Hekuran Rapaj
Çdo popull i shtypur dhe i shfrytëzuar barbarisht, i varfër dhe i mashtruar, ka të drejtë të shkundë zgjedhën, dhe, Ti shqiptar i dashur, në qoftë se je mërzitur dhe i lodhur nga një politikë koherente grabitqare, e korruptuar, nga qeverisja më e keqe historike në këto 30-vjet të tranzicionit të lodhur e të sëmurë, dhe që dëshiron të jesh i lartësuar në një Shqipëri demokratike dhe të integruar, momentalisht, të kanë ardhur urimet më të përzemërta.
Është e vërtetë që ne direkt nuk mundeshim të bënim kurrgjë, përpara kësaj bishe që nuk i la gjë pa bërë këtij vendi të shenjtë. Por, ja që, dëshira dhe plani i shqiptarëve doli fitues, flamuri shqiptar valëvitet, ëndrra e shqiptarëve po troket drejt realizimit. Nuk mund të bënim asgjë vetmitar, sepse kështu, në rrjedhat e kohës, historia jonë e përjetshme në luftë dhe shkatërrime, në paqe e në vajtime, në mjerim e më shumë të lodhur e të sakatuar, më tepër nga hordhitë qeverisëse e terrorizmi shtetëror i brendshëm, nga shqiptarët për shqiptarin, se sa nga perandoritë pushtuese.
Jemi deklaruar, me zemër, shpirt dhe frymëmarrje se, përherë kemi patur një aleat historik që na ka mirëkuptuar – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – e para dhe vetmja perandori që aprovoi indipedencën kombëtare, Shqipërinë. Doktrina Uillsoniane, ndjeu, preku dhe pulsoi krenarinë dhe bujarinë shqiptare, të etur për të t’u “dehur” me lirinë dhe demokracinë, të drejtat e njeriut në zbatim të parimeve dhe normave të lartësuara nga Zoti, nga Tempulli i demokracisë botërore – qyteti ndriçues botëror, lartësuar ndriçues mbi kodër – që na frymëzoi, na ndihmoi për ta nxjerrë këtë vend nga ligësia.
Faleminderit Amerikë!
Më në fund erdhi dita e shqiptarëve, e të varfërve, vegjëlisë së rropatur, herë-herë të pashpresë, rrugëve të botës, por dhe brendapërbrenda vendit, ku për 30-vjet u lartësuan bandat e politikës së korruptuar, të dalë nga hiçi e të marrosur mbi pasuritë përrallore përmbi vila, pallate, biznese, toka të grabitura, pasuria e përbashkët u tjetërsua në dosjet e zeza të hipotekave e të gjykatave korruptive.
Erdhi momenti dhe mjaft më! Superfuqia e vetme botërore, që askujt nuk mund t’i japë llogari – Departamenti Amerikan i Shtetit – i vetëpërjashtuar nga kjo llogaridhënie, për shkak të vlerave, ringjalljes së herëpashershme që u ka bërë kombeve, që ka frymëzuar e motivuar njerëzimin, për reforma madhore politike, demokratike, ekonomike e sociale.
Mjaft duruam. Tashmë Amerika jonë, shpresa jonë e fundit, hoqi “maskat”, në kohën e duhur, kur rrezikohet demokracia shqiptare. DASH filloi të tregojë (dhe ende do të tregojë) me gisht dhe përcaktor, udhëheqës dhe politkanë shqiptarë, duke nxjerrë në shesh fytyrat e lyera me krimin e organizuar, korrupsionin galobant, me gjakun dhe djersën e të pafajshmëve. Shtetet e Bashkuara janë duke i treguar të gjithë botës se, parimet e demokracisë, krimit të organizuar, liritë dhe të drejtat e njerëzve janë të shenjta, shkaku i kaq vuajtjeve, gjakderdhjeve dhe varfërisë, mbi përfaqësinë dhe vuajtjet e shqiptarëve.
Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk janë të paaftë shqiptarët, për të krijuar e mbështetur qeverisjen e tyre, por keqqeverisja dhe sistemi korruptiv në administratën publike, në drejtësi dhe kudo, që nga momentet e para të “demokracisë”. Trokiti ndoshta momenti i mirëpritur, që Zoti urdhëroi Shtetet e Bashkuara, për të na ndihmuar, mbi të drejtat e qeverisjes së popullit shqiptar, për të na nxjerrë nga varfëria e lirisë dhe demokracisë, për të na ndriçuar rrugën e begatisë dhe ndëshkimin e të “pandëshkuarve”, president apo kryeministra qofshin.
Ne jemi të rropatur, të mërzitur, sepse udhëtonim nëpërmjet një politike që na ngatërroi këmbët, na preu shpresat, poshtëroi moralisht njeriun, vrau intelektin, profesionistin, akademikun, duke lartësuar në çdo qoshe e ngritur në sistem “të fortët”, e pamoralshëm, të paaftët, injorantët, pothuajse kudo, të pangopur, në shtet, qeverisje, politikë, drejtësi e deri tek mediet. Ne rrugëtuam, por nuk e humbëm shpresën, edhe kur pjesa e më e madhe e popullsisë digjej në hirin e varfërisë e të poshtërimit moral, ndërsa “banditët” e politikës dhe të drejtësisë, së bashku me “racën” e tyre korruptive drejtonin Shqipërinë, ekonominë, injorantët shkencën, dhe, çdo gjë, të kudondodhur. Dilnin “hijenat” grabitqarë në rrugë, në hipoteka, në prokurori, në gjykata, në administratën publike, vrisnin shpresat e njerëzve, me armë dhe makina të blinduara, po aq të blinduara shtëpitë, trojet e grabitura dhe pasuritë e tyre.
Lutemi dhe shpresojmë se sa do të përdoret ky çelës për të mbajtur të hapur dyert e “mëshirës”, të dritës, lirisë dhe barazisë të këtij populli.
Ndoshta dhe e teprojmë. Por jemi djegur, duke na kaluar 30-vjet me shpresën e ndryshimi sot, e do të bëhet mirë nesër, kjo mynxyrë qeverisjeje. Ishim të rinj, punonim me devotshmëri e idealizëm, për të transformuar këtë vend kaq të begatë, për të sjellë aspiratën evropiane. Ndoshta dhe u lodhëm. Po nuk fituam gjë.
Shkenca e torturës, esenca e tiranisë dhe djallëzia e qeverisjes arriti kulmin kur qytetari i drejtohesh shtetit, drejtësisë, institucioneve – shpirtit të jetës së shtetit – dhe asgjë. Duket si e pamundur që një qeveri të tregojë hapur vendimin, dëshirën, makutërinë e vet, për të shkatërruar lumturinë e për të mohuar shpresat e një populli nën sundim. Kjo është historia e tmerrshme qeverisëse për këto 30-vite, nga ata që kërkojnë provat nga DASH.
Por Amerika qëndroi në heshtje. I dëgjoi këta sharlatanë dhe zuzarë të politikës, që nuk pushuan asnjëherë, por si “qentë” e stanit që ndajnë territoret, i suleshin njëri-tjetrit me akuza të habitshme, për vjedhje dhe korrupsion në miliona dollar, ku pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk i ëndërronin, por u frikësoheshin shifrave të tilla. Drejtësia në gjumë, por komplet në gjumë, kjo kriminele ndoshta më e pështirë. Pse? Dihen faktet. Por ç’janë këta që kërkojnë fakte nga DASH? Gërdeci, shkatërrimi i ushtrisë më 1997, rrugët e ndërtuara në Shqipëri, koncesionet, prishja dhe tjetërsimi i pasurisë kombëtare, hipotekimi dhe tjetërsimi i pronave, etj., – ç’farë janë? Duan fakte!? Nga kush i kërkon faktet ish-Kryeministri dhe Presidenti i Shqipërisë. Korrupsioni, vjedhjet, keqqeverisja, presionet, vrasjet, borxh i shqiptarëve, parajsat fiskale të fëmijëve që nuk kanë asnjë ditë punë, çfarë janë?
Ndoshta dhe gabohemi që vëmë mëshirën dhe bamirësinë në fund, por tirania, keqqeverisja, drejtësia e këtyre viteve ka luajtur një rrol të tmerrshëm terrori mbi këtë popull.
Amerika më në fund reagoi. Ajo nuk pranoi të “zhyste duart” në punët e pista të politikëbërësve shqiptarë. Amerika e dëshmoi se ne, shqiptarët, jemi ende një fuqi e paprovuar, përsa i përket vetëqeverisjes, as prej vetes, dhe as prej të tjerëve. Amerika e admiron karakterin shqiptar, por jo mashtrimin dhe korrupsionin. Nuk ka rast më të mirë bamirësie se sa të vendosësh në vijë vetëqeverisjen shqiptare dhe të hapësh dyert e civilizimit mbi të cilën, ndoshta, edhe magjia e politikës Evropiane e ka mbajtur të mbyllur.
Përherë kemi dashuruar, luftuar dhe shpresuar. Prandaj jemi vital. Ndoshta ky ogur i mirë, duhet të trokasë, të rrezatojë dhe të shkund efektivitetin dhe besueshmërinë që shqiptarët i kanë drejtuar sytë nga Reforma në Drejtësi – Prokurori, SPAK, Gjykata Kushtetuese, gjithë drejtësia e cila është në procesin e udhëkryqit, për ecurinë dhe besueshmërinë në ndëshkimin për këdo që shkel ligjet, të drejtat dhe lirit themelore të qytetarëve.
Ne nuk kërkojmë bamirësi Amerikë, por drejtësi. Drejtësia e munguar është thirrja e shqiptarëve. Po si? Të ndihmosh një njeri në nevojë është bamirësi, të lirosh një popull nga zgjedha e korrupsionit dhe krimit të organizuar, është bamirësi e pavdekshme. Kryesorja është që këto të mos bien në vesh të shurdhër.

Hekuran Rrapaj me te drejte shpreh mirenjohjen e tij per Ameriken.
Ka njerez qe jane mosmirenjohes. Perfitojne dhe nuk te thone as faleminderit. Ne situata te caktuara,qe lidhen me mos mirenjohjen te thone: Un nuk te kerkova gje. E bere se deshe vehte. Ose e bere per interesin tend. Pra mos prit gje nga une.
Keta persona populli yne, i karakterizon me shprehjen: “Hodhi lumin e te thote jo faleminderit qe me dhe mushken, por te dhjefsha mushken”.
Jane keta persona qe i ulin vlerat e popullit tone, thonin se ne dy persona njeri ishte spiun i sigurimit. Se shume personalitete politike te Shqiperise qe nga viti 1912 e deri tani kane qene spiune te fuqive te ndryshme.
Europa( Italia, Greqia,……) dhe Amerika, Kanadaja, … kane strehuar dhe i ka dhene dokumentat rreth 1.5 milion Shqiptareve, qe sot rrojne me dinjitet ne vendet perkatese.
Cfare do ndodhte po te kishin qendruar te gjithe ne Shqiperi? Ku do punonin? Si do mbanin e rrisnin femijete tyre? Ky kontribut i jashtezakneshem ishte rrezultat i shembjes se sitemit komunist. Pse falimentoj ai sistem? Kujt duhet ti drejtohet mirenjohja?
U harrua, se populli po rronte me racionet ushqimore, qe jepeshin me paraqitjen e dokumentin qe quhej “Tallon”
U harrua se fshatarit i lane 10 pula dhe nje bace te vogel sa per te mbajtur frymen. Se Shqiperia ishte e rrethuar me gardhe me gjemba dhe ne disa zona me rrjeta me tensjon elektrik.
Tani shprehin nostalgji per te kaluaren. Kush jane keta, qe paskan bere nje jete kaqe te mire?
Pse u shkaterrua Shqiperia ne vitet e para pas renies se sistemit komunist?
Sepse u sulen te gjithe te mernin pjesen e tyra nga prona e perbashket, e gjithe popullit Shqipetar. Keshtu i kishte pesuar partia. Cdo gje eshte e popullit. Fabrikat, magazinat, rruget ,urat, linjat e tensionit te lare e te ulet, sistemi i drenazhimit, vreshtat, cdo gje qe te shikon syri eshte e popullit.
Si ju pergjigj populli?
Disa shkatterruan shtyllat e tensionit te larte per te perdorur hekurat dhe telat per te bere e shitur kravate,
Tornot dhe paisje te tjera industriale u cmontuan dhe u shiten ne mal te Zi si hekura me vlere me pak se 1% te vleres reale te paisjses.
Fshataret e Le..es vodhen tubat e drenazhimit. Te tjetre shkatarruan stacionin e pompimit, vodhen motoret elektrike e paisje te tjera, qe me vone nuk mund ta largonin ujin nga tokat e permbytura.
Pra mashtrimet e sistemit te kaluar dhe injoranca dhe makuteria e disa njerezve dhe fenomeni “sheh rrushi rrushi e piqet” e te mos “mbetem me gisht ne goje” e akseleruan procesin e vete shkatrrimit. Ne se nje i cmender ja sugjeroj te bejne keto veprime, ku ishin te squarit qe nuk i pengan keto veprime te ndyra duke i bindur autoret se ky ishte nje autogol.
Pra, duhet te theksoj se pergjegjesia eshte kolektive.
Por kjo nuk i justifikon “lideret e partive”te asaj kohe qe
te mos benin shume, shume me teper se cfare bene.
Pra kemi te bejme me nje fenomen, psikologji qe mund te na demtoje edhe ne te ardheshmen. Pothuaj se te gjithe ndjehen “viktima” A kane ata ndonje vuajte shpirterore pse nuk vepruan ndryshe per ato gjera qe vareshin nga to, ku mund te kishin bere dicka te mire, qe sot do ishin krenare ta parqisnin ne platforma te ndryshme,keto komente, dhe pse jo ne keto komente.