Falimentimi i Argjentinës, ja çfarë ndodh me ekonominë botërore

anazapta

Një sërë vendesh dhe organizatash ndërkombëtare, që nga G77 (që mbledh 132 vende në zhvillim) deri tek Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë paralajmëruar për pasojat e mundshme që mund të ketë falimentimi i Argjentinës për ristrukturimet e ardhshme të borxhit. Të enjten, më shumë se 100 ekonomistë amerikanë, mes tyre edhe laureati i Nobel Robert Solow, i dërguan një letër Kongresit duke i kërkuar atij që të ndërhyjë për të parandaluar dëme të panevojshme në sistemin financiar ndërkombëtar, në interesat ekonomike të SHBA-së, Argjentinës dhe 15 viteve të politikës dypartiake për ristrukturimin e borxhit.

Falimentimi pati një impakt në bursë që u mbyll me vlera minimale në SHBA (rënie me 1.5%) dhe në Evropë (në Gjermani 1.9%, Francë 1.5% dhe 0.6% në Mbretërinë e Bashkuar).  Argjentina duhet të arrinte një marrëveshjeje me dy fonde amerikane, të cilave u ka borxh  1,5 miliardë dollarë. Paratë ishin marrë që prej falimentimit të shtetit në vitin 2002. Ata kërkojnë pagesën e plotë, por Argjentina deklaroi dje se nuk është në gjendje të paguaj duke shpallur falimentimin. Frika është se, vendimi i gjykatësit amerikan Thomas Griesa në favor të ashtuquajturave “holdouts”, ose “fondet e kapitaleve të rrezikshme” është një precedent që pengon negociatat kur një vend hyn në krizë dhe nuk mund të paguajë borxhin. Vendimi i gjyqtarit u fokusua në interpretimin e doktrinës Pari Passu (me hap të barabartë, nga latinishtja), sipas të cilës duhet të paguhet e gjithë shuma që shtetet detyrohen ndaj palës që nuk pranon të hyjë në ristrukturim, për të mos diskriminuar kreditorët e tjerë.

Sipas ish-ministrit të Financave të Kolumbisë dhe profesor në Universitetin Kolumbia në SHBA, José Antonio Ocampo, ky interpretim është një pengesë serioze për të ardhmen ligjore dhe ekonomike. “Ky interpretim i Pari Passu, të cilin e konsideroj absurd, çekuilibron krejtësisht marrëdhëniet mes kreditorëve dhe debitorëve në negociatat e ristrukturimit të borxhit”, tha Ocampo për BBC. Ndërkohë, rasti i Argjentinës mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në një 100 miliardë dollarë borxh të lëshuar në dy dekadat e fundit, të cilat ishin ristrukturuar pa klauzolën e veprimit kolektiv. “Vendet në zhvillim që morën këtë borxh mund të përballen me të njëjtën situatë si Argjentina”, tha House. Ndikimi ekonomik i këtij labirinti ligjor, i cili u ndje në bursa është “zero” në tregun e bonove sovrane. Tregjet e kapitalit sot kanë një likuiditet të madh dhe kërkojnë nga vendet e varfra dhe në zhvillim një kthim të borxhit më të lartë se ajo e ofruar nga normat e ulëta të interesit në vendet e zhvilluara. Sipas Sarah-Jayne Clifton, drejtor i “Jubilee Debt Campaign”, e cila nxit çështjet afatgjata të zgjidhjes së borxhit, këto kredi mund të çojnë në një përsëritje të krizave të kaluara. “Ka një bum kredish për vendet që nuk mund t’i përballojnë.

Kjo mund të çojë në një përsëritje të krizës së borxheve të viteve ’80, si në Amerikën Latine ashtu edhe në Afrikë dhe Azi”, tha ai. “Duke qenë se nuk ka një proces ndërkombëtar për ristrukturimin e borxhit ndërkombëtar të shteteve për të shmangur situata të tilla si, ajo që vjen nga vendimi i gjyqtarit Griesa, do të shkaktohen probleme”.  Në mesin e atyre që preken nga falimentimi i Argjentinës mund të jetë Nju Jorku që së bashku me Londrën dominojnë tregun e borxhit sovran. “Londra dhe Nju Jork janë qendra të mëdha financiare, mes të tjerave, sepse sistemet e tyre gjyqësore janë mjaft fleksibile”, tha Ocampo. Por dështimi i Argjentinës është e kundërta e fleksibilitetit. Unë mendoj se për këtë arsye Londra mund të bëhet më konkurruese se Nju Jorku në tregun e lëshimit të borxhit sovran”. Vendimi i gjyqtarit Griesa për Argjentinën kaloi në të gjitha shkallët e gjykatave të SHBA-së, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë. Sipas Brett House, legjislatura e SHBA-së duhet të ndërhyjë për të ruajtur Nju Jorkun si një qendër financiare. “Ky vendim i Gjykatës së Lartë vë në pikëpyetje legjislacionin e Nju Jorkut mbi borxhin sovran. Nëse Amerika dëshiron të ruaj dominimin e Nju Jorkut, kongresmenët duhet të nxjerrin ligje për qartësuar qëllimin e “Pari Passus”, tha ai. / O. Jaupi

 

 

 

 

Share This Article
10 Comments
  • shtete qe jetojne me miell hua, me borxhe dhe politikane si ketu tek ne qe ne vend qe te frenojne borxhin dhe ta likujdojne ate vazhdojne te kerkojne borxhe te reja. me pak fjale keto punojne kundra njerezimit?

  • Argjentina nuk shpalli falimentimin, gazetari te kontrolloje perseri te dhenat. Thjesht nuk deshiron te paguaje 100% te borxhit pasi, sipas ligjeve nderkombetare, nese mbi 75% e kredidhenesve pranojne nje rivleresim te borxhit, atehere automatikisht borxhi paguhet njelloj per te gjithe. Dhe per borxhin ne fjale jane pagur me rivleresim te tij 93% te kredidhenesve. Fondet “grabitqare” me seli ne SHBA kerkojne 100% te vleres se aksioneve por Argjentina nuk pranon, pasi nese e paguan per ata , atehere dhe te tjeret mund te kerkojne te njejten gje, dhe vlera e borxhit nga 40 miliarde dollare shkon ne mbi 400 miliarde. Qe do te çonte ne te vertete ne nje falimentim te dyte te shtetit. Gjithashtu Argjentina parate e garancise i ka te mbyllura ne Nju Jork, ne Bank of New York Mellon, tjeter gje eshte ajo se gjyqtari i ngarkuar me çeshtjen nuk e lejon ti paguaje. Falimentimi as nuk permendet gjekundi. Biles, per me teper njohuri, 4 nga bankat me te medha ne bote, Citigroup, Deutsche Bank, HSBCdhe JP Morgan jane ne bisedime me fondet kredidhenese per te zgjidhur mosmarrveshjet pasi askush nuk do dhe askujt nuk i intereson nje ngadalesim i ekonomise boterore, aq me teper ne momentin e luftes ne Ukraine dhe ne Rripin e Gazes.

  • Ketu ka nonsens.Argjentina eshte nje kontinent ne krahasim me Shqiperine.1.2 miliard euro kushtoi rruga e Kalimashit.;2 miliard euro rrembeu Berisha nga arka e shtetit ne periudhen e dorzimit te pushtetit.,20 milion euro vodhi nje hajdut ne banken e Shqiperise,Qindra miliona euro jane shpenzimet e bankes kombetare dhe Ekonomia me mikroskopike e botes nuk do t`ja dije.Ka ekonomist ta shpjegoje kete?Perse nuk dergojne kete gjeniun e pazevendesueshem te bankes kombetare,Fullanin,te sheroje Argjentinen?

    • hahaha e ke dhene te forte fare. biles Fullanin ta marrin SHBA qe ti sheroj per fare. eshte koke ai fare burri.

  • DEFOULT ESHTE FALIMENTIM DE FACTO

    Argentina ka dekalruar se nuk do paguaje borxhin e bonove te thesarit te emetuara ne 2000-shin. “Kokefortet” qe nuk aderuan ne rinegocimin e 2001-shit dhe 2003-shit, qe jane fonde amerikane dhe perbejne 7% te poseduesve te ketyre bonove te falimentuara (defoult), me anen e gjyqtarit te New York-ut arriten te fitojne ndaj shtetit te Argjentines, qe e detyron ate te paguaje jo vetem vleren nominale por edhe interesat e maturuara deri me sot.

    Dhe duke qene se zelli i gjyqtarit (njelloj gjingjoni amerikan) nuk kishte te sosur sentencoi edhe paresine per te gjithe te demtuarit, pra edhe ata qe kishin aderuar ne negociatat me humbje. Por ky vendim i gjyqtarit amerikan mbulon vetem investitoret amerikane, kandeze e australiane, te tjereve qe aderuan te 93%-ishit dhe qe nuk jane nen juridiksionin amerikan, ca kumbulla kaliforniane dhe fiq te thate.

    Gazetarja ka vetem perkthyer artikullin e ndonje F.Times apo W.S.J edhe me shume shprehje te pakuptimta. Ne se per Greqine u rinegociua borxhi sovran, me Argjentinen si duket nuk duan te aplikojne te njejtat lehtesira.

    Te njejten gje ka bere gangsteri Fullani me borxhin tone te jashtem, shumica e te cilit eshte me afate nje vjeçare, gje qe dobeson aftesine e ekonomise tone te rigjeneroje rritje.

    Kalifi “çun tirone” borxhet i merr me kreditime te favorizuara, gjithnje borxhe jane.
    Ndryshe nga sa pellet, se fundmi mori borxh edhe per Jozefina Topallin, per ndertimin ne vilat “e familjes” qe ka ngritur ne Shiroke, te impiantit te pastrimit te mutderdhjeve te saj.

    • Ka nje dallim ketu. Argjentina shpalli “default” vetem per 7% e mbetur, qe do te thote se nuk deshiron ta paguaje me kushtet qe vene ata dhe gjykatesi, por jo se falimenton shteti per 1.5 miliarde dollare. Veç kesaj, Argjentina ka mbyllur 540 milione ne banke per tu paguar, pra ne fakt pagesa eshte gati, gjyqtari nuk e lejon. Me sa ma merr mendja mua, te gjitha gjasat jane qe me ne fund fondet do te pranojne rivleresim dhe ndoshta Argjentina do arrije ndonje marrveshje me ta.

    • KRIZA E EKONOMISE NUK ESHTE FALIMENTIM

      Edhe pse vend ne krize te thelle ekonomike, ketu nuk behet fjale per falimentimin e saj, flitet per falimentimin e shtetit sovran te Argjentines, qe emeton dhe hedh ne tregun financiar boteror bono thesari te cilat nuk arrin ti garantoje.
      Kjo sjell refuzimin nga investitoret e huaj te blerjes se ketyre bonove te shtetit sovran argjentinas.

      Ne rastin konkret, behet fjale per vendimin e gjyqtarit amerikan, i pa preçedente ne historine boterore: rivleresimin edhe te aderimeve te mepareshme vetem per amerikanet dhe satelitet e tyre. Pra 7%-shit i shtohen edhe rreth 50-60% te te tjereve, por le jashte ketij vendimi gjithe te tjeret, europianet, japonezet e me radhe. Vetem italiane t ishin rreth 40 mije qe aderuan ne marreveshjet e 2001-shit e 2003-shit me humbje te vleres fillestare pa folur per interesat e maturuara.

      Kjo eshte diferenca me rasteve te tjera te “defoult”-it dhe ketij argjentinas.

  • Altin ! je me i qart se artikull shkrusi qe na ben corap gjat e gjat behet i pakuptushem ! Argjentina, tragjedi e fajdexhive vuan dhe nuk po duan ta leshojn nga duart ! Bono te blera me 15 cent duan te paguhen sot 100 fishi gje qe ata nuk munden ashtu si thua sepse jan ca klysha kurvash qe nuk heqin dor mga makuteria vrasese dhe me te drejt ashtu esht :Po u paguan ktyre kerkojn edhe ata me zemer gjeret (megjith se tek fajdexhiu zemergjersia esht si nje lule qe mund te mbij mbas bombardimit atomik !)Ju futem edhe ne ksaj “valleje”e hajde te dalim prej saj !….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *