Familja e vrasësit shkon në varrimin e dy vëllezërve. Dëshmia e djalit të xhaxhait

redaktor

Familja Dushaj ka marrë pjesë sot në varrimin e dy vëllezërve Shkambi.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, kur Esat Dushaj ekzekutoi fqinjët e tij që kishin ardhur me pushime pasi jetojnë në Londer, zia ka plakosur gjithë zonën.

Familja Dushaj ka marrë leje dhe është pranuar të përcjellë në banesën e fundit dy vëllezërit që u vranë mizorisht nga i afërmi i tyre në rrethana ende të paqarta.

Djali i xhaxhait të Esat Dushajt, Ibrahim Dushaj:

Kishte dërguar shkesa për t’i kërkuar vajzën, ndërsa ata i kanë kthyer përgjigje negative, që nuk duan ta fejojnë. Pas një telefonate kryer kur Skenderi ishte në Angli e kishin lënë të takoheshim…

Ne kemi marrë leje të shkojmë në varrim sepse i kam njohur dhe i kam vëllezër. Kjo ishte një gjë e papritur, sikur qelli të kishte rënë në tokë, nuk do ta mendoja se kjo gjë do të kishte ndodhur.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *