Faktorët që shtojnë rrezikun për hipertension

Dita

Hipertensioni vjen si rezultat i kombinimit të disa faktorëve. Në një pjesë të konsiderueshme të rasteve, hipertensioni konsiderohet si një patologji me predispozicion gjenetik. Njerëzit që kanë njërin nga prindërit ose të dy me hipertension kanë një risk rreth 2 herë më të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje, se sa pjesa tjetër e popullatës.

Po ashtu, anomalitë e veçanta të arterieve rezultojnë në rritjen e rezistencës së tyre ndaj presionit (ngurtësimi ose mungesa e elasticitetit të arterieve) dhe për rrjedhojë në gjendjen hipertensive. Rezistenca periferike e arterieve rritet edhe tek moshat e vjetra. Pra, me rritjen e moshës rritet risku për t’u prekur nga hipertensioni. Një shkak tjetër mjaft i shpeshtë është edhe niveli i lartë i yndyrave në gjak, duke vështirësuar qarkullimin e gjakut, por edhe duke dëmtuar enët e gjakut si rezultat i depozitimit të pllakave yndyrore në muret e arterieve. Njerëzit obezë janë më të prekur nga hipertensioni.

Po ashtu, përdorimi i madh i kripës gjatë ushqyerjes e rrit probabilitetin për këtë patologji. Kripa ka aftësi të lidhi ujin nga qelizat, duke rritur kështu presionin e gjakut që ushtrohet mbi muret e arterieve. Ndër faktorët e tjerë negativë renditen të jenë edhe përdorimi i duhanit, alkoolit, kafeina, etj. Ka edhe shumë medikamente që ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut. Prandaj, çdo medikament duhet përdorur vetëm me këshillimin e mjekut specialist. Për të marrë një vlerë sa më të saktë të tensionit arterial duhet të bëjmë dy deri në tre matje në të njëjtën kohë.

Nëse nuk trajtohet në kohën e duhur, Presioni i lartë i gjakut është faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe madje edhe sëmundjeve të syrit. Kur presioni i gjakut tejkalon një kufi të caktuar, ne e quajmë atë si tensioni i lartë i gjakut. E vetmja mënyrë për të gjetur se cili është tensioni juaj i gjakut, është matja e tij, duke përdorur pajisjet matëse të pranueshme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *