Familja Kozhani nga Ferizaj ka vendosur që t’u bëjë ftesë publike gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në ceremoninë e dasmës.
Nusja do të merret me helikopter, gjë që e shton edhe më shumë kureshtjen e qytetarëve dhe spektaklin e dasmës.
Ftesa është vendosur në një reklamë të madhe në rrugët e qytetit.
Kjo është hera e parë që një dasmë shoqërohet nga një ftesë e tillë, ndaj edhe ky lajmërim është bërë i famshëm këto ditë.
Shpresojmë që posteri vendosur në qendër të qytetit ta ketë bërë efektin dhe pjesëmarrësit të kenë shijuar spektaklin.
