Fanella e Kombëtares nga më të kushtueshmet

redaktor

Shqipëria nuk e “shet” lëkurën lirë në Euro 2016 dhe këtë po e tregon në çmimin e fanellës së Kombëtares. Një e tillë kushton 10.900 lekë, ose rreth 61 paund. Në një renditje të bërë nga tabloidi britanik “Mirror” ajo është e pesta më e kushtueshme mes ekipve e pjesëmarrës në finalet e Europianit, duke lënë pas edhe Anglinë, Spanjën apo Italinë.

Më shtenjta është ajo e Suedisë  72 paund. Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi ka për herë të parë një fanellë të dedikuar, që u prezantua pak kohë më parë.

Ajo është e markës “Macron” dhe në kraharor ka një shqiponjë. Për ta personalizuar akoma më shumë në fanellë shkruhen edhe vargjet Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më jep nder”, një mënyrë për të motivuar akoma më shumë lojtarët dhe tifozët.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *