Falsifikoi dhe regjistroi 10 braziliane, FIFA përjashton ekipin nga Kupa e Botës

Gazeta Dita

Guinea Ekuadoriale është përjashtuar nga Kupa e Botës 2019 për femrat, pasi ka regjistruar në mënyrë të parregullt dhjetë futbolliste braziliane.

FIFA ka përjashtuar kombëtaren nga kompeticioni, pasi drejtuesit patën përdorur dokumentacion të falsifikuar për të përfshirë në ekip një pjesë të konsiderueshme të kontigjentit të ekipit. Guinea Ekuadoriale gjithashtu u gjobit me £78,000, për mashtrim.

Në një rast të ngjashëm, FIFA kishte përjashtuar shtetin afrikan nga program kualifikues i Lojrave Olimpike 2020, në një vendim që lidhej me një futbollist të lindur në Brazil.

Hetimi i mëtejshëm nga trupa e lartë qeveresise e futbollit botëror gjeti edhe dhjetë futbolliste nga shteti Amerikano Jugor që nuk kualifikoheshin, por që ishin regjistruar.

“Komiteti Disiplinor i FIFA ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Guinesë Ekuadoriale me përjashtim nga Kupa e Botës për Femra, “Francë 2019”.

Gjithashtu gjobitet me CHF 100,000 për përfshirjen e futbollistëve që nuk kualifikohen gjatë fazës kualifikuese të kompeticionit të Turneut Olimpik të Futbollit për Femra “Rio 2016””, citon komunikata e FIFA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *