Shkrimtarja Flutura Açka ka dhënë një intervistë në shtypin e ditës dhe e pyetur për gjërat që nuk i pëlqejnë (fare) ajo rreshton “Mitingjet dhe krekosjet e politikanëve shqiptarë nëpër ekrane. Vetëm në vende me civilizim të dyshimtë ndodh kjo. Kur dalin ata në ekran, unë shtyp “mute” dhe ata kthehen në kukulla pa zë. Edhe personazhet e mi e bëjnë këtë, tani edhe shumë e më shumë qytetarë, madje.” Dhe shton edhe shijen e “Brussels Sprout, të vetmen të jeshiltë që nuk e gatuaj” Flutura e shpjegon pikën më të thellë të mjerimit si “Depersonalizimi prej adhurimit ndaj dikujt që ke përballë, veçmas kur ky dikushi e di dhe përkëdhelet nga përulja jote. Idhulli të mbron, nuk të shpërdoron” ndërsa mëshiron protagonizmin “e frymëzuar nga padija ose paraja, ose të dyja bashkë, që duket se ndër shqiptarë rrinë mirë me njëra-tjetrën”.
Por mua më pëlqeu vecanërisht dy-kuptueshmëria e fjalës “mute” në telekomandën e televizorit. Sic e dimë “mute” në anglisht do të thotë “pa zë”, kurse në shqip… Hahaha! Shtypeni “mute” në telekomandë sa herë shihni Berishën dhe sojin e atyre që e kuptojnë politikën si ai. Unë do ta bëj për vete. Faleminderit zonja shkrimtare për këshillën.
Email nga adresa: [email protected]
E MADHE JE FLUTUR PENA JOTE U BEFTE PUSHKE PER TE/gjithe larot e politikes
E qysh thoni ashtu ju moreni? Jo more! Te shtypim susten per te mos e degjuar, qe ti lihet ujkut fusha oer demet edhe me shume, kur fare pake force duhet per nje zemberek….! Rri moj flutura se nuk ma me uje ky pilaf duke ndenjur mbi miut e moot