Falcao “përjashton” Milan: Jam i lumtur te Monaco

Gazeta Dita

Radamel Falcao vendosi të shuajë dhe largojë çdo aludim që e sheh sulmuesin pranë kuqezinjve të Milan. Në fakt, bomberi i Monaco ka qenë në qendër të thashethemeve të merkatos që e konsideronin atë si një opsion të mirë për sulmin e Milan.

Aludime të përforcuara më së shumti edhe nga kontaktet e shpeshta dhe marrëdhëniet e mira që drejtuesit e rinj të Milan kanë me menaxherin portagez të Falcao, Jorge Mendes. Ky i fundit ka në kontigjentin e tij të menaxhimit futbollistë të ndryshëm që në fakt mund t’i shërbejnë kuqezinjve.

I ndikuar nga kjo atmosferë e krijuar dhe presioni nën të cilin është vendosur këto kohë, vetë futbollisti, Radamel Falcao ka folur në konferencë për shtyp, përpara sfidës kundër PSG, duke përgënjeshtruar të gjitha thashethemet e merkatos: “Unë jam i lumtur që ndodhem këtu te Monaco, kam firmosur edhe për tre vite të tjera.

Për momentin mendoj vetëm për këtë gjë dhe jo për të ardhmen. Më pas, do të shihet në përfundim të kontratës time”, ka sqaruar një herë e mirë, Falcao.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *