Familja Rockefeller: Mjaft me karburante fosile…

Alqi Kociko

 

Është një hap historik: Familja Rockefeller distancohet nga kompania Exxon, që bën tregti me lëndë djegëse fosile. Thënë ndryshe, Rockefeller Family Fund do të tërhiqet nga aksionet në kompaninë e naftës, Exxon. “Ne nuk mund të jemi të lidhur më me një kompani, e cila mesa duket përbuz interesin publik,” thuhet në deklaratën e fondacionit.

Gjithashtu një hap i tillë do ndërmerret edhe për aksionet në kompaninë kanadeze të qymyrit dhe naftës, Sands. Shkak për këtë hap është kërcënimi që i kanoset njerëzimit dhe ekosistemit natyror përmes ndryshimeve klimaterike. “Nuk ka kuptim, qoftë financiarisht, qoftë nga pikëpamje etike, që të vazhdojmë të investojmë në këto kompani, ndërkohë që komuniteti global po vazhdon të largohet nga lëndët djegëse fosile”. Në këtë mënyrë familja largohet nga origjina e pasurisë përrallore të tyre.

Përpara një shekulli, John D. Rockefeller bëri një pasuri të tërë me kompaninë Standard Oil, pararendëse e Exxon. /Spiegel

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *