Falenderim publik për prof. Ksenofon Krisafi

J L

Enver Kushi

 

Prof. Ksenofon Krisafi, e njoha nga afër disa vite më parë. Për të më kishte folur shpesh miku im i paharruar, Moikom Zeqo. Sa herë binte fjala për intelektualët shqiptarë të pasviteve ’90, në rradhë të parë për vlerat morale dhe karakterin e paepur të tyre për të mos u pajtuar me dukuritë negative, prapësitë e klasës politike shqiptare të të gjitha krahëve dhe ngjyrave, Moikomi, mes të shumtëve, një pjesë prej të cilëve unë i njihja, veçonte prof. Ksenofon Krisafin.

Në Sarandë e njoha nga afër profesorin e nderuar, ato dy a tre ditë që qëndruam në atë qytet, në shoqërinë e prof. Pëllumb Xhufit, prof. Anila Omarit, Hajredin Isufit, ku gjatë mbrëmjeve të zhurmëshme, uleshim në lokalet buzë detit Jon. Ishte kënaqësi të ishe pranë tyre, të dëgjoje biseda me tema nga më të ndryshmet, që nga ato të së shkuarës e deri në ditët tona. Në këto biseda unë flisja më pak, por dëgjoja dhe ngopesha me nivelin e lartë të të gjithë të pranishmëve.

Me profesor Krisafin, pasi u kthyem në Tiranë, vazhduam herë pas here të komunikojmë me sms, ose telefonata. Me të jam takuar në veprimtari të ndryshme shkencore, që janë organizuar në Akademinë e Shkencave, ose gjetkë, ku vazhdimisht më kanë lënë mbresa të thella referimet e tij shkencore. Vitin e shkuar në një vjetorin e ndarjes nga jeta të mikut tonë të përbashkët, Moikom Zeqo, fjalët e prof. Krisafit dhe vlerësimet e tij për Moikomin kanë qënë sa të ndjera, aq edhe bindëse dhe shkencore. Është e tepërt të them, ose të shkruaj për respektin e veçantë që kam për të, në radhë të parë si njeri, por edhe si diplomat dhe një nga njohësit më të mirë të së drejtës ndërkombëtare. Veprat e tij janë tregues i këtij niveli të lartë shkencor të profesorit të nderuar.

E bëra gjithë këtë parashtresë për të dalë diku tjetër. Në kohën tonë për fat të keq, gjithmonë e më shumë po zbehet komunikimi njerëzor mes njerëzve. Në kohën tonë botohen ose shkruhen libra, publikohen shkrime në shtypin e përditshëm. Rrallë gjen që dikush, pasi i lexon ato, të të telefonojë, ose të dërgojë ndonjë sms për të të uruar. Nuk e di përse ndodh kjo. E megjithatë, ka intelektualë, apo njerëz të shkencës e kulturës, që koha jonë e vrazhdë nuk ka prekur anën e tyre njerëzore. I tillë është edhe prof. Krisafi.

Ditën e premte, më 8 prill të këtij viti, e përditëshmja “Dita”, botoi një shkrimin tim të titulluar “Liria në Budapest dhe dy letra të Moikomit”. Të them të drejtën u mata gjatë, nëse do e çoja për botim këtë shkrim, sepse tek e fundit është një ngjarje e dhimbshme, që i përket jetës sime dhe vetëm jetës sime. Megjithatë bëra mirë që e çova, sepse mendoj se kemi nevojë të bëjmë publike edhe anët njerëzore tonat, në këtë kohë gri e të mbushur me politikë.

Prof. Ksenofon Krisafi është i pari që më dërgoi një sms shumë shumë vlerësuese për shkrimin. Isha në shtëpi dhe ora kishte kaluar nga 14 e 30 min. kur më erdhi sms-ja. E lexova menjëherë. Pastaj dola në ballkon për të parë qiellin gri të Tiranës dhe rrapet që sivjet me vonesë, me shumë vonesë kanë nisur t’i nxjerrin gjethet e vogla. U ktheva prapë në kuzhinë dhe e rilexova sms e prof. Ksenofon Krisafit. Po e bëj publike këtë sms të prof. të nderuar për arsyet që thashë lart: “I dashur Enver. Sa mbarova së lexuari shkrimin e sotëm në gazetën “Dita”. Menjëherë më erdhën në mend librat e tu të mrekullueshëm, që më ke dhënë e që i kam lexuar me shumë kënaqësi. Po të shkruaj, sepse nga ky shkrim, parathënie e librit, mësova një aspekt tjetër të jerës tënde që nuk e dija, sëmundjen e gruas tëndë, Lirisë, kujdesin tënd shembullor për t’i qënë pranë në vuajtjet e saj. Mësova më mirë edhe pse në fytyrën tënde, ku nuk mungon kurrë buzëqeshja, është gati si e stampuar një mirësi e veçantë, thellësisht njerëzore, që flet shumë për karakterin tënd. Prandaj mesa duket, ishit aq shumë miq me mikun tonë të përbashkët, të paharruarin Moikom, një nga vlerat unikale të vendit tonë. Unë ka një muaj e ca që jam i sëmurë nga herpes zoosteri, “zjarri i natës”. Kur të shërohem e të dal nga shtëpia, ulemi për një kafe. Me shumë respekt, Ksenofoni”.

Kaq është teksti që më dërgoi profesori, të cilit nuk i kam marrë leje për publikimin, por jam i bindur, se do të më mirëkuptojë. Në përgjigjen time, krahas urimit, për shërim sa më të shpejtë, vlerësova sinqeritetin dhe fjalët e ngrohta të tij, që më kishin emocionuar. Më pas i shkrova, se në kulmin e moshës jeta më përballi me një sfidë të madhe, sepse Liria u paralizua dhe se unë duhej t’i qëndroja pranë, shumë pranë, për ta lehtësuar. Pastaj i shkrova për Moikomin dhe familjen e tij që më qëndruan pranë etj. etj.

Në mbyllje të këtij shkrimi, edhe një herë publikisht falenderoj prof. Ksenofon Krisafi, anën e tij njerëzore, për të cilën kemi nevojë të gjithë, në kohërat tona të trazuara.

Share This Article
4 Comments
  • Ky eshte nje komunikim thellesisht njerezor midis dy njerezve te kulturuar qe ja vlen te merret si shembull per te evokuar njerzillekun qe mungon ne kohen e internetit. Profesor Ksenofoni eshte nje emer i respektuar qe i bene nder cdo mjedisi shoqeror ku ai eshte i pranishem fizikisht apo me botimet e tija. I uroj shendet e jete te lumtur.

  • Pëshendes profesorin z.Krisafi ! Eshte modeli ku tradita dhe kultura e bejne nje njeri fisnik , patriot pa kushte.
    Z. Krisafi ështe nje aset kombetar.

  • Prof. Krisafi eshte dijetari me I kompletuar dhe kompetent I se drejtes nderkometare dhe njohesi me i thelle I çeshtjes shqiptare ne rapport me fqinjet mbi coptimin e trojeve kombetare.

  • “Arnauti” me Kombesi Greke per Mijera vjet me Emer Greke Kseno-Fone (Ze i huaj shqip) dhe Mbiemer Po ashtu Greke Hrisafi (I Arte apo i Florinjte) kur e consideron veten “vella” me ata qe luftuan per Osmanet si Deputeti Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet, Hamzate, Mah-Mutet (Mehmet “shqip”), Abdullahet (Abdyl “shqip”) etj eshte Turpi i Madh.
    Por me i Madhi eshte se mohon Identitetin,Historine,Prezencen Greke ne Vorio Epirin e Pirros, Arxileas (Akilit “shqip”),Megas Aleksandros, Megas Kostantinos,Jeorgios Kastriotis.
    Nuk I thone pak qe nga koha e Majmunit deri sa u krijua (criate angl) ky Pashallek turk i quajture Albania ne 1913en nga armiqte e Helenizmit Cifutet e Austro Italise.
    Nuk ishte fashistii Morozini qe bombardoj Simbolin e Dhimo-Kratise Parthenonin nga Paleo Faliro i Athines mbushur me municione te Osmaneve?
    Nuk ishte Fashistii Telini qe donte ta shpinte kufirin e ketij Pashalleku te krijuar nga hajdutet e Parthenonit Anglezet ne 1913en deri ne Preveze?
    A nuk jane Kaenofonet bashkepunetore dhe Strategjike te Osmaneve dhe Fashisteve kur vete Iroas (Hero “shqip”) nga Emathia e Vorio Epirit e consideron the veten Prijesi i Epirit?
    Si mund ta consideroni Turqine Strategjike qe e ka mbushur Kombin e Kastriotit me Gjak,Pengje,Perdhunime,Vrasje?
    Kunder kujt po luftoni o te Mallkuar.Kunder Kombit me te Vjeter te Evropit Greqine?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *