Familjet e viktimave të fluturimit MH17 të avionit të rrëzuar “Malaysia Airlines” kanë paditur presidentin rus Vladimir Putin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Lajmi bëhet me dije nga gazeta “Sydney Morning Herald”, që i referohet rastit të avionit të rrëzuar në Ukrainë në vitin 2014.
“Kërkesa për dëmshpërblim, në shumën 10 milionë dollarë australianë (6,4 milionë euro) për çdo padi, u deponua në CEDH në Strasburg, nga kabineti australian ‘LHD Laëyers’ më 9 maj”, raporton gazeta në fjalë.
Në bordin e avionit ndodheshin 298 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, shumica holandezë.
Ata humbën jetën tragjikisht më 17 korrik 2014, kur avioni Boeing 777 që fluturonte në lindje të Ukrainës, i nisur nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit, u rrëzua nga një raketë e prodhimit rus.
