Familja gjermane e Gitës dhe Abit

anazapta

Dhe në fund, Kampionatin Botëror e fitoi Gjermania dhe me këtë rast në familjen e Argitës, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, është organizuar një festë e gëzueshme. Dy ditë pas ngjarjes më të madhe botërore në futboll, familja Malltezi ka realizuar një foto ceremoniale në nder të kësaj fitoreje. Ashtu si fotot e festave të fundvitit, Abi Malltezi dhe bashkëshortja e tij, Gita, kanë bërë shkrepjen e radhës. Po, po, ata për të cilët keni dëgjuar më herët, por edhe  ditët e fundit, ata që kanë shitur tokën e shqiptarëve në Porto Romano dhe kanë fituar miliona nga këto pazare. Po, do thoni ju, pas gjithë atyre parave që kanë marrë, nuk kanë asnjë arsye pse të mos festojnë, pse të mos jenë të lumtur. “Ata kanë siguruar edhe fëmijët e fëmijëve me vjedhjet që kanë bërë”- shprehet një komentues online.

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *