Familja me 6 gishta, talismani i Brazilit

Ornela

6 gishtat e çdo dore që ka familja Da Silva po përflitet shumë në Brazil, ku shumë e konsiderojnë këtë anomali si një ogur të mirë për të sjellë Kupën e gjashtë të Botërorit të futbollit në vendin pritës. 14 anëtarë të familjes Da Silva kanë lindur me gjashtë gishta në çdo dorë. Ky alterim gjenetik që njihet me emrin polidaktilja po shkakton një furi të tillë në Brazil saqë shumë vetë e konsiderojnë si talismanin që skuadra ka nevojë për të fituar kupën e gjashtë. Familja që jeton në periferi të Brazilias siguron se të gjithë bëjnë një jetë normale dhe e marrin këtë tipa të tyren me shumë humor. Tani familja “Hexa”, siç njihet ka përfituar nga mediat për t’i treguar botës dëshirën e tyre që Brazili të fitojë kupën e gjashtë.

 

6-dedos-650.jpg_1360585586 dt.common.streams.StreamServer 314-DZ32R.Em.55

Share This Article
2 Comments
  • kush tha qe eshte anomali. Kisha? Se ata spranojne evolucionin.

    Mund te jete edhe nje ndryshim evolutiv. Evolucioni nuk shperthen me njehere, por ngadal.

    Edhe ky rast mund te jete nje forme e evolucionit te njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *