Falsifikonin dokumente, pranga dy personave

Dita

Policia e Shtetit ka arrestuar dy shtetas, ndërsa kanë shpallur një tjetër në kërkim. Në operacionin e koduar “Porosia e fundit”, janë arrestuar  Adem Picari ,49 vjeç , lindur në Tiranë dhe banues në Durrës për veprën penale “Falsifikimit te dokumenteve”, “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”; “Falsifikim i vulave, stampave”.

Ndërsa personi i dytë është Qani Gaçi, 44 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Durrës për të njëjtën vepër penale.

Personi në kërkim është  Myslym Hysko 50-vjeç, pasi ne cilësinë e provës materiale ne banesën e tij janë gjetur pajisje kompjuterike dhe dokumente të falsifikuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *