Fallco…

J L

Fallco-fallco-fallco-fallco,

vend i vogël i shqiptarëve,

që nga patentë e shoferit,

gjer te gradë e shkencëtarëve.

 

Fallco-fallco-fallco-fallco,

vend i vogël i fenerëve,

që nga klithmë e deputetëve,

gjer te palla e gomerëve.

 

Fallco-fallco-fallco-fallco,

vend i vogël i Orientit,

nga surrati i kryepleqëve,

tek surrati i presidentit.

 

Fallco-fallco-fallco-fallco,

vend i vdekjes së talentit,

që nga pijetore e fundit,

gjer tek stallë e Parlamentit.

 

Fallco-fallco-fallco-fallco,

vendi i vdekjes së poetit,

që nga ngjyrë e kastravecit,

gjer tek boja blu e shtetit.

 

Fallcua ndrin pas çdo fytyre,

te shqiptarët e shkretë,

veç urrejtja midis tyre,

veç ajo është e vërtetë.

 

“Kullë e ndritur” e pushtetit,

se qe fallco-ndaj u shëmb,

vajton shpirti i poetit:

“Shqipëria sa më dhëmb!..”

 

1995-1997

 

 

Ike i lumtur Sergej Esenin.

 

Ti ike i lumtur Sergej Esenin,

vetëm njëherë i mbylle sytë,

po të rroje në atdheun tim,

do vrisje veten dhjetë herë në ditë…

 

Maj,1996

 

 

Ju shpirtra demoni…

 

Ma nxitë jetën-ju shpirtëra demoni,

më hodhët vello turpi-si të huaj,

ndaj do jetos dhe ju po të mos doni,

që të këndoj me gaz në vdekjen tuaj!..

 

Dhjetor,1993

 

Duart e mia…

 

Duart e mia-duart e mia,

o ç’fat të keq që patën,

se ka ca kohë-në vend të lapsit,

përdorin veç lopatën.

 

Duart e mia-që nga llaçi,

u bëtë copa-copa,

oh-ç’thithi gjak nga trupi im,

sa mundi-Europa.

 

Duart e mia-duart e mia,

më mirë më bëni gropën,

në djall të vejë demokracia,

së bashku me Europën!

 

Athinë, Janar, 1994

 

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • Sa bukur o Duke paske shkruar,
    dikur kur ti kishe shpirt opozitari,
    ke 6 vjet pas qeverisjes deshtuar,
    te ketij rroskop Edi Rame gomari,
    se poeti vec i lire ka sukses kudo,
    si servil i qeverive veten e turpero,
    lypi ndjese ti sot ketij Popullit mbar,
    per 6 vite lavde ndaj Rames gomar.

  • Duka asht nji nga poetet ma objektive qe i rrin korrekt e sakt aktualitetit.
    Ia ka numrue te mirat dhe te ligat piktorit qe ka leshue shtat si shtogu ne mut thon shkodranet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *