KM-ja, marsh ‘indietro’: Falen patentat, gjobat, makinat e bllokuara

Leda Hysa

Teksa bëri bilancin e gjobave për makinat dhe këmbësorët që kanë shkelur masat, kryeministri Edi Rama tha sot se ato do të falen.

KM-ja u shpreh se shteti do t’ua kthejë makinat e bllokuara qytetarëve.

Sipas Ramës, me ndryshimet në Kodin Penal nis “faza e dytë” e masave dhe ndëshkimeve.

Për këtë, kryeminsitri tha se të gjithë startojnë të barabartë para ligjit.

Pjesë nga deklarata e Ramës: 

Jane ekzekutuar deri tani 7107 gjoba per kembesore dhe 1941 gjoba per drejtues automjeti. Te cilat jane shoqeruar me pezullim leje drejtimi per 3 vjet dhe bllokim te automjetit.

Ne sot kemi vendosur mosekzekutimin e te gjitha ketyre gjobave dhe kthimin tek te gjobiturit te te gjitha patentave e mjeteve te bllokuara.

Javen e ardhshme me hyrjen ne fuqi te Kodit te ri Penal per situaten e epidemise, te gjithe qytetaret pa perjashtim le te startojne te gjithe te barabarte, ne fazen e dyte te kesaj lufte, kur hapja graduale do te shoqerohet me ndeshkime shembullore per te cilat nuk do te kete me asnje kthim pas.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
    • Pikerisht kete po mendoja edhe une gjate gjithe kohes, e nuk po e gjeja dot! Ku qendron e mira e ketij njeriu, qe ne nuk e shohim dot? Dhe ja, ky njeri te denon, por ai din edhe te fale! Biles-biles, ne emer te ligjit! Ligji-Maliqi, jane tashme te unifikuar!.

  • Po ti o njeri prisje sa te binte vala
    e epidemise, pastaj i shpallje te falura. Tani askush nuk do i zbatoje masat dhe do thone,hëmo se edhe po na gjobiten do na i falin!!!

  • Faleminderit që na fale gjobat!

    Na e ndale frymën sot zoti Rama! Akti yt sot për faljen e gjobave na mrekulloi të gjithëve.
    Falja dhe pajtimi janë veprime të lidhura.
    Të falësh do të thotë të vendosësh të mos ja llogaritësh fajin dikujt.Nëse fal, nuk po mbyll sytë para një gabimi si të mos kish ndodhur kurrë, por Ti thjesht nuk po mban llogari.
    Dhe Ti ke vite që s’mban llogari në këtë vend e me këtë popull. U tregove një xhentëllmen i vërtetë. Veprim prej burri shteti. Nuk di a ishte edhe kjo falje me akt normativ siç qenë edhe gjobat? Po çrëndësi ka? Titullari fal edhe me sms, edhe me gojë, edhe me një
    të shkelur të syrit. Bibla këshillon:” Lëre zemërimin
    dhe largohu nga tërbimi”. Dhe Ti sot je më pak i tërbuar se dje. Nga e Premtja e zezë Ti e bëre të Premten e faljes së madhe!
    Dhëntë zoti të më falësh dhe mua dënimin për vjershën e Gent Cakajt.
    Amen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *