Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të varet nga faktori shqiptar.
Një ditë pas raundit të parë, dy kandidatët maqedonas Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska kanë kërkuar votat e kandidatit shqiptar Blerim Reka.
Kandidati i pushtetit, Stevo Pendarovski nga sot ka nisur fushatën duke i bërë thirrje votuesve shqiptar që ta mbështesin atë në raundin e dytë me qëllim që të mos fitojë, siç thotë ai, opsioni i bllokimit të proceseve euroatlantike.
Blerim Reka, kandidati shqiptar i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare, Aleanca dhe Besa, nga 79.915 votues, ka marrë 7654 vota nga qytetarët e vendbanimeve me shumicë maqedonase.
v.l/ Dita

Blerim Reka kandidat për kryetar nji jugo i devotshëm që ishte në rini a ka ma kijamet mirë bënë ukrainasët që postin e kryetarit e kthyen në post humori