“Fansa ju lutem, lahuni!”

redaktor

“Na mbështesni, këndoni për ne, brohorisni, por ju kërkojmë të vini të larë në stadium”.

Klubi skocez i Sëlltikut i ka bërë një deklaratë të pazakontë fansave të tij, duke i kërkuar të vinë të larë në stadium. Shumë fansa kundërshtarë, apo edhe disa të Sëlltikut i janë drejtuar klubit skocez duke iu ankuar se shumica e mbështetësve që vijnë në stadiume, qelben erë, duke i krijuar neveri të pjesës tjetër të fansave.

Xhon Pol Tejlor, personi përgjegjës për marrëdhëniet mes klubit dhe tifozëve shprehet se Sëlltikut i kanë ardhur shumë ankesa të ndryshme për përmirësimin e gjendjes në stadium, që fansat të respektojnë më shumë higjenën vetjake, duke bërë dush, para se të vijnë në stadium-raporton sport.al.

Në ndeshjet shtëpiake, Sëlltik mbështetet gjithnjë nga një numër i madh tifozësh, ndaj dhe klubi ka lëshuar menjëherë deklaratën e çuditshme për ta evituar këtë “anomali”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *