Fallco, fallco, fallco, fallco
Vend i vogël i shqiptarëve,
Që nga patentë e shoferit,
Gjer te gradë e shkencëtarëve.
Fallco, fallco, fallco, fallco,
Vend i vogël i fenerëve,
Që nga klithmë e deputetëve,
Gjer te palla e gomerëve.
Fallco, fallco, fallco, fallco,
Vend i vogël i Orientit,
Nga surrati i kryepleqve,
Tek portreti i presidentit.
Fallco, fallco, fallco, fallco,
Vend i vdekjes së talentit,
Që nga pijetore e fundit,
Gjer tek stallë e Parlamentit.
Fallco, fallco, fallco, fallco,
Vend i vdekjes së poetit,
Që nga ngjyrë e kastravecit,
Gjer tek boja blu e shtetit.
Fallcua ndrin pas çdo fytyre,
Te shqiptarët e shkretë,
Veç urrejtja midis tyre,
Veç ajo është e vërtetë.
Epilog:
Kullë e ndritur e pushtetit,
Se qe fallco, ndaj u shemb,
Vajton shpirti i poetit:
“Shqipëria sa më dhemb!…”
1995-1997
Veç kur të kem vdekur
Me zemër te mardhur,
Nga ethet mbërthyer.
Eca këmbëzbathur,
Mbi xhama të thyer.
I lagur nga shiu,
I djegur nga vapa,
Këmbët m’u gjakosën,
Po s’u ktheva prapa.
Nga dhimbja m’u shuan
Sytë e mi të zinj,
Para kam kuçedra,
Prapa gjarpërinj.
Me zjarr e me hekur,
Djalli mori shpagë,
Veç kur të kem vdekur,
S’do të kem më plagë.
Plumbi më ka prekur,
Në shpirt e në ballë,
Veç kur të kem vdekur,
Do të jem i gjallë…

Fallcon e sheh Duka kudo ne mbare vendit,
nga patent e shoferit te portret i presidentit,
porse diplomat fallco te deputeteve rilindjot,
nuk ka sy ti shohe e nuk ka goje ti thote dot,
as fallcitetin e rrenacakut Edi Rames debil
nuk ka dore ta shkruaj ky fare poeti servil!
Ti me nick”ramallaku i surrelit”je analfabet apo qorr idiot i sali qenit lexo kur jane shkruar keto vargje nga poeti pastaj has mut e shfreje dufin tend kriminal qe ke ne trurin tend te mpire.ok?
“Fallcua ndrin pas cdo fytyre,
Te Shqipetaret e shkrete,
Vec urrejtja midis tyre,
Vec ajo eshte e vertete”………..
Ketu i ke rene pikes o Arben!
mos harro o dukë se në vëndin e fallcitetit dhe ti je pjesë e tij!!
megjithëse ti “i thua gjithnjë të vërtetën vegjëlisë”dhe kur gënjen!!
nuk është paradoks o ben!
ti gënjen aq keq sa kuptohesh jo vetëm nga vegjëlia por dhe nga të vegjlit!!