Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
I nderuar zoti Thano! Ju lutem, pasqyroni në faqen tuaj të Ditës falënderimin tim më të ngrohtë për Universitetin Metropolitan të Tiranës për aktin human që tregoi duke dhuruar bursa studimi falas për maturantët më të mirë. Dy fëmijët e mi patën fatin dhe mirësinë duke përfituar nga një bursë dhuruar nga ky universitet. Fati deshi që fëmijët e mi të ndjekin studimet e larta falë bujarisë së këtij universiteti, pasi mundësitë e mia financiare janë krejt të pamundura. Faleminderit dhe mirënjohje të thellë stafit të Metropolitanit. Nga prindi Preng Pjetri, Lezhë.
