Një sistem i shëndetshëm ose i dështuar, testohet më mirë tek lloji i familjes që imponon; se sa e mbron dhe e ushqen familjen, e quajtur si qelizë e shoqërisë, si për t`i potencar rolin e madh dhe gati përcaktuar për një shoqëri të shëndetshme. Dy ditë më parë, një adoleshent mbeti i plagosur në derë të shkollës, i qëlluar nga një bashkëmoshatar i tij me thikë. Eshtë një lloj krimi, që dhe ky po katandiset në statistikë. Dhe pyetja e parë që të vjen në mendje është se ç`familje ka agresori? Çfarë edukatë i është dhënë nga prindërit? Me ç`moral injektohet ai në ambjentin familjar? E thonë të gjithë me plotë gojën se familja shqiptare është shkërmoqur. Si referencë merret numri i madh i divorceve, si dhe aspekte të tjera të natyrës kriminale, ku përfshihet dhe dhuna e vrasjet brenda familjes. Shkaqet janë të shumta e komplekse. Dhe nëse kërkohet zgjidhje, në këtë rast është shumë e vështirë të përcaktohet se cili është “demi” i parë që duhet kapur për brirësh. Se ja, “televizioni” ynë, si ndër ushqyesit kryesor të formimit të individit, posaçërisht atj brezi në formim e sipër, të kthehet në një minë me sahat, nëse nuk e përdor si duhet dhe kur duhet. Mjaft të përmendim telenovelat, një gjini kinse artistike, por në fakt barbare, që sikur është shpikuar e krijuar për ta shpartalluar moralisht individin, e më pas zinxhir, familjen e ç`vjen më pas.
Personalisht, njoh jo pak raste, ku kryefamiljarë kanë vendosur mosmbajtjen e televizorit në shtëpi, duke gjetur forma alternative edukimi dhe argëtimi. Por ka një “dem” gjithsesi që mund të kapet, dhe ky është arsimi. Arsimi mbetet ndër të vetmet shanse e mundësi për të plazmuar një brez më të shëndetshëm. Aty janë levat kryesore edhe për t`i vënë prindërit në pozita me çfarë edukojnë dhe si edukojnë.
Por si është gjendja e Arsimit? Po huazoj tekstin e një trajtese në një blog lidhur me këtë çështje, që kishte dhe një titull ngacmues: “Thikë në zemër të shkollës”. Ja ç`shkruhet: Arsimi shqiptar e ka humbur duelin me të ligën për edukimin e të rinjve. Ai sot nuk edukon askënd dhe duket i paaftë të ofrojë modelet e duhura për të rinjtë, të cilëve u duhet të përballen me probleme nga më të larmishmet. Më e keqja është se askush nuk shqetësohet për këtë gjendje të arsimit shqiptar. Askush nuk përpiqet të rimendojë sistemin dhe modelet që u ofrohen të rinjve, duke kërkuar rrugë drejt përmirësimit të situatës. Përkundrazi, të vetmet projekte që ofrojnë shkollat janë ato banalet që synojnë të sensibilizojnë të rinjtë për drogën, duhanin, përdorimin e mjeteve kontraceptive dhe mbrojtëse nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, të cilat shpesh shoqërohen me parti, ekskursione e aktivitete që më shumë i stimulojnë të rinjtë drejt këtyre problemeve sesa i sensibilizojnë vërtetë.
Në fakt, e gjithë shoqëria po dështon në aspekt të edukimit. Mediat bota e konsumit ofron modele krejtësisht të pashëndetshme dhe shkatërruese, të cilat, mbi të gjitha janë të pakonkurrueshme në joshjen që shkaktojnë tek të rinjtë. Të rriturve, prindërve, por edhe institucioneve përgjegjëse për formimin e tyre, u mbetet vetëm të mbajnë shënim pasojat, pa bërë dot asgjë për të ndryshuar gjendjen.
Pse per cfare do te flitet sot ne shkolle po nuk u fol se si pihet droga dhe se si behet sex.?
Mjere prinderit tane te cileve nuk u fliste kush per seksin sepse u vinte zor. Nuk dinin sesi behej femija. Dhe kur benin seks me dashnoret, hynin ne arat me grure e miser apo ne ferrat e gardheve ku u hynte gjembi ne bythe.
Tani jo vetem te mesojne se si behet seksi, por edhe si t’ja rrembesh te dashuren shokut duke perdorur armen e zjarrit apo te ftohte…
Kjo eshte nje teme pikante dhe une gjithmone e ngre si problem ne komentet e mia kur ka ngjarje kriminale. Te gjithe “kritiket” e qeverise kapen me Policine e Shtetit si fajtori i vetem i rritjes se kriminalitetit ne vend dhe askush nuk e drejton gishtin nga familja, arsimi dhe me tej gjyqesori. Familja eshte baza e brumit qe gatuan te riun e sotem. Ne 90% te rasteve kriminale qe ndodhin ne vend, familja behet pale me autorin e krimit duke gjetur 100 alibi per mos denuar femijen, burrin, vellain apo babain kriminel. Te tregonin kaq kujdes per edukimin e tyre, Shqiperia sot do ishte nje vend normal, minimumi do ishte sa Kosova qe i kemi vellezer te nje gjaku. Kush eshte modeli i te rinjve sot? Noizy, Stresi, Tuna, Bleona dhe jo Zukenbergu, as Adnan Januzaj, as gjithe ata te rinj te shkelqyer shqiptare qe studiojne me bursa ne universitetet me te mira te botes.
Hap radiot dhe televizionet kombetare dhe lokale dhe kenget te gjitha duke perfshire dhe ato ne anglisht jane me a don me ma thy a don me ta thy, ma befsh ta befsha, e tymosa, jam bo tap, zogu ma i mire…kur ka bere dhe Lek Plepi kenge me titull Disko Kokaina eshte kulmi i kulmeve.
Parlamenti duhet te nxjerr nje ligj per te censuruar transmetimin e emisioneve, programeve, telenovelave dhe muzikes me permbajtje dhune dhe erotike ne oraret me shikueshmeri te larte te audiences. Kjo do parandaloje disi ekspozimin si superyje te ca llumrave qe na ftohen edhe ne programacione qe permbajne statusin e formatit edukues.
Mbase dukem arkaik, por kjo eshte nje mase e domosdoshme per mos lejuar degradimin e metejshem te rinise tone.
Ministria e Arsimit duhet te aktivizoje sa me pare klasat sportive dhe te organizoje aktivitete kombetare per te afruar sa me shume te rinjte me sportin. Eshte turp qe ne Olimpiada ne shkojme sa per numer pa asnje lloj pretendimi, nderkohe qe shume talente te lindur dergjen kafeneve dhe llotove pasi nuk shohin asnje drite shprese nga sporti.
Nuk e di nese ka me ore muzike neper shkollat 9 vjecare, por nese ekzistojne ende, jam i mendimit te hiqen si lende nga shkollat dhe keta mesues te afrohen neper qendrat kulturore te qytetit dhe aty te merren seriozisht me zbulimin dhe kultivimin e talenteve te vecante.
Me pak vullnet behen gjera te medha ne kete vend.