Familjarët përkujtojnë ditëlindjen e Remzi Hoxhës: Dora e zgjatur e serbit në Shqipëri e zhduku

Saimir Lleshi

Familjarët e biznesmenit shqiptaro-maqedonas përkujtojnë sot ditëlindjen e Remzi Hoxhës, i cili u zhduk nga Shërbimi Informativ Kombëtar në Shqipëri rreth 20 vite më parë.

Familjarët e të ndjerit kërkojnë sot e asaj dite zbardhjen e fatit të tij, ndërsa nuk ka më dyshime se ai mund të gjallë. Ata akuzojnë Presidentin e asaj kohe për rrëmbimin dhe zhdukjen e të dashurit të tyre në moshën 39-vjeçare. Remzi Hoxha la pas 5 fëmijë jetim dhe bashkëshorten në atë kohë vetëm 33-vjeçe.

“Urime ditëlindjen e 60-të o Remzi Hoxha. Dora e zgjatur e serbit gjakatar në Shqipëri të zhduku pa nam e nishan në moshën 39 vjeçare. Por rri me kokën lart sepse gjaku yt do i pastron fëlliqësirat që na i ka lënë serbi armik. Gjithmonë do jemi krenar me ty dhe e dijmë se do ishe një gjysh shumë i mirë, ashtu siç ishe një baba i shkëlqyer”, shkruajnë familjarët, me një foto që e ilustrojnë me nipin e Remzi Hoxhës, i cili mban gjithashtu të njëjtin emër.

remzi hoxha

Share This Article
2 Comments
  • O gazetari.
    Ke qene dobet ne matematike, prandaj, fap per gazetari. Se ne gazetari ke te gjithe te drejten e madhe tja futesh kot, e me kot.
    Te lutem bej ca mbledhje dhe zbritje te vogla me laps ne dore, dhe jo me nje te rene te lapsit, dhe do te te dali qe Remziu i shkrete, nuk eshte ekzekutuar para 50 viteve.

  • Pa pysni nje here se cili ishte misioni i Remzi Hoxhes ne Shqiperi.Pse ishte nisur nga UDB ne Shqiperi.Nese vertet kishte ardhur sic e reklamojn te interesuarit,pse nuk muar kontakte me strukturat e shtetit,po u lidhe me njers ish funsionar te stukturave te shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *