Partia Demokratike është shprehur në fillim të këtij viti që do të kishte një komision për përzgjedhjen e emrave dhe do të vinte në fushatë me një ekip të denjë për të fituar zgjedhjet.
Një nga ata që u mor me listën e kandidatëve të dalë nga Partia Demokratike është z.Genc Ruli.
Duke qenë se PD e ka shfaqur veten si partia e djathtë kryesore e vendit, pritet që në të të ketë individë që i përkasin mendësisë së djathtë dhe atyre që kanë luftuar për të ndërtuar filozofinë e djathtë, të drejtën e pronës, lirinë, familjen, besimin etj.
A është kështu?
Në vitin 1979, Genc Ruli, është thirrur të dëshmojë kundër shokut të tij Gjergji. Sipas dokumentit ekskluziv të siguruar nga DITA, dëshmia është marrë nga hetuesi Dhimitraq Shkodrani.
Genc Ruli në atë kohë ishte student i Ekonomikut. Sipas dëshmisë së tij ai dhe Gjergji kanë qenë shokë fëmijërie.
Genci dëshmon se Gjergji “dikur ka qenë djalë i mirë, por më pas filloi të kritikonte dhe të ankohej, madje se ka pasur pretendime se lodhej, paguhej pak dhe se nuk lejohej të shkruajë, pasi e ndiente veten me talent”.
Po sipas dëshmisë, Ruli i ka folur dhe i ka kërkuar që të reflektojë edhe se ajo që ka hasur në realitetin jashtë Shqipërisë është bolshevizëm.
Ai i premton hetuesit që do tia dorëzojë edhe dorëshkrimet që shoku ia ka dhënë në mirëbesim.
Ruli, sot demokrat, ka qenë i shqetësuar për pikëpamjet e shokut të tij për kapitalizmin dhe diktaturën.
Dëshmia e plotë e Genc Rulit botuar sot nga DITA:
PROCES – VERBAL
/ Dëshmije /
Në Tirane më 9 / V / 1979
Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit Genc Rulin, i biri i Pëllumbit dhe i Fatimes, i datëlindjes 1958, lindur dhe banues në Tiranë në lagjen 5, Rr. Konferenca e Pezës ap. 7 shkall.1, pa parti, i pa dënuar, student në vitin e dytë të Ekonomikut me kombësi dhe nënshtetësi shqiptare.
Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka në bazë të nenit 202 të K.P. për dëshmi të rreme.
DËSHMITARI
Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:
Unë me Gjergj ‘ecin njifem qysh në femini, kemi qenë së bashku në shkollen 8 vjecare dhe gjatë gjithë kohës kemi patur shoqëri me njeri tjetrin. Marrëdhëniet i kam patur të mira. Në gjimnaz kemi qenë në klasat paralele. Gjergji deri në vitin e tretë të gjimnazit ka qenë nxënës i mirë, studjonte dhe kishte ambicje për të marr nota të mira. Në vitin e tretë të gjimnazit Gjergji fillojë që të dalë nga binarët, shoqeroheshe me nxenëse të dobet, me sportiste dhe ia kishte varur plotesisht shkolles. Unë më poshtë do të pasqyroj pikëpamjet armiqësore të Gjergj ‘ecit (mbiemri nuk lexohet) dhe se si i kam luftuar unë ato pikëpamje…
-Në vitin 1978, Gjergji filloi punën si magazinier në Ujësjellës. Në fillim e kishte me qefë kurse me vonë, ai filloj që të më ankoheshe duke më thënë se lodhem shumë, i kam thënë se ti nuk ke punuar ndonjëherë prandaj edhe ankohesh kështu. Ai mua më ka thënë se rrogën që merr punëtori tek ne është e vogël, nuk përballon dot jetesën e tij, kurse punëtori që është jashtë shtetit merr rrogë të madhe. Unë i kam thenë ti mos u nis nga rroga që merr puntori jashtë shtetit por nisu nga ajo që cfarë nevoja plotëson puntori me atë rrogë që merr, i kam bërë ekonomi politike duke i there se çfarë është paga nominale. Ai më fliste se puntorët jashtë shtetit bëjnë qefe dhe marrin shumë pare, i kam thënë se ti mundet që të kesh parë në televizor punëtorët por ata janë aristokracija e klasës puntore dhe nuk është klasa reale që punon. Kështu që unë pikëpamjen se puntori në vendin tonë merr pak dhe puntori jashtë shtetit merr shmë ja kam shpjeguar në mënyrë të drejtë.
-Gjergji në bisedat që ka bërë me mua më ka thënë se këtu në Shqiperi ka diktaturë, njerëzit nuk janë të lirë të bëjnë çfarë të duan, biles më kujtohet kur une po lexoja nga “Marksi veprat e zgjedhura Gjergji më ka thënë se Marksi ka thënë: “se komunizmi presupozon një zhvillim të lirë dhe të gjithanshëm të individit”. Këtë citat të Marksit Gjergji e intepretonte shume keq, thonte se ky parim i Marksit nuk zbatohet në vendet socialiste, për faktin se këtu nuk ka liri veprimi individi, por ëshhtë i detyruar të bëjë çfarë i thonë.
-Po gjithashtu Gjergji më ka thënë se unë jam për një liri veprimi të pakufizuar, unë ja kam kundërshtuar edhe këtë mendim duke i thënë se lirija e individit kondicionohet nga lirija e kolektivit. Kur unë ja kam kundërshtuar mendimet e tija armiqësore ai me thoshte se unë nuk mund ti ndërgjegjësojë ato cfarë thua ti.
Gjergji më ka thënë mua se unë kam talent për të shkrojtur por nuk ma njef njeri se nuk ke mundësi që të shkruash dhe as që nuk mi botojnë ato çfarë do të shkruaj unë.
– Gjergji më ka thënë mua se perse ne themi që B.S. po shkon në kapitalizëm kur atje nuk ka pronë private, domethënë se qeverija jonë nuk flet të vërtetën për këtë çështje. Unë edhe këtë mendim ja kam kundërshtuar duke i thënë se B.S ka degjenruar si shtet socialist dhe i kam thënë një shembull se një drejtor atje merr shumë herë më shumë se sa një punëtor.
-Gjergji kishte mendimin se në vendin tonë ka diktature të fortë dhe nuk duhet që të jete kështu, më thoshte se këtu të fusin në burg për një fjale goje. Une ia kam kundërshtuar mendimin duke i thënë se kjo është diktatura e klasës dhe kjo dikaturë bie mbi pakicën, por megjithatë Gjergji kishte mendimin se këtu ka diktaturë.
-Gjergji ka patur shoqëri me Valer Dyrzin dhe Mustafa Korçën, mua këta nuk më pëlqenin dhe me sa më kujtohet në një rast në vitin 1978 në muajin qershor, kur ai kishte marrë rrogën më ka qerasur dhe kur kemi bërë xhiro i kam thënë se përse shoqerohesh me Valer Dyrzin dhe Mustafa Korëën, ata janë njerëz jo të mirë .
-Mandej Gjergji se ka thënë se unë kam shoqëri me ta Mustafai dhe Valeri kanë talent ne që të tre kemi biseduar për t’u arratisur se duke qenë jashtë shtetit me këto talente që kemi do të cajmë në jetë, se jashtë shtetit po të kesh talent shkon përpara. Më tha si Muçi ashtu dhe Valeri kanë propozuar për tu arratisur jashhtë shtetit, unë në fillim ju ngurova atyre por më vonë rashë dakord edhe unë që të arratisesha me ta.
Për këtë i kam thënë se më vjen keq që ti e ke menduar këtë gjë, të lësh atdheun nuk ka poshtëri më të madhe.
-Për cështjen e fesë Gjergji më ka thënë se ekziston një forcë e mbinatyrshme që e nxit njeriun që të bëjë diçka. I thashë se nuk është ashtu si thua ti, nuk ekziston një fuqi e mbinatyrshme, ti po na shpie në mesjetë, për këtë i kam dhënë librin “Dialektika e natyrës” për ta lexuar.
-Gjergji ka shkruajtur dhe disa mendime për lumturinë, ç’është muzika, ç’është mendimi etj si këto. Këto dorëshkrime të tij i kam në shtëpi dhe do ti sjellë.
-Më datën 3 janar 1979 Gjergjin e kanë marrë ushtar dhe unë e kam përcjellë, kemi bërë muhabet ushtrie dhe më ka thënë se tashti që unë vendosa të vazhdoj shkollën e natës, tashti po më marrin ushtar, kjo gjë nuk i pëlqente. E kam këshilluar duke i thënë se në ushtri duhej të sillej mirë, se në punë e ke shtyrë si e ke shtyrë, kurse në ushtri nuk të fal njeri. Pas një jave unë i kam shkuar në repartin ku e kishin caktuar dhe ai më ka thënë se fillova mirë, kam ca shokë tiranas, që më ndihmojnë, mundet që të punojë si dizenjator.
Me sa më kujtohet përpara se Gjergjin ta merrnin ushtar, kanë marr Mustafa Korçën në ushtri dhe e kanë caktuar në Korçë kur jam takuar me Gjergjin i cili ishte me disa shokë dhe talleshin se Muçi kishte qethur kokën. Mandej më ka thënë Gjergji se kam frikë se Muçi do të arratiset dhe do ta hamë dhe ne.
Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruajtur drejtë të cilat i vërtetoj me firmën time.
Genc Ruli, firma
Më poshtë, faksimile e dokumentit publikuar nga DITA:
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Zot mbroje Shqiperine nga spiunet “antikomuniste”. Nuk ka njeri ne PD qe s’ka qene spiun i sigurimit. Harrojeni. Keta te rinjtë, si lulush debili, jane me dosje tek shpellari.
Hahahaha Estrade
– Po atehere i falet se normal Marksin ose citoje tamam ose mos e cito gabim
qe tja kesh me te futur Marksit se nuk te fal Ruli looooooool
E keqja dhe degjenerimi moral ,ne shqipëri ekziston në DNA në e njerëzve
dhe është e pamundur të eleminohet.
Të gjithë ata që kanë role drejtuese janë plehrat e ricikluara nga një e keqe
absolute dhe gjithëpërfshirëse.
Shqipëria nuk asnjë shans të rigjenerohet dhe korrigjohet.
Njëri nga djemtë e “këqij”si Valeri e kam njohur personalisht dhe ishte
1000 herë më njeri i mrekullueshëm se ky degjenerata e ruçit.
Përmbysja e vlerave,triumfi i së keqes absolute.
eshte Gjergj Peçi… i denura dy here nga 10 vite burg….punon si perkthyes nga anglishtja
Populli thote: “Dardha bie nën dardhe”, por ka edhe te tjera te ngjajshme si kjo. Me kete dua te them se te pakten prej kater brezash mbiemri Ruli, te kujton vetem kesi karakteresh: Imoralë, spiunë, sigurimsa dhe në fund komunistë. Ketij pinjollit te fundit, epiteteve te më siperme, duhet t’i shtojme edhe korrupsionin nje nga mjeshtar e ketyre 28 vjeteve. Gjithsesi duhet ta “falenderojme”, se ai bashke me kunatinj dhe shoket e nenes parti, mbasi veshi pardesyne e bardhe”, na solli demokracine!!!!!
Dosjen ja ka nxjere Berisha , per hakmarrje se Ruli i beri thirje te largohej nga politika , keshtu provohet edhe nje here se PD u mbush me spiune
Qytetari Ruli i ka sherbyer shtetit shqiptar atehere,por i sherben edhe sot.
Edhe ne shtetet demokratike bashkepunimi me shtetin konsiderohet vlere.
Te jesh korrekt me ligjet e shtetit ka qene dhe eshte treguesi kryesor i vleresimit te Shqiperise.
Dhe ta mendosh se ky fytyre e salduar ka bere lekë pa fund madje ka mbështetur edhe familjen kriminale berisha të jetojnë sot si sheikë. Ah mër Spak kur do fillosh të funksionosh se në atë vend ka shumë lëndë të parë për ti cuar pjesën më të madhe të politikanëve të këtyre 30 viteve pas hekurave
Spaku ka filluar te marre rrogat dhe benefitet, punet lesh asgje ska per te bere thjesht rritet pazari si cdo gje ne shqiperi
Shefi i Spakut eshte Arben Kraja, ish-HETUES i diktatures.
Partia Demokratike eshte nje parti komuniste pasi shume pjestare te sigurimit te shteti depertuan ne radhet e kesaj partie duke u shtirur si antikomuniste te flakte me ne krye Sali Ram Berisha.
Pune komunistesh e ish komunistesh!
Pyetjet që lindin pas kësaj janë: A mundet të jetë një figurë e tillë, përzgjedhëse për kandidatët, kur në thelb ka neveri ndaj demokracisë?
A është e qëllimshme që me prezencën e tij të largohen si votues ish të dënuarit dhe persekutuari politikë?
A është e qëllimshme që në listat për kandidatë të largoheshin trashëgimtarët e ish të dënuarve dhe kontribuuesit e vërtetë në PD?
A e ka Lulzim Basha, strategji për të mbrojtur veten?
Nuk ka se cfare komenti te besh.
Shikojini surratin pucrranjosit, skuth dhe ngjason me miun e haleve, ajo rrace eshte.
Ky pra shoku Genci ka bere biografite e kandidateve per deputet per Shqu-pisat dhe ka firmosur se bashku me kapter Jarin, gagacin Mark Mark Mark Markun se kush e meritonte emrin per ‘u bere pjese e listes ne zgjedhjet e 25 Prillit.
Komunista qe u bene ” Demokrate “, por qe gjithmone mbeten Komunista si babai i tyre shpirtero Ramizi e Saliu dhe kopili Edi Rama. Kjo bashke me gjeneraten e dyte Bashaj dhe Veliaj.
Nje stan me qen e gjelle qensh qe nga fillimiet e shkerdhatokracise se tradhetuar 30-vjecare Shqiptare! Nje Parti, dhe nje m….ut i ndare ne dy pjese qe vjen era, sa do qe te kaloj koha!
Asgje e re
Projekti allbanez
Gerrmo *TARE GERMO*…. A jani ne vete….o njerez qe doni te vini VETULLA po NXIRNI SYTE,.
Dhimbia e madhe Popull!
Nuk ka mundesi ruli spiun!!!!
Ky tano caridi,ka ber aq vjedhje e poshtersira sa e eklipson spiunllekun.
Ky eshte njeriu me intrigant i sali berishes
Në traditen e Rulatëve. Te bënin nënën ne ate kohë.
Beni shume mire qe i cirni masken spiuneve te diktatures ,dhe po keto ,po drejtojne vendin sot e 30 vite te shkuara .Nuk cuditem .Dy ministrat e pare te brendeshem te partise Demokratika ,Musaraj ,dhe mbas ti Shahmata kane qene te sigurimit ne kohen e diktatures .I vuri Saliu ,me qellim per interesat e tija ,per ti terhequr rehat prej hundesh .Kemi edhe ish Ministrin e mbrojtjes ,te ndjerin Luan Hajdaraga te PS .Aktorin min e mbrojtjes te PD , shokun e Rames tek akademia e arteve Arben Imami e tj lista vazhdon ,pa kufi .Mos u habisni o komentues ,por nje porosi do ju jap ,mos u zini me njeri tjetrine jo PD ,jo PS ose jo LSI .Jane te treja njelloj ,kane dale nga e njejta vagine e PPSH . Tung .te gjitheve ne kokpalareve ,qe na i kane ngjitur kete emer te bukur . Me bythe te forta .
O Adick, në shqipëri ato breza janë.
Brezat që kanë lindur para viteve 80 me atë frymë janë rritur.
Ata që janë nga 80-97 prish e shkatërro (ata që ngelën në Albanistan)
97-2013 me shkollat e plepave.
2013-….. të shohim cfarë mutrash do dalin
Rrënjët e komunizmit janë futur aq thellë ,sa është .e kotë ti luftosh për ti zhdukur.
Po shume mire e kishte @GJergji…te Verteten ka then:Kur e mora veshe me 1989-n se nje Shqipetare i Arratisur ne Greqi i dergoj nje Leter Familjes,dhe ne mesuam se i Arratisuri merrte 100-mije Dhrahmi..ne Muaj..filloj te me Zjeje GJaku…Nuk na kishte Genjyer,sepse nje vite me vone e pashe Vete Greqine…dhe u Trondita me shume kur Pashe se Niveli i Jeteses ne Greqi ishte Shume..shume here me larte se ne Shqiperi….
@@Gence Ruli NUk duhet te jete me ne POlitike….lol
Vetem Shpifin.
E kane inat.
Sukseset e Genc Rulit e PD.se Heroike qe u ndesh dhemb per dhemb me komunizmin barbar i di gjithe bota.
Fati yne qe Rama e A. Ahmeti, E. VELIAJ dhe Ogerta, Olta e Belinda, Elisa dhe Ditmiri, Ilir Beqja e Saimir Tahiri, vazhdojne te njejtin Model Suksesi.
Kaq solid eshte modeli sa ne nivel Skender Bratajsh e Najadash, Piperosh dhe drejtore shkolle, spitali, policie e dogane kudo jep REZULTATE
KUSH KA SY ta shikoje
Kush ka veshe ta degjoje.
Po ky lexuesi qenka shoku sales paska pjerdh nga mendet.
Kur Te dale do sja e saliut do ikesh se ruli dhe hahet po sala ka mare ne qaf lirine. Ja coi ramizit per dashur.
@ Daja
nuk ke je budallai i I.re
qe nuk lexon artikujt
dhe komentet nen te
cilat komenton.
as do ngelesh i fundit.
Miqesisht, etj.
Ha ha ha cfare llumi!!
PD-ja qe kur u krijua mblodhi reth vetes llumin e kombit.. tradhetaret, te pa-aftet, xhelozet, hajdutet ,matrapazet, skuthat,kriminelet e rrugacet e vendit me ose pa teser PPSH-je ! Edhe ata naive qe u bashkuan me te fillimisht iken nga syte kembet shume shpejt ! Te mos ishte per USA qe i mbeshteti per inerci te kuptueshme politike te kohes , keto vemjet e PD-se do ishin zhdukur nga skena politike qe ne 1994 ! Na jane bere ferr 30 vjet kjo race e qelbur !
Ne 10 njerzit me te vet-urryer ne kohen e demon-kracise do te perfshija dhe Genc Rulin.
-.Por te ky artikulli i sotem Ruli ne menyre te shemtuar ka prere ne bese shokun e tij sidomos te dorzimi i te doreshkrimmeve..nuk falet dhe nuk ka negociata
.
Por ketu lindin disa pyetje ?
.
Pse pikerisht pak jave para votimeve Pederat po i presin Koken Rulit ne “sini” per hater te 2 B-ve
..
Nese do shkojme me kete standart hapni letrat e Lul Bashes qe ka hyre ilegal ne Shqiperi nga Kosova me pashaporta fallco me paruke dhe per nje qellim ne sherbim te Serbise etj etj..
.
Nese do shkojme me kete standart hapni letrat e Sal Brishes qe do varte Shoshorin ne litar ku ka de shume episode midis Spiunit Vullnetar Saleh Berishaj dhe drejtesise Enverit .
.
Kushdo qe fshihet pas ketij “dirty job” do gjeje belane se kujt i kujtohet midis te pakte persona ne Shqiperi ne Shqiperi qe kane sfiduar balle per balle Berishen eshte Ruli..
.
Vetem nese dikush hap lojen “e bilardos ” duke perdor Rulin si “çok” per folene e gjarperinjeve Bash-Berishe,,,eshte OK…por nese po perdhosen njerez qofte dhe te poshter duke i seleksionuar dhe gjuajtur poshte rripit mesit kjo eshte me shume se ndyresi.
.
Nuk besoj se do kaloje lehte nga Rruli pikat e errta akoma te serbiberishes
E mor popull i degjeneruar.
I destinuar te biesh prape viktime.
Shikoni si ekzaltohen me kete histori fantazmash te Gencit.
Po nuk ju ha dheu o te mbaruar te diskutoni per vjedhjet e Gencit pas 90es?
Ato duhen gjykuar
Shitja e Detit, shitja e portit te Vlores, Durresit, naftes, minierave
Ato duhen gjykuar. Si more bini prape viktime e kurvave, qe jua hedhin parangallin me nje histori komunistesh e ballistesh, dhe vazhdon vazhimi..
A mer idiote te pandreqshem. Nuk ke ci ben. Eshte e thene. Popull primitiv, pa dy gram tru, leshko fare
Po eshte normale qe PD eshte parti e dale nga gjiri i Komunisteve perderisa kryetari i PD ihte nga ai gji dhe pinte qumesht te kuq.
Pasqyra është fytyra
Po te merren te tillet ne Kosove.Dalin personalitete qe spiunuan Bace Adem Demaçin si:Zekrija Cana,Dine Mehmeti,Faredin Gunga,Adem Gajtani tash te katertit te ndjere. dhe Akademik Ali Aliu.Por, ka edh e shume te tjere.
DITA: Skemi parë gjë akoma.PD është 100 % me spiun me në krye Spiunët Sb,Lb.Ky i fundit është kapur në Hollandë,UNMIK-KOSOVË-SËRBI që futi në burh në Hagë A.Thaçin me shokë.
-Ruli e ndjeu hollë dhe doli nga politika dhe Sb e caktoi në komidionin për “qethjen” e Spiunëve nga PD.Por Ruli i doli ballas Saliut që të ikte dhe Ai nga politika.Por Salin nuk e lënë agjentët e huaj të cilve u shërben që nga 1974 kur ishte në bllok-me H.Kapon që mbulonte Sigurimin e Shtetit.
-Ruli është kunati GRAMOS PASHKOd që hodhi teorin ” “SHOCK” për shkatërrimin e pasurisë 45 vjeçare socialiste sipas porosive të UDB-ASFALISË-KGB.
-G.Pashko u eleminua në det me të birin,etj,pasi dinte se si Sb vrau 4 dëshmorët në 2 prill 1991 Shkodër në bashkpunim me UDB për të marrë pushtetin,siç ndodhi më 12 shtator 1998 me A.Hajdarin.
-Tashmë në PD ka ngelur vetëm Sb.Ai ka deklaruarë..”..Unë do qëndroi në PD sikur të shuhen të gjithë antarët e PD..” Se Ai mbahet nga militantët e paguar për dhunë,vrasje,Vjedhje,Terror me në krye Tropojanin AGRON KULIÇAJ,i cili zëvëndësoi Azem Hajdarin që rrëzonte shtyllat elektrike,etj, me dinamit.
-Deri 25 prill parashikoi ndërhyrjen e agjenturave e huaja dhe luftë nëse PD humbet zgjedhjet.Kjo është deklaruarë haptë nga Sb,Lb,(Im-Agjent Rus-Kodra),G.Bardhi etj.
-Ambasadori Rus ka dal hapur kundër E.Ramës,pasi ky përzuri një person nga Ambasada se gjoja përhapte Covid 19.Jo.Ai merrej me spiunazh.
-Lobimi Rus i L.Bashës me 675.000 $ e tregon këtë.Por te ne nuk funksionon DREJTËSIA SALIUT QË NË 92 ME KURSIN E PLEPAVE.
-Shqipëria është në rrezik.
FLM DITA
Nuk kini bere ndonji zbulim te madh ,sepse ne ate kohe PD mblodhi te gjithe ata qe ishin treguar ”te zellshem”si ”antikomuniste”qe i kryesonte Saliu ,Azem Hajdari ”,Pjeter Arbnori e me radhe ,mos rri ti numuroi se nuk i mer as vendi ketu!
Genc Ruli ja kishte mare doren spiunllekut prandaj e mban te Sali Ram berishacic dhe e perdori kunder Gramoz Pashkos.
Rrrruli e ka harruar këtë histori, mbasi ka shumë kohë dhe atëhere ishte i “vogël”…
Mustafa Korça u arratis vërtet dhe jetoi për shumë vite në Suedi. Bënte piktura dhe ishte një talent për portretet me Skënderbeun.
Po ky rrrrotrruli, që na hiqet si antikomunist, si e ndjen veten tani, kur ballafaqohet me të kaluarën e tij të “panjohur”?!
Duhet ky farë trimi, të na shesë moral për demokracinë?!
Ky nuk ka fytyrë, të dalë në pulblik! Vet duhet të largohet nga politika, ndryshe duhet të ndëshkohet për fshehjen e të kaluares së tij, për mungesë sinqeriteti dhe shpirt ligësi.
Genc Ruli eshte dhender i Josif Pashkos, spiuni i grekut dhe Enverit ne Partine e Punes dhe nimfomanes pa frena Eleni Pashko, e njohur si Mata Harri e komunizmit ne Shqypni qe spiunonte burrin e vet tek Enveri dhe qe nuk la djale te ri ne Kombinat pa futur ne krevat kur ishte Drejtore, ndryshe ata qe i refuzonin sexin shpalleshin armiq te kllases,
prandaj:
CFARE MUND TE PRESESH NGA FAMILJA ENVERISTE PASHKO?
Dhenderr e ka Myzaferri me Almen. Gramoz Pashko dhe Genc Ruli jane cuna tezesh. Nenat i kane motra.
PD ka llumin e rrugaceve,spiuneve,agjentave..
Eshte parti e Sigurimit te shtetit mafioz komunist.
Keta qe jane ,jane te gjithe kelyshte e kapterrave te sigurimit.
Prandaj nuk votohet kjo parti.
Gazeta Dita e nisi kte pun ta çoj deri ne fund , po nuk keni par te persekuturit dhe zogiztoballistet çfar kobash kan ber me njerzit e tyre duke i spiunuar dhe futur neper burgje , por ne kte vend shkerdhat behen diferencime nuk i nxierin te ter , do degjoni dhe shikoni spiun nga te persekutuarit qe do shokoeni mos i bani ata per burra esnaf , por ata kan fatin qe nuk i hap njeri letrat si gencit , se dhe dikush qe ne at koh gjoia desht te vriste Enverin kur ishte ushtar kte gje e shprehu brenda barkut familjes , te ter ishin me biografi te keqe por per çudi ate mas asaj darke qe i kish dhen gojes e ngriten ne ajer direkt ne biruc dhe u denua me pushkatim ,
RULI NJE MI HALEJE NJE GRUAQIR ASGJE ME SHUME
Dosjen ja ka nxjere Berisha , per hakmarrje se Ruli i beri thirje te largohej nga politika , keshtu provohet edhe nje here se PD u mbush me spiune
Pas Saliut, Genci eshte spiuni me i regjur qe kur ka qene adoleshent. Me me keto dosje e ka mbajtur te lidhur Saliu. Tani eshte shok me ate spiunin tjeter qe deshi te behej president dhe u kthye nga rruga .
KRYESPIUNI ME FIJE TE FSHEHTA, deshi te nxirrte jasht liste Berishen dhe Tritanin.
Na mbyten spiunet.
Nje lloj spiunimi i detyruar duket. Sepse gati nje vit e ca qe shoku i tij ka bere agjitacion e propagande dhe ky nuk e ka spiunuar! Me pas ka hapur zorret e barkut! pse? Presion? Nje dreq e merr vesh!
Kur je kunder Saliut,
Mero Baze e di qe Saliu ka nje disk me te gjithe spiunet,
e ka i biri “sypeshkaqeni”
Genc Ruli u doli kunder dhe e nxorren ne drite kete spiunllek. Kush e del kunder kete fat do kene te tere
Fuck Sali,Genc e etj.Kohe e maskarenjve.
Mjere populli shqiptar ke ka pase e ka ne krye
Gjergj Peci, gjalle eshte . Ja gjurmet… duke qene ujku aty.