Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Familja myslimane që do të gdhendë karrigen e Papës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Familja myslimane që do të gdhendë karrigen e Papës
BoteLajme Flash

Familja myslimane që do të gdhendë karrigen e Papës

Dita
Published April 4, 2015
Share
SHARE

Kisha katolike në Bosnje-Hercegovinë ka zgjedhur një familje myslimane që merret me zdrukthëtari për të ndërtuar një karrige që Papa Françesku do ta përdorë gjatë vizitës që ai do të zhvillojë atje në qershor. Boshnjakët e kanë traditë të ndërtojnë një karrige të re për çdo Papë që viziton Bosnjen. Puna për ndërtimin e karriges nuk i është dhënë kurrë një zdrukthëtari mysliman.

Familja Hajderovaç nga qyteti i Zavidoviçit në Bosnjen verilindore njihet në rajon për ndërtimin e objekteve prej druri, si dhe simboleve fetare të myslimanëve, katolikëve dhe të krishterëve ortodoksë. Tradita e familjes nisi 50 vjet më parë nga Sulejman Hajderovaçi dhe më pas, traditën e familjes e mori përsipër djali i tij Salemi, i cili ia mësoi profesionin edhe të birit, Edinit.

Kur Salemi mësoi në shkurt se Papa do të vizitonte Bosnjën, ai kontaktoi Kishën Katolike lokale dhe u ofroi atyre ndërtimin e një karrigeje për Papën. Propozimi iu dërgua udhëheqësve të kishës në Sarajevë. “Ata na ftuan për të biseduar dhe ne arritëm një marrëveshje. Pas mbarimit të procedurës formale ne filluam të ndërtonim këtë karrige. Jam jashtëzakonisht i lumtur që morëm këtë projekt, sepse ndërtimi i një karrigeje për një njeri kaq të rëndësishëm është gjë e madhe për ne”, thotë Salem Hajderovac, pronari i zdrukthëtarisë.

Kostoja e karriges do të mbulohet me donacionet private nga anëtarët e famullisë së Zavidoviçit dhe familjes Hajderovaç. “Kam patur një diskutim me anëtarët e kishës, dhe në fillim ishte e vështirë, sepse njerëzit kanë vështirësi ekonomike, por kur ata e kuptuan se ky projekt kishte të bënte me Papën, udhëheqësin katolik të botës, i cili do të vijë këtu edhe si një udhëheqës politik i botës, atëherë ata ranë dakord ta mbështesin projektin”, thotë Miro Besliç, prifti katolik i Zavidoviçit

Familja ka rënë dakord që mos ta publikojë koston e ndërtimit të karriges. “Ndërtimi i karriges për Atin e Shenjtë Papa Françesku, do të jetë një nder për mua dhe familjen time”, thotë zdrukthëtari Edin Hajderovac. Sipas tij, karrigia do të ndërtohet nga druri i arrës. Papa Françesku do të ulet në atë karrige gjatë një meshe më 6 qershor në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë. Rreth 100 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në këtë meshë.

Ndërkohë prifti lokal shpreson se kjo karrige do të bëjë histori. “Me këtë, famullia e Zavidoviçit do të hyjë në historinë e Bosnjës, dhe në një mënyrë, në historinë e Kishës Katolike dhe në historinë e botës”, thotë Miro Besliç, prifti katolik i Zavidoviçit. Familja Hajderovac i ka shtyrë të gjitha porositë e tjera për të përfunduar karrigen deri në fund të majit, kur ajo duhet të dorëzohet në Sarajevë.

Dita April 4, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?