Familjarët e Fadil Hoxhës nga Lushnja, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë paditur në Prokurorinë e Lushnjes policinë.
Depozitimi i padisë në organin e akuzës është bërë nga djali dhe i vëllai i të ndjerit.
Fadil Hoxha ndërroi jetë si rezultat i problemeve kardiake. Në spital ai u transportuar nga policia e cila e kishte ndaluar me akuzën e vjedhjes së ullinjve.
Familjarët pretendojnë se Hoxha nuk ka pasur lidhje me fare me vjedhje ullinjsh.
Ata akuzojnë policinë për neglizhencë dhe se nuk i kanë lejuar ata ti dërgojnë ilaçe në paraburgim.
Një fakt i tillë është hedhur poshtë nga uniformat blu.
Policia thotë se “familjarët e personit të arrestuar nuk kanë pasur asnjë ankesë për trajtimin e problemit të tij shëndetsor deri ne momentin e përkeqësimit të shëndetit të tij, kur Policia ka bërë menjeherë shoqërimin për në Spitalin e Lushnjës”.
