Radamel Falkao i ka të qarta idetë për të ardhmen. Sulmuesi i Monakos theksoi se dëshiron të qëndrojë te klubi i Principatës dhe për shumë vite, duke larguar çdo hije dyshime për një transferim të mundshëm te Chelsea. Për sa i përket dëmtimit, bomberi kolumbian u shpreh se riaftësimi po shkon shumë mirë dhe se nuk i ka humbur shpresat për të luajtur në botëror.
