Familjarët e Gërdecit padi në gjykatë, kërkojnë dëmshpërblim

anazapta

Familjarët e viktimave të Gërdecit i janë drejtuar sot sërish gjykatës, për të kërkuar dëmshpërblim. Gjashtë vite pas tragjedisë, familjarët e viktimave kërkojnë shpagim të dëmit pasuror për humbjen e jetës së viktimave.

Padia është dërguar sot në Gjykatën e Lartë, nga Uran Deliu dhe 5 paditës të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Uran Deliu ka humbur 6 pjesëtarë të familjes së tij në tragjedinë e Gërdecit, ku mes tyre janë edhe nëna, bashkëshortja e tij si dhe djali 4-vjeçar.

Pala e paditur është Ministria e Mbrojtjes dhe Këshilli i Ministrave, ndërsa gjykata ende nuk ka caktuar një relator për çështjen dhe as një datë se kur do të bëhet gjykimi.

Familjarët e Gërdecit kanë ngritur dhe më parë padi ndaj ish-ministrit Mediu dhe qeverisë Berisha, por këto padi janë rrëzuar nga gjykata.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *