FAKSIMILE/ Zbulohet vendimi i Gjykatës, si humbi betejën ligjore FRD dhe Meta me Bashkinë e Tiranës

Ornela

Publikohet vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Përfaqësuesit e FRD-së, të mbështetur edhe nga Meta, kërkuan shtyrjen e seancës gjyqësore, ndërsa trupi gjykues vlerësoi se kërkesa për sigurim padie duhet marrë në shqyrtim brenda afatit ligjor. Dhe në këto kushte vendosi të rrëzojë kërkesën e FRD-së të mbështetur nga Presidenca, për shtyrjen e seancës.

Të gjendur përballë këtij vendimi, përfaqësuesit e FRD-së janë detyruar që të heqin dorë edhe nga kërkesa për sigurim padie. Në këto kushte, Gjykata vendosi t’i japë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe të vendosë pushimin e gjykimit në lidhje me kërkesën për sigurim padie të kërkuar FRD, në mbështetje nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Mesa duket Presidenti i Republikës është i përgatitur për beteja dhe konfrontime fizike, por kurrsesi për beteja ligjore në respektim të shtetit të së drejtës.

Pak ditë më përpara, Bashkia e Tiranë kërkoi nga FRD lirimin e ambienteve në pronësi të saj, pas përfundimit të kontratës dhe qenien në kushtet ligjore për të mos përfituar ligjërisht të drejtën për mbajtjen e këtyre zyrave.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kur ka përfunduar kontrata: tani apo para 4 vitesh dhe tani që ndryshuan koalicion politik vendosën t’i nxjerrin jashtë ?A mund të na e thoni pak ? Sepse nqs i kanë mbajtur për 4 vjet pa të drejtë atëherë bashkia duhet të përgjigjet përse ja ka lënë zyrat në administrim me kontratë të skaduar, apo se u pëlqente marrëdhënia politike me FRD ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *