FAKSIMILE/ Skandali i zgjedhjeve në Lezhë: Shoqata nuk figuron e rregjistruar në Gjykatë

Ornela

Nën dirigjimin e plotë të njerëzve të FSHF-së dhe në mënyrë anti-ligjore, sot u zhvilluan zgjedhjet fars në Shoqatën Rajonale të Lezhës.
Ashtu si në çdo Shoqatë, edhe në Lezhë, delegatët me të drejtë vote u zgjodhën njërezit e besuar të Armando Dukës, por për ta bërë më të bukur farsën nuk mungoi propozimi si kandidat për president emri i Sulejman Starovës.

Por përveçse farsës zgjedhore të zhvilluar, skandali më i rëndë është fakti se kjo Shoqatë nuk figuron e rregjistuar nga ana e Gjykatës.
Siç shihet në faksimilen e mëposhte Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, ka hedhur poshtë kërkesën për regjistrimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë. Vendimi është marrë prej 4 tetorit të kaluar, shkruan Gazeta Sport.

Në vendimin e Gjykatës Tiranës thuhet:
“Pushimin e gjykimit të kërkesës së kërkuesit Ridvan Kulli dhe kthimin e akteve palës kërkuese ‘Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë’”, si edhe “urdhërohet Zyra e Regjistrimit të OJF-ve të kryejë veprimet përkatëse”.

Megjithë këtë vendim të Gjykatës, FSHF-ja ka vijuar me falsifikimet dhe manipulimet, duke shkelur haptazi ligjet dhe injoruar vendimet e Gjykatave, duke u sjellur si shtet më vete.
Këto janë prova dhe për vëzhguesit e UEFA-s që do jenë në vendin tonë monitoruar proçesin e zgjedhjeve, që deri më tani ka qenë i gjithi në shkelje të plota.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *