Edhe noteri Julian Zhelegu është përfshirë në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore dhe të ushtrisë në zonën bregdetare të Spilles së Kavajës.
Prokuroria kërkoi për Zhelegun “arrest me burg”, por gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Zyra noteriale e këtij të fundit, ndodhet në zonën e ish-Bllokut, ndërsa ai rezulton certifikues i shumë shit-blerjeve apo privatizimeve në çështje biznesi.
Së fundmi, emri i tij doli si noterues i kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionet e Osumit, kontrata të cilat u anuluan sepse ishin te parregullta dokumentet e lejes mjedisore.
Prokuroria ngriti dy akuza për noterin Zhelegu, atë të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.
Noteri Zhelegu ka patur probleme me ligjin edhe në të kaluarën.
Në vitin 2002 kur punonte në doganën e Durrësit u akuzua për trafikim të mallrave kontrabandë, por edhe në atë kohë u hetua në gjendje të lirë.
Në dosjen e Prokurorisë për të njëjtat akuza është edhe noteri nga Durrësi, Arbër Aliu për të cilin u mor masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publike”.
a.s/dita

Po pse nuk e rrasni brenda Zheleg gramshakun,apo katundaret jane qenja me e privilegjuar ne kete vend?
Do ja kafshosh pak ti??!
Noteret jane po aq kriminele sa gjygjtaret dhe prokuroret!
Sekuestrim total dhe perjashtim te perjetshem
nga çdo organ shteteror apo juridik.
Në gjithë ktë hallkë, veç noterizimi s’ka lidhje… Kush ka pak njohuri dhe kulturë e kupton që noteri veç procedon dokumentat e pronënsisë që i sjellin, dhe vetëm verifikon nëse janë lënë peng diku, ose nëse janë shitur në noterira të tjera dhe nuk janë regjistruar pronarët e rinj. Çertifikatat e pronësisë mund t’i japi vetëm Hipoteka, dhe mund t’i fallcifikojë vetëm ajo…
Por njerëzit janë plotë “smirë” në Shqipëri para profesionistëve të sukseshëm…
Sipas teje Kole edhe kur noteri konstaton se nje prone qe eshte noterizuar tek ai i kalon nje tjetri pronar me mbivendosje mendon se noteri duhet ta noterizoje perseri kete prone ne emer te tjetrit dhe te mos njoftoje organet kompetente se cfare ndodh me kete prone ne zyren e tij?vetem ne vendin e krimit shqiperi ndodh kjo pune qe noteri vetem shkruan dhe si intereson se sa pronare mund te kete nje prone.
Kola @ .. Mos i mbro keta kopuke notere . Ky duhet te ishte brenda ne burg tani . Une konkretisht ,kam pasur notereizime ne disfavorin tim ,problem pronash , me tre notere dhe nuk ka qene se teknikisht ishte e veshtire ,por perkundrazi ,kane mare ryshfet ,.Me gjithe ankesat e mia ne ate kohe ,por te gjithe ja mbulonin njeri tjetrit , Prandaj o Z Kola ,mos i mbro .Ku jetoni ju z Kola .Megjithate shyqyr SHBA e BE ,me inisiativen e tyre ngriten Vettingun ,e me ne fubd ne njerezve te thjeshte e te pa perkrahur te fitojme dinjitetin ,qe deri me sot na i kane cuar ne hale.
Zoteria qe mbron noteret, se lexon mire si noter e doganier abuzime te pafund. Jo burg por biruc e sekuestrim te pronave qe ka bere, biznesmenet per te vjedh nisen, por noteri ligjeruar me certifikat, ca lexon ne zyre, merr shembuj letrat e notereve te tjere e leke ne xhep. Per 10 vjet noter behet me zyre, shpi ne bllok e plazh, garazh, makina e nderto pallat. Ku I gjeti katunari, burre me gjatesi 1.5 m, dy here njolloset si abuzues, do jete perseri ne gracke se qenka I lindur se nderron zakonin, sa me shpejt vetingu per keto mostra.