13 VJETORI / Përmendin politikën dhe ambasadat, deklarata e fortë e familjarëve të viktimave të Gërdecit: Drejtësia nuk kapi as baxhanakët e djeshëm, as kunetërit e sotëm

J L

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit kanë reaguar përmes një deklarate në 13-vjetorin e tragjedisë.

Me tone të ashpra, ata kanë kritikuar organet e drejtësisë duke apeluar për rihapjen e dosjes.

Deklarata e plotë:

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit gjen rastin sot, në vitin e 13-të përkujtimor të tragjedisë së Gërdecit, të falenderojë dashamirësit që nga afër ose nga larg na japin kurajo për të vazhduar jetën dhe për të çuar luftën tonë për të drejtën deri në fund.

Tashmë 15 marsi është bërë një ditë simbol për të vlerësuar drejtësinë, politikën dhe njerëzillëkun.

Drejtësia u sprovua dhe dështoi. Pavarësisht se disa persona u dënuan, ata tashmë i lanë duart nga drejtësia dhe shumë të tjerë nuk u hetuan. Dëgjuam lloj-lloj emrash kafshësh që u përfolën, që lanë gjurmë mbi letra e fakse, por nuk pati askush kurajon të hetonte e ta zbardhte ngjarjen.

Drejtësia e la të pagjykuar edhe ish ministrin që sot kandidon për deputet. Pra, drejtësia nuk kapi as baxhanakët e djeshëm dhe as kunetërit e sotëm. Madje drejtësia ngatërroi edhe emrin e personit që i vuri zjarrin barutit.

Drejtësia i la të lirë t’i ktheheshin biznesit apo politikës, që të ndërtojnë pallate për të qerasur politikën dhe kjo e fundit të qeverisë rehat pallatet. Jetët e humbura në 15 mars 2008 nuk kthehen më, por drejtësia mund të vendosej, me hir ose pahir. Me refome drejtësie apo jo. E megjithatë, “ortakëria politike” nuk deshi të bëhej drejtësi.

Dhe këtu vijme të e dyta. Politika. Ajo u vu në sprovë dhe dështoi. Nuk u nxor asnjë leksion nga kjo tragjedi. Ligjet nuk u rishikuan për të mos lënë më të ndodhin ngjarje të tilla. Ligjet nuk u rishikuan për të bërë të mundur që hetimet të bëhen ashtu siç duhet. Madje, edhe reforma në drejtësi i vuri “tapën” çështjeve të vjetra, të kohës para reformës, që të mbyllte hesapet e vjetra me qëllim që t’i hapte rrugë pazareve të reja.

Njerëzillëku u vu gjithashtu në sprovë, por për fat të keq dështoi edhe ky. Dikur politikatë të të gjitha gjatësive e gjinive, zinin rradhën për të bërë paradën e mbështetësve tanë, ndërsa sot kanë harruar cfarë ndodhi në Gërdec. Por, pa harruar që ata që gatuan vdekjen në Gërdec, me mbështetjen e politikës së vjetër, sot gatuajnë beton në Tiranë të bekuar nga politika e sotme e re.

Sot, ne denoncojmë shëmtinë e politikës, që bëjnë sikur ishin dhe janë me ne kur në të vërtetë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të na penguar në gjykatat vendase apo edhe në Strasburg, që ne të humbim të fundit amanet të atyre që nuk jetojnë më dhe të fitojnë ata që sot riciklohen në politikë si gjoja “kundërshtarët” e tyre.

Sot, ne familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit, i themi vrasësve që pavarësisht se mund të mendojnë që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë apo me ndonjë ambasadë, ata nuk i kanë mbyllur hesapet me ne dhe me popullin e thjeshtë të këtij vendi.

Njohja e krimit dhe vënia e drejtësisë në vend i bën nder atyre që e bëjnë këtë dhe na vë në paqe ne viktimave të krimit. Njohja e krimit është hapi i parë i njerëzillëkut, ndëshkimi i tij i shërben drejtësisë dhe nxjerrja e leksioneve i shërben të ardhmes sonë të përbashkët. Deri atëherë, me mend në kokë o popull i thjeshtë i këtij vendi.

 

j.l./ dita

Share This Article
13 Comments
  • Hipokrizia e Ramës ne lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
    Qeveria Berisha vrau 26 persona, qeveria Rama luftë kundër dëmshpërblimit të viktimave në Strasburg
    Nëse Sali Berisha, i biri dhe dy ish-ministra janë akuzuar si përgjegjës të Gërdecit, pala tjetër, asokohe në opozitë dhe sot në pushtet, është pozicionuar në gjykatë kundër familjarëve të viktimave të Gërdecit. Erdhi në pushtet me premtimin se do të krijonte kushtet për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e Gërdecit, por kjo qeveri sot vijon dy beteja paralele gjyqësore me familjarët e Gërdecit. Siç dihet, Ministria e Mbrojtjes është përfshirë në një betejë gjyqësore me familjarët e viktimave të Gërdecit, për çështjen e dëmshpërblimit, në Gjykatën Administrative. Gjatë seancave gjyqësore, Ministria e Mbrojtjes ka mbrojtur të gjitha vendimet dhe aktet në lidhjet me fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të stafit të zonjës Kodheli, Gjykata Administrative ka pranuar padinë dhe kërkesën e familjarëve për dëmshpërblim. Por, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të vijojë betejën në Gjykatën e Apelit. Ndërkaq, qeveria “Rama” ka nisur edhe një proces paralel gjyqësor me familjarët e viktimave të Gërdecit në Gjykatën e Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në betejën e dytë, familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë një gjykim nga fillimi të të gjithë zyrtarëve, ish-funksionarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në skandalin e Gërdecit. Nga ana e tij, kryeministri Rama ka angazhuar Avokatin e Shtetit, për të rrëzuar familjarët.
    Qeveria “Rama” ka mbrojtur zyrtarisht alibinë e Sali Berishës për Gërdecin. Berisha e ka konsideruar Gërdecin një aksident teknologjik. Por, edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mendon se Gërdeci ishte një aksident teknologjik. Për shumëkënd ky fakt mund të tingëllojë i pabesueshëm, por ky është një argument me të cilin Mimi Kodheli po u kundërvihet familjarëve të Gërdecit në gjykatë. Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes i kanë kërkuar Gjykatës së Tiranës të rrëzojë padinë e familjarëve të viktimave të Gërdecit me argumentin se shpërthimi ishte një aksident teknologjik. Gjithsesi, pavarësisht rivrasjes së viktimave nga gjykatat e degraduara shqiptare, nuk ka asnjë dyshime se shpërthimi i Gërdecit, nuk ishte një aksident teknologjik, por një biznes i mirëfilltë qeveritar, në shërbim të të cilit u vunë ministra, ushtarakë etj.
    Qëndrimi i qeverisë në Strasburg
    Kohë më parë, përfaqësuesi ligjor i familjarëve të viktimave të Gërdecit, avokat Dorian Matlija, ka zbuluar qëndrimin e zyrtar të qeverisë “Rama”, për çështjen e Gërdecit në Strasburg. “Në përgjigjen e dërguar Gjykatës së Strasburgut për çështjen që kanë hapur atje familjarët e viktimave të Gërdecit, qeveria ka mbajtur qëndrimin se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi dhe se zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë këtu edhe ministrin e asaj kohe, kanë vepruar me përkushtim për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. A nuk duket se ky qëndrim është diametralisht kundër qëndrimit tuaj politik se Gërdeci ishte një krim shtetëror? Nuk i besoni me këtij versioni, apo keni ndryshuar qëndrimin për arsye taktike që familjarët e viktimave të mos përfitojnë asnjë dëmshpërblim? Ju kujtoj këtu se këtë qëndrim Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja MEICO po e mban edhe në gjykatat shqiptare, megjithëse gjykatat deri tani u kanë dhënë të drejtë familjarëve dhe jo juve”, ka deklaruar Matlija në letër publike, drejtuar kryeministrit Rama. Adriatik Doçi

  • Nëse drejtësia nuk këmëngul që vendimi i gjykatës shqiptare, e cila ka dënuar në mungesë me 15 vjet burg ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha, i cili ka marrë strehim politik në ShBA sapo dha një dëshmi në ambasadën amerikanë në Tiranë, asgjë nuk ka për të ndodhur. Çfarë di gjenerali rreth kësaj çështje dhe pse nuk detyrohet ai të dëshmojë para gjykatësve shqiptarë?! Mendoj se këtu gjëndet çelsi që hap derën që të çon tek e vërteta, nëse ka që janë të interesuar për të. Si ka mundësi që të thërritet nga prokuroria apo policia shqiptare, dhe të vijë brenda 48 orëve në Shqipëri, një polic rrugor nga Teksasi i largët, a thua se i mungojnë këta Shqipërisë, dhe ai të konfirmojë skenarin e Kuliçit, në bazë të të cilës (“ekspert amerikan”-u tha) dosja u arkivua?! Pse nuk sqarohet edhe ky detaj? Veç këtyre dy detajeve të mësipërme ka edhe dyshime të tjera, të cilat duhet të jenë objekt hetimi nga SPAK, sepse kemi të bëjmë me një krim shtetëror dhe një aferë korruptive ku janë implikuar shumë institucione të larta të tij. Të shohim nëse, krahas 14 Shtatorit 1998, 21 Janarit 2011, mbas futjes në rolin e plotë të saj a do të investohet BKH, edhe me Gërdecin dhe gjithë zinxhirin që lidhet me atë vepër makabre që vetë Berisha e ka quajtur krim shtetëror?! E çuditshme, por e ka thënë. Pse ndjehet kaq i sigurtë ky njeri, i cili i ka punuar qindin këtij populli dhe këtij vendi dhe sfidon drejtësinë më deklarata si kjo apo dhe ajo që ka bërë në TV, program “Real Story” se, në 21 janar 2011, do vriste me dorën e tij edhe kryetarin e opozitës, të cilit mbasi ta vriste do t’i rezervonte një funeral ekzemplar?! Cilët e mbrojnë Sali Berishën? Kjo është enigma që ka kapluar mendjet dhe zemrat e shumë shqiptarëve.

  • Nuk e beri sistemin e drejtesise sepse nuk i intereson Rames sepse po te donte do ta kishte regulluar me kohe. Rama eshte ne pushtet per interesa te caketuara me pak fjale Rama eshte nje puntor i thjeshte jo kryeminister. Ketyre plerave qe qeverisen Shqiperine per 30 vjet me radhe nuk u intereson populli nuk duan tja dine per popullin ketyre vetem shkelma turinjeve tu japesh jo vota njerez te degjenerua.

  • Shteti mafjoz shqiptar,punon vetëm për interesat e mafjes dhe korrupsionit.
    Fjalët kushtetutë,liri,zgjedhje,demokraci etj,janë vetëm përqeshje dhe tallje ndaj një populli të shtypur.
    Sikur mos ishim afër Evropës dhe Shba mos ndërhynte,keta horra nuk do e fshihnin fare faktin që
    drejton mafja dhe plehrat që rrethojnë politikën.
    Nuk ka majtë apo djadhtë.Cështjet ideollogjike lidhen me shoqëritë e përparuara.
    Fakti qe një hajdut largohet nga LSI dhe shkon tek PS apo e kundërta,tregon interesat dhe qëllimet
    e përbashkëta të gjithëve bashkë.
    E vetmja dhe e fundit shpresë janë Shba dhe zoti.

  • Sali Berisha, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Ilir Meta, Monika Kryemadhi e te tjere hajdute e kriminele te Opozites se rruges i duhen Edi Rames per ta votuar me 25 prill, duke u reklamuar se eshte me i mire se ata dhe populli shqiptar qe ka ngelur ne Shqiperi nuk ka asnje alterantive tejter te besueshme. Te na rroje Edi Rama qe i rrahu krahet Drakules se Vicidolit kur hodhi ne ere 30 te vrare dhe 300 te plagosur ne Gerdec, qe iu bashkuan 3000 te vrareve ne masakren e vitit 1997 dhe 4 te vrareve e 40 te plagosurve ne demonstratene 21 janarit 2011.

  • Perderisa Gerdeci paska qene ate kohe ne dore te “te djathteve”, perderisa nje nate me pare ne nje televizion shqiptar nje opozitar ankohej per Gerdecin, se cfrae eshte duke ndodhur atje, ngelet te kuptohet se te interesuarit per tragjedine e atjeshme ishin ata te cilve iu ishte hequr mundesia e grabitjes se pasurise shteterore per ate mandat! Dhe vetkuptohet se te dy palet jane aq te perlyera me gjak, me krime, me mut, sa nuk kane per ti hetuar kurre keto “aksidente”! Ke te besh me bandite qe hiqen si engjej! Ky stan kete bulmet ben!

  • O popull o mos i lodhni trute kot o shok….ka pas thon gjyshi im qe POLITIKA OSHT KURVE….te gjith e dime e prap me te meremi….leni o popull te shkerdhehen mes tyne se ska per tju hy gjo ne trajse…ose shkojm ene e bojm si ne elbasan dje….po mos harroni se ne darke ata hajne e pine bashke…..kurse ata karat qe shkojn e rrifen per to shkoj ke daktorri….

  • Kete radhe Rama me siguri ka derdhur ndonje lek sa per fushate sepse prap nuk do beje gje.Perse keta nuk u kujtuan vjet ne pervjetorin e 12 apo ne te 10 ?

  • Solidarizohem plotesisht me deklaraten e familjareve te prekur nga gerdeci.shpreh dhimbjen per humbjen ,por edhe dhimbjen nga mosveprimi i organeve te drejtesise.jam i sigurt qe pergjegjesia nuk eshte e Rames.Pergjegjesia eshte e Berishes dhe dinastia se tij ,perfshi ketu edhe kliken qe drejtonte shqiperine tone,perfshi dheorganet e qelbura te drejtesise,perfshi ketu edhe miqte amerikane te Fatmir Mehdiut ,te cilet i jane bere mbuloje ketij kriminel te paskrupullt.Dhimbjes tuaj une i shtoj edhe dhimbje e familjes trebicka ,vdekja e te cilet eshte e pandare nga kjo ngjarje kriminale..Une dua te denoncoj ketu edhe ata politikane amerikane qe ne nje fare menyre,jane bere mburoje per kriminelet e gerdecit.Ndryshe nuk mund te cilesohet mbrojtje e Fatmir Mehdiut.Duhet te ngrihet zeri i protestes per hipokrizine e ambasades se SHBA,qe deri tani nuk ka asnje mase te shpallur si per qenerit Berisha ashtu dhe per langoin Fatmir Mehdiu ,qe eshte denuar ne itali per trafik droge,ndersa per shba nuk perbene rrezik.Ashtu sic duhet te ngreme zerin per organet e drejtesise qe duhet te reformohen,se ndryshe me dallkauke te inkriminuar reforma ne drejtesi do te deshtojne.Asnje vote per ata qe kerkojne te rezojne reformes ne drejtesi ,nese duam te verteten e ngjarjes se gerdecit.E verteta e saj eshte ndeshkimi ligjor i shkelzen berishes,sypeshkaqenit dhe Fatmir Mehdiut.

  • Qyetaret e dine shume mire qe politikane-vrasesit jane te lire me poste dhe pasuri te pafundme, bejne pushime dhe shkerdhehen ne parajsa fiskale, mjere ata qe iken me perjashtim te “varfanjakut” baxhanakut te Sali Serbit.
    Vitet e tragjedise kalojne por dhimbjet e familjareve te tyre jane shtuar shume me teper, per Padrejtesine qe vazhdon te mos beje DREJTESI.
    Cfare ben Ambasada Amerikane per serial – vrasesit me ne krye “burrin e shtetit” Sali Kar-axhic, Fatmir Cami (Mediu), Aldo Bumci, Shkelzen Sypeshkaqeni, Delijorgji e me rradhe, perse hesht per kete krim makaber te ndodhur para 12 viteve ne Gerdec – Hiroshimen qe ende nuk eshte zbardhur e nuk do te zbardhet kurre, vrasesit bejne kar-shillek e zgjidhen deputete etj.
    Perse Ambasadorja Kim nuk thote asnje fjale per kete krim te familjes Berisha, perse hesht, perse ?

  • Amerikanet benin tregetine e paligjse te Armeve qe i merrnin falas nga Shqiperia. Amerikanet sic ishin cifutet Patrick henry dhe Delroy nuk u denuan kurre.Amerika eshte ajo qe organizoi gjithcka duke perdoruar politikanet qe jane vegla e tyre ne pushtet

  • Ambasadorja Kim hesht sepse ka tru pak me shume se ti sepse e di qe nuk ka faj qeveria ne nje aksident qe i ndodhi atyre te Gerdecit.Po te denohej Berisha per ate qe ndodhi ne Gerdec duhet te denohet dhe Rama pe fatkeqesite e termetit.

  • Perkunder kesaj dhe 21 Janarit,Kalimashit dhe vrasjeve te shumeta ,prap keta njerez ne listat e kandidatve i ofrohen popullit per ti votuar.Pse keshtu?!! Deri kur keshtu?!!!Mjafte me!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *