Familjarët e viktimave në spitalin Amerikan kërkojnë dëmshpërblim

Elton Tafaruci

Disa prej të afërmve të pacienteve Hani Malit dhe Sanie Sulajt, pretendojnë për një dëmshpërblim financiar për jetët e humbura.

Sipas tyre, të afërmet e tyre kanë qënë në dorëzim nga ana e Spitalit Amerikan dhe për pasojë ishin duke marrë shërbimin që u takonte me ligj. Por për shkak të kushteve jo të mira të sigurisë dhe teknikës së shuarjes së zjarreve, këto dy shtetase kanë ndërruar jetë.

Sipas familjarëve vdekja e tyre nuk ka ardhur për shkak të plagëve të marra por për shkak të asfiksisë, pasi ndihma e spitalit është dhënë me vonesë, dhe për pasojë Hani Mali dhe Sanie Sulaj janë mbytur për shkak të tymit.

Disa prej familjarëve thonë se pas gjithë asaj që ndodhi, dy gratë kanë qëndruar të shtrira në tokë pasi nuk mund të largoheshin për shkak se ishin të lidhura me makinerinë e hemodializës. Ndërhyrja e stafit të sigurisë së spitalit dhe mjekët, ka qenë e vonuar dhe për pasojë, sipas tyre ka ardhur dhe vdekja e grave.

Shqiptarja.com shkruan sot nuk dihet me saktësi nëse në ditët në vijim familjarët e viktimave ti drejtohen gjykatës së Tiranës me padi për dëmshpërblim financiar, por ka shumë gjasa që një veprim i tillë të ndodhë në vazhdim.

I gjithë pavjoni i hemodializës është përfshirë nga flakët e zjarrit pasi njëri nga pacientët e këtij spitali Lefter Canaj, ka lyer me benzinë pacientin tjetër Dashamir Saraçi, duke i vënë më pas zjarrin.

E gjithë skena është riregjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që shumë pranë vendit të ngjarjes ka qenë dhe një infermier i spitalit Amerikan. Autori i krimit Lefter Cenaj kishte futur në çantën e tij shishen e benzinës, ndërkohë që askush nuk e kishte kontrolluar tek dera hyrëse e spitalit Amerikan.

Share This Article
4 Comments
  • Po prisni more te uruar.Direkt edhe te leket.Ska marre fund ceremonia mortore akoma dhe ju,o burra,leket.
    Dihet qe eshte e drejta juaj per kete dhe kjo e drejte nuk parashkruhet,por prisni,behuni me te duruar se ne fund te fundit dhimbja per njeriun e larguar nga jeta eshte me e madhe se sa dashuria per leket!

  • ESHTE NJESOJ SI TU KERKOJNE DEMSHPERBLIM SUPERMARKETIT, FAMIJLARET E VIKTIMAVE TE SULMIT NE GJERMANI.

    AI PERSONI QE E BERI KRIMIN, ISHTE NJE KAMIKAZ NE LLOJIN E TIJ, JO SPITAL E POLICI, POR EDHE UFOT TE VIJNE, NUK I NDALIN DOT SULME TE TILLA.

  • I BIE QE VIKTIMAT E SUPERMARKETIT NE GJERMANI, TE KERKOJNE PARA NGA SUPERMARKETI.

    KY TIPI, ISHTE NJE KAMIKAZ NE LLOJIN E TIJ, DHE KETO RASTE JANE PRAKTIKISHT TE PAMUNDSHME PER TU NDALUAR.

  • sigurisht se po kane te drejte per demshperblim mbasi pergjegjesia e spitalit qe ka lane nje shish benzine me ardh deri ne repartin e hemodializes -qe duhet te jete super i kontrolluar per arsye hygjiene- eshte e faktuar.
    Plus mosreagimi me kote edhe sherbimi joadekuat i zjarmfikeseve te spitalit aty, ne nje vend me reziksshmeri te madhe per te cilen pergjegjeset e Spitalit jane fort mire ne dijeni!
    plus asaj iasurancat paguajne jo Spitali amerikan! Pra mos t’ii dhimbet hip e te kerkojne maximumin qe lejohet nga ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *