Rekordmenët gjermanë duan të barazojnë fitimet e Real Madrid në turin e fundit në Kinë.
Në Shanghai fanellat zyrtare janë shitur të gjitha. Diçka që ka kënaqur Bayern. Por ka edhe fanella të tjera të James që kanë acaruar Karl-Heinz Rummenigge.
Bild ka shkuar në tregun e mallrave të kopjuara në Shanghai, ku tregtarët shesin produkte të falsifikuara me çmim të lirë.
Kur ka pyetur për fanellën e James me Bayern, një tregtar u ka nxjerrë një fanellë duke thënë se kushton 650 Yuan, gati 90 euro pasi “është origjinale”. Një gënjeshtër e madhe.
Por fanella është identike me origjinalen. Dhe duhet një shqyrtim i imët për të vërtetuar se nuk është origjinale.
Në fund, Bild ra dakord për ta blerë 150 Yuan. Afro 20 euro. Prapëseprapë shumë për një fanellë false. Drejtuesit bavarezë nuk janë të kënaqur me tregun kinez, aty ku kanë ndërmend të hapin një dyqan të ri gjatë marsit.
