Ish-gruaja e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Ksenija Vuçiç është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.
Mediat serbe raportojnë se varrimi i gazetares u bë sot, ku morën pjesë familjarë, miq dhe politikanë të shumtë midis tyre dhe vetë Presidenti Vuçiç. Fjalimin në varrimin e saj e mbajti Patriarku Porfirit, ku u shpreh se atë e njihte prej 20 vitesh.
“Ksenijën e njoh prej 20 vitesh. Ishim bashkë në një klinikë kardiovaskulare dhe asnjëri prej nesh nuk flisnim për gjëra kalimtare atëherë. Folëm për kuptimin e ekzistencës, çfarë na mban në situata të tilla. Gjatë gjithë atyre dhjetë ditëve në klinikë, ajo më bëri pyetje që janë shumë më të qarta për të tani. Perëndia tani po e merr atë në krahët e Tij,” tha ai.
Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç ka publikuar një tjetër mesazh lamtumire për ish-gruan e tij.
Vuçic ka publikuar një video që paraqet një kolazh fotografish nga jeta familjare në të cilat ndodhen e ndjera Ksenija, fëmijët e tyre Danilo dhe Milica dhe vetë presidenti.
“Pusho në paqe dhe faleminderit përjetë për gjithçka,” shkruan ai krahas videos.
Почивај у миру, и вечно хвала на свему. pic.twitter.com/26dL5s5Uyx
— Александар Вучић (@avucic) January 31, 2022
O.J/DITA

“E ndjera Ksenia” eshte kthyer ne dhimbje personale per Diten. Nuk ngurojne ti dergojne ngushellimet e gazetes Vucicit nepermjet ketij postimi.
Cfare i duhet shqiptareve pse vdiq ish gruaja e kriminelit qe ka vrare qindra mijera shqiptare?
Ksenija Janković, ex-wife of Aleksander Vucic, ish-Gebelsi i Kasapit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ksenija pati fatin e keq se Perendia i mori mendjen dhe u martua me nje njeri te pashpirt, me 1997 dhe u braktis prej tij me 2011, qe e zevendesoi me gruan aktuale, 40-vjecare- ish-gazetaren dhe diplomaten joshese ,Tamara Vucic (Đukanović), me te cilen e shpalli martesen me 2013 dhe jeton i lumtur. Lamtumira e Vucuc ndaj ish-bashkeshortes se ndjere eshte nje shfaqje tjeter e hipokrizise se ketij politikani dhelper dhe shovinist.