Familjarët e viktimave të 21 janarit shpresojnë ende se do të bëhet drejtësi për autorët që qëlluan, duke vrarë të afërmit e tyre.
Ata bënë homazhe pranë selisë së Kryeministrisë, atje ku 5 vite më parë me plumbat e Gardës së Republikës humbën jetën 4 shtetas dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
“Erdhëm për të kujtuar 21 janarin, drejtësia do bëhet, do bëhet me reformën në drejtësi..ashtu na tha edhe kryeministri”, tha një e afërme e Faik Myrtajt.
Ndërsa një tjetër është shprehur se kjo ditë ka sjellë edhe shumë probleme shëndetësore dhe ekonomike për familjen Myrtaj.
“Me tërë problemet ndihemi si ndihemi…nga këto shqetësime unë u operova me sëmundje të keqe, gjendja ekonomike, jo mirë…”

Ja se si kane ne mend te bejne drejtesi:
http://telegraf.al/aktualitet/gjenerali-i-21-janarit-emerohet-kryetar-i-ps
Akoma nuk u regjet nga genjeshtrat e Rames!!!