasve shqiptarë para ligjit d.m.th edhe gjyqtarët janë të barabartë para ligjit me shtetasit e tjerë. Në rast shkelje ligji edhe mbi ta do rëndonte penalizimi si për çdo shtetas tjetër shkelës ligji.
Vendimi famëkeq i Gjykatës Kushtetuese çuditërisht u inicua nga një segment i KORPORATËS së drejtësisë përktësisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës. Dispozita, dhënia e një vendimi të padrejtë ishte një dispozitë tipike “qen roje”, që shërbente për të parandaluar gjykatësit me forcën frikësuese të ligjit, që të shkelnin ligjin duke dhënë vendime haptas në kundërshtim me ligjin. Normalisht një dispozitë e tillë e ka bezdisur “KORPORATËN” e drejtësisë dhe ajo me anë të segmentit të saj durrsak vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, për ta zhbërë këtë dispozitë. Nëse do i referohemi parimit të barazisë së shtetasve para ligjit, atëhere njëlloj si gjykatësit grupe të tjera shtetasish mund të kërkojnë heqjen e dispozitave të tjera ligjore të tipit “qen roje”, që mund t’i pengojnë këta shtetas në veprimtarinë e tyre. Imagjinoni psh. sikur nëpunësit e Durrësit t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për heqjen nga Kodi penal të dispozitave, që penalizojnë shpërdoruesit e detyrës.
Kjo dispozitë e shpërdorimit të detyrës është po aq e vjetër në kodet penale shqiptare sa ajo e dhënies së një vendimi gjyqsor haptas të kundërligjshëm. Le ta shtyjmë pak më tej fantazinë tonë të mbështetur mbi kërkesën e gjykatës durrsake drejtuar Gjykatës Kushtetuese.Le të imagjinojmë sikur një OJQ, që mbron të drejtat e hajdutëve durrsakë, t’i kërkojë kushtetueses heqjen nga Kodi penal të neneve, që godasin veprën penale të vjedhjes. Me siguri publiku shqiptar do të hidhej përpjetë nga paturpësia e hajdutëve, por i njëjti publik nuk hidhet përpjetë nga paturpësia e gjykatësve, që nuk duan të ndëshkohen për krimin e zhbërjes së drejtësisë duke dhënies së vendime në kundërshtim të hapur me ligjn apo me vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë.
Gjykata Kushtetuese duke e zhbërë këtë dispozitë të Kodit penal zhbëri njëkohësisht disa nga parimet e Kushtetutës si psh. parimin e shtetit të së drejtës, të barazisë së shtetasve para ligjit apo të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Në këtë mënyrë pas këtij vendimi pushtetin gjyqsor e kontrollon dhe e balancon vetvetja.
Kushtetuesja e argumentoi vendimin e saj me pallavra sofistësh të tipit: çdo kush mund të pretendojë se vendimi gjyqsor është i padrejtë dhe të bëj kallzim penal kundër gjyqtarëve, të cilët do të viheshin nën presionin e kallzimit penal dhe të ndjekjes penale e për rrjedhojë kjo situatë mund të cënojë rëndë pavarësinë, paanësinë dhe meditimin e brendshëm të gjyqtarëve të cdo niveli.


Drejtesia nji pus i pisllekut kombetar
e beri saliu me femit e vet ket sistem dhe ja shikoheni
xhin xhoni Miliarderr ne pasuri e para
kjo eshte drejtesia qe nuk ka bir kurve ktu dhe ne BE
qe ta shperbeje
ka marre fund Shqiperine e ka marre lumi sot e 2000 vjet
mjer populli qe nuk ka buk that te ushqeje kalamajt
krimi eshte njish me gjygjsorin sot ka marre fund o milet
kjo pune paraja po shkon si uji ne kaskaden e lumit Drin pik…
Z. Thanasi, po te shikosh pjesen arsyetuese te vendimit thuhet se GJYQTARET jane subjekt i ndjekjes penale per “SHPERDORIM DETYRE” ne cdo rast.
Sipas Nenit 248 te Kodit Penal.
Pra, absolutisht mund te mbajne pergjegjesi penale, per shkelje gjate ushtrimit te detyres, pavaresisht shfuqizmit te nenit 315 te K.P.
pu vihet re nje sulm i papare ndaj gjykatave keto kohe nga ekzekutivi, nuk e di a po behet loje shtrigash por mua po me pelqen pamase, sepse vetem per kaq gje mund te dalloj ndyshimin ne gjykata (si nje vizitor i shpeshte i saj)
me terheq vemendjen historia e aksidentit. Pse gazeta nuk ka mare informacione se si perfundoi? Kush ishte fajtori dhe si mbaroi ajo pune? “pretendohet se ai tha, e shoqja po i jepte makines” Nese e verteton kush kete, apo neser gruaja “rrefehet” ky zoteri automatikisht ka bere veper penale. E pret burgu.
—
Ne Britani u burgos Ministri i Energjitikes, Chris Huhne, ish-gazetar e politikan per dekada. (lib-dem) 10 Vjet me pare e kam kamera duke ecur me shpejtesi. Meqe kishte 3 piket e fundit te mbetura ne patente, ja kaloi fajin te shoqes. Vicky Pryce, nje ekonomiste e njohur ne Britani [me origjine Greke)
Chris nje dite bie ne dashuri me sekretaren dhe e ndan gruan. Vikcy terbohet dhe shkon ne Meida (the sunday times) e pas shume negociatash pranon se piket i ka marre ti shpetoje burrit licencen. Nuk po e zgjas, te dy perfunduan ne burg per dicka fare te thjeshte, qe kish ndodhur gati 10 vjet me pare. Per me teper nuk kish pse te ndodhte, z. Huhne eshte milioner e ja mbante xhepi te paguante nje Shofer Privat dhe po t’ja hiqni licencen.
—
Sa per Ndryshimin e nenit 315 dhe cdo mekanizem te vene per te garantuar Pavaresine e Gjyqsorit, ato jane per ta mbrojtur nga presionet dhe Politika ditore, qe nje Gjyqtar te ndihet vertete i lire ne ate qe ben. Jo te ruajme Gjykates qe krijojne skandale, e kane hedhur poshte cdo aparence dhe pretence Ligjshmerie.
A e njeh te shoqen e Gjinit,rrugacja me faqezeze qe ekziston,ne gjendje t’i beje te gjitha.Pse valle ajo eshte martuar me gjinin???Qe ti mbuloje pislleqet,vjedhjet, mashtrimet
Dhe ne na dhimbsen kur u hedhin acid ne fytyre !!!!!!
Sulmet nuk i ben qeveria por populli i mjere dhe i dhjere qe me duket se me ne fund do ta mare vete drejtesine ne dore. Uroj te mos jete keshtu, por pikerisht Sala kete loje po ben dhe me deket se tek drejtesia po ja arrin qellimit. Shume shpejt do te degjoni trirol dhe vrasje gjyqetaresh. Ky qrtikull eshte shume domethenes Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin 315 te Kodit Penal. Cfare prisni ju qe te bejne qytetaret ??????????
O Fred Berisha!
Nuk po lufton ekzekutivi me gjykatat,por GJYKATAT PA MBROJNE KRIMINELET DHE HAJDUTET!!!
Ja pse bejne gjykatesit sikur jane PERENDI,se nuk i denon njeri kur SHKELIN LIGJET,KUR FAVORIZOJNE FAJTORET!!!
Atehere ku ka ketu DREJTESI???
MAZHORANCA TA VENDOSE KETE KERKESE TE VJETER TE KUSHTETUTES URGJENT!!!
Gjykatesit te pergjigjen para ligjit si te gjithe shtetasit e tjere!!!
Ah plepat e Durresit c’na bene! E meritonin sopaten, ashtu sic meritojne te pirdhen edhe keto produkte te plepave e te plehrave.
gjykata Kushtetute ti shfuqizoje te gjithe kodet dhe te kthehemi ne mesjete, hajde gjyqtar koqe hajde
PSE NUK REAGON PRESIDENTI ……………………….????????????
HETIMI DUHEJ TE KISHTE RIFLLUAR NGA PROKURORIEA PSE HESHT AJO??????????
KETA HAJDUT I BEJN MIR KETO PUN DHE DALIN PARA POPULITSI SHEJTAN BUDALLA U DALSHIN ATE KU UDHEMB ME SHUM
KRIMINEL MES KRIMINELASH
Kryetar i Gjykates Kushtetuese eshte nje Zagar e ka vete te tille mbiemrin, me mire do t’i shkonte nje kysh kurve.
interpretimi i ngjyrosur me epitete ne artikull nuk eshte i sakte, vendimi i gjykates eshte i mire-argumentuar se merr parasysh vete-qeverisjen e nje sistemi te pavarur (ne balancen dhe kontrollin e pushteteve), edhe pse une jam dakord me pakenaqesite ndaj sistemit gjyqesor .
nese per sistemin e drejtesise vlen: me mire 100 te fajshem jashte, sesa nje i pafajshem brenda ne burg.. per sistemin gjyqesor vlen: me mire nje gjykate e pavarur dhe e korruptuar, sesa nje sistem gjyqesor i pavarur
nga vendimi i GJK –
Gjykata është shprehur se pushteti gjyqësor ushtrohet i shkallëzuar sipas parimit të kontrollit të vendimeve gjyqësore të gjykatave më të ulëta nga gjykatat më të larta. Vendimet gjyqësore kontrollohen vetëm nga gjykata më e lartë dhe asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimeve gjyqësore, për sa kohë ato nuk janë ndryshuar ose prishur nga një gjykatë më e lartë (shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.11, datë 27.5.2004).
Ju lumte gazetareve te Dites per artikujt e shumte per pa drejtesine ne “drejtesi”. Nje zuzar eshte zuzar dhe keqberes pavaresisht ligjeve qe ben per vehte. Kisha respekt per Zaganjorin dhe mendoja qe ishte 100 here me i mire per president se ky noteri i pd-se, por me iku me keto qe po lexoj dhe presim prononcimin e tij.
Kete shoqeri okulte vetem komunizmi dhe Enveri (te cilet gjithashtu nuk i duam) e çmonton se nishani me shoke jane pjese e kesaj korporate.
Po ju nuk jeni kha e kuptoni bre burra.Nji njeri asht ma i madhi e ma i randesishmi mbi toke, ai asht Salirambera,qi nuk ka te krahasueshem me askend ne bote.Ai mund te baje ç’te doje,me grue. me djale, me vajze,te vjedhe me dore te paster,te vrase,t’i mblrdhe paret me thase.Çdo gja ta shkaterroje dhe para mikrofonit te shterzoje sepse turma me dy gishta don qi pordhet t’ia degjoje.Po nuk u mbrojten gjyqtaret prej drejtesise si do te jetonte e do te punonte i lire Salirambera mespermes padrejtesie? Kur hetuesi, prokurori, gjyqtari mbrohet me ligj qe te mbroje te padrejten, mundet qe Hyjnise sone Saliramberes t’ia sigurojne jeten.Ketu te gjithe lodhen qe vetem atij t’ia bajne qejfin, bile edhe Xeni per hater te tij bani incestin se me çiken e axhes a kane martue ma pare ai eleyrsi i Burgajetit, baba i mbretit. Mos i bin me qafe Gjinit se prijesi yne e ka djale qejfit, krahin e djathte te mustaqeqenefit.