Disa ditë pasi 13 vjeçarja Athena Orchard vdiq nga kanceri, familja e saj zbuloi një mesazh të fshehur prapa një pasqyre. “Lumturia varet nga ne”, shkroi ajo. “Ndoshta nuk ka të bëjë me fundin e lumtur, ndoshta ka të bëjë me historinë”. Athena u diagnostikua me osteosarkoma, një lloj kanceri në kockë pasi zbuloi një gungë të vogël në kokë në muajin dhjetor. Ajo pati një kolaps rreth Krishtlindjeve dhe mjekët zbuluan kancerin në shpinë, supë dhe kokë. Pas një operacioni që zgjati rreth 7 orë e gjysmë për të larguar tumorin, ajo filloi kimioterapinë. “Edhe pse Athena kishte qenë dikur atlete dhe praktikonte boksin, shumë shpejtë ajo u dobësua aq sa nuk mund të ngrihej dot nga krevati”, tregon nëna e saj Caroline, 37 vjeç. Athena vdiq më 28 maj në Mbretërinë e Bashkuar. Duke qenë se prindërit kujdeseshin për sendet e saj në ditët që pasuan, ata zbuluan mesazhin në pasqyrë. “Ajo kurrë nuk e ka përmendur, por është një nga ato gjërat që ajo bënte”, tregon babai i Athenas, Dean Orchard. “Dillova ta lexoja por, mu desh të ndaloja disa herë, sepse ishte i gjatë dhe shumë prekës”. Athena shkoi për dashurinë, lumturinë dhe sëmundjen. Familja Orchards thotë se ata nuk do të hedhin kurrë atë pasqyrë. “Çdo ditë është e veçantë, jetojeni në maksimum. Mund t’iu ndodhë një sëmundje vdekjeprurëse siç më ndodhi mua, por jeta është e shëmtuar vetëm nëse ne e konsiderojmë të tillë. Lumturia varet nga vetë ne, është një orientim, jo një destinacion. Kujtohuni që jeta ka ulje dhe ngritje, por ngritjet pa uljet nuk kanë kuptim”, thuhet në një pjesë të mesazhit.
U prefshe ne parajse
Nji vleresim per jeten ,kur e ke,dhe kur te mungon e vleteson !
Megjithate Zoti e ndjefte !