Fakultetit nuk duhet t’i hiqet e drejta për të lëshuar dëshmitë

anazapta

Një nga propozimet e bëra në Draftin e Arsimit të Lartë është edhe heqja e të drejtës që ka Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës për të lëshuar certifikatat dhe dëshmitë për mbrojtjen e gjuhëve të huaja. Çdo vit me mijëra maturantë, studentë apo kandidatë me profesione të ndryshme kundrejt një fature që shkon deri në 3000 lekë kanë mundur që të marrin dëshminë e mbrojtjes së gjuhës angleze, italiane, frënge, spanjolle, gjermane, greke, atyre sllave dhe ballkanike, etj, pranë këtij fakulteti. Dëshmi, e cila nuk mund të lëshohet më në rast se miratohen propozimet e parashikuara në draftin për reformimin e arsimit të lartë. Kundrejt disa tarifave të regjistrimit ofron dëshmi për mbrojtjen e gjuhës angleze, frënge, italian, spanjolle, gjermane, sllave e ballkanike. Ndërsa të ardhurat që mblidheshin nga këto dëshmi i shtoheshin buxhetit të fakultetit. Dekania e këtij fakulteti Klodeta Dibra del kundër këtij propozimi të bërë në draft, pasi sipas saj njohja e gjuhës dhe lëshimi i dëshmive duhet të bëhet nga një institucion serioz siç është fakulteti dhe jo nga kioska, të cilat nën cilësinë e qendrave të mësimit të gjuhëve të huaja lëshojnë këto certifikata. Më tej Dibra sqaron se heqja e të drejtës së dëshmisë së gjuhëve të huaja do të pakësonte edhe të ardhurat në buxhetin e fakultetit, të cilat për vite me radhë janë parë si një ndihmë në zhvillimin e një procesi mësimor më cilësor nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës për studentët. ”Në draft propozohet që Fakultetit të Gjuhëve të Huaja duhet t’i hiqet e drejta për të dhënë provimin e kësaj. E para herë që ishin të dhënë të gabuara. Pra, provimi i gjuhës së huaj në fakultetin tonë, nuk ka filluar pas viteve ’90 por ka nisur që në 1962. Ne si fakultet përveç organizimit të kurseve të gjuhëve të huaja, si aktivitet për të tretët, unë them që mund të bëjmë aktivitete të tjera. Sigurisht të tjera por që janë të njëjta me profilin që ka ky aktivitet. Kur ti mua më heq një shërbim që mund ta bëj vetëm unë, ndërkohë që jashtë kësaj godine kemi shkolla, qendra apo kurse të cilat lëshojnë dëshmi. Lëshojnë certifikata, pra unë them që të dalim nga mentaliteti i personalizimit të ligjit. Shpesh biem në këtë batakt”, ka deklaruar për mediet, dekania Klodeta Dibra. Ndërkohë që edhe më herët shumë nga drejtuesit e fakulteteve publike kanë kundërshtuar njëzëri ndryshimet e paraqitura në draftin e ri të arsimit të lartë, pasi cenon autonominë universitare, draft për të cilin janë ngritur edhe akuza të shumta pasi me ndryshimet e rekomanduara synon të favorizojë strukturat private të arsimit të lartë.

 

Rekomandimi në draft

Të hiqet provimi pasuniversitar i Gjuhës së Huaj, që mbrohet pranë Fakultetit te Gjuhëve të Huaja të UT-së (sistem, i cili ka lindur në vitet ’90, si kusht i mbrojtjes së Doktoratës). Për një kualifikim të tillë të interesuarit t’u drejtohen Qendrave të Specializuara të njohura nga shtetet përkatëse”, propozohet në draftin e arsimit të lartë. Në draft cilësohet si problematike edhe zbatimi i reformës së Bolonjës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *