Familjarët e Julianit: Po kërkojmë privatisht, shpresa vdes e fundit

anazapta

Familjarët e 11-vjeçarit Julian Çela mbajnë shpresë se ai është gjallë dhe po vazhdojnë privatisht kërkimet. Ndërsa forcat e policisë kanë pothuajse një muaj që vazhdojnë kërkimet për trupin e tij në landfillin e Sharrës, të afërmit e Julianit kanë shpresë se ai mund të jetë gjallë.

“Kërkimet po i vijojmë privatisht për të gjetur trupin e Julianit, nëse është e vërtetë se atë e kanë hedhur në landfillin e Sharrës. Ne besojmë se ai është gjallë, shpresa vdes e fundit”, thotë për GSH një kushërirë e 11-vjeçarit të zhdukur që në 30 nëntor.

Policia po punon paralelisht edhe në pistën e trafikimit të 11-vjeçarit, pavarësisht se monstra i Laprakës, Ardian Prrenjasi, vijon të pohojë se e ka vrarë Julianin dhe trupin e tij e ka hedhur në Sharrë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *