Fakti i çuditshëm i Totenham, zbulohet arsyeja pse londinezët nuk shpenzojnë në merkato

Gazeta Dita

Totenham po çudit të gjithë ekspertët e merkatos pasi klubi anglez është i vetmi nga 5 ligat kryesore që e ka mbyllur kampionatin në vendin e katërt dhe ende nuk ka bërë asnjë përforcim. Nënkampionët e “Premier League” ndryshe nga vitet e tjera nuk kanë transferuar asnjë futbollist paçka se në arkat e klubit janë shtuar rreth 80 mln euro nga shitjet.

Vetëm mbrojtësi Kelye Walker që kaloi te Manchester City solli në arkat e londinezëve 51 mln euro. Më pas 19 mln Bentaleb, 7 për N’Xhie dhe 3,2 për Facion.

Mediat angleze të intriguara nga fakti kanë bërë një hulumtim dhe dolën në përfundimin se ekipi i drejtuar nga Maurisio Poketino nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për shkak të stadiumit të ri që po ndërton. Kujtojmë që këtë sezon Totenham do të luaj në “Wembley” pasi stadiumi i ri me koston 830 mln ende nuk është gati.

Sot një nga lojtarët e spikatur të “spursave”, Danny Rose ka shpërthyer në kritika kundër klubit për shkak të kësaj situate pasi ekipet kundërshtare në “Premier League” janë përforcuar shumë dhe Totenham sipas tij nuk do mund t’i konkurojë. Rose ka kërcënuar edhe me largim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *