Fatos TARIFA
All thinking men are atheists./ Ernest Hemingway
Për të shmangur çdo lloj keqkuptimi, edhe pse e di se, në një shoqëri “post-ateiste”, si Shqipëria, kjo është e pamundur, e them qysh në fillim, se ateizmi nuk ka asgjë të përbashkët me komunizmin. Ateizmi është shekuj më i vjetër sesa lindja e ideve të para komuniste dhe ateistë kanë qenë shumë shkencëtarë dhe mendimtarë të shquar antikomunistë.
Rreth një vit më parë postova në anglisht, në një prej rrjeteve socialë, këto fjalë: “God is nothing without the men and women who created the idea of god”.
Reagimi që shkaktuan këto fjalë, të cilat shprehin bindjen time më të thellë si ateist, ishte i habitshëm, edhe pse jo i papritur. Po atë ditë, një lumë mesazhesh, njëri më i ashpër se tjetri, mbrritën në adresen time, duke më detyruar të marr kohë për t’iu përgjigjur një pjese të atyre që më shkruan.
Komunikimin me ta e gjykoj të dobishëm, sidomos për të rinjtë e sotëm shqiptarë, ndaj edhe vendosa ta bëj publikisht të njohur përmes faqeve të kësaj gazete.
Po atë ditë, një farë Jodie J., reagoi nga Shtetet e Bashkuara ndaj mesazhit tim me këto fjalë: “Fatos, Ai, Zoti i Vetëm i Vërtetë i Israelit, nuk mund të shpiket. Ai po vjen që të sundojë sërish dhe emri i tij është Jusus Chrisht, The Messiah”. Mesazhit të tij iu përgjigja me këto fjalë: “E Vërteta nuk mund të shpiket, Jodie; e vërteta vetëm mund të zbulohet, hap pas hapi, përmes forcës së Arsyes Njerëzore dhe zbulimeve të Shkencës”.
Pas tij, një tjetër amerikan, i quajtur Craig Anger, reagoi ndaj mesazhit tim të parë me këto fjalë: “Fatos, ti ke humbur rrugën e Zotit. Hapi sytë e tu shpirtërorë. Ai Po vjen!”. Përgjigjja ime për të ishte kjo: “Unë i mbaj kurdoherë hapur Sytë e Arsyes, Craig. Në mungesë të Arsyes, ata që ti i quan “sy shpirtërorë” janë tërësisht të verbër dhe nuk shohim gjë tjetër veçse një realitet iluzor, të rremë”.
“Kryqëzatës” së Jodie J. dhe Craig Anger iu bashkua, një zonjë, e quajtur Loren Parker, edhe kjo nga Shtetet e Bashkuara, e cila reagoi ndaj mesazhit tim të parë me këto fjalë: “Fatos, nëse ata nga ne që besojmë, jemi gabim, kjo është OK, por nëse gabim je ti dhe jo ne, të mëshiroftë Zoti ty dhe sytë e arsyes tënde” ?.
Kësaj zonje iu përgjigja me këto fjalë: “Duhet ta keni kuptuar, zonjë, se unë nuk kam nevojë për mëshirën e askujt që nuk ekziston realisht. Dhe nuk i trembem asgjëje, as vdekjes, së cilës askush s’mund t’i shpëtojë dhe nga e cila asnjë zot nuk mund të shpëtojë asnjë besimtar sado të devotshëm, por të vdekshëm. Por, zonjë e nderuar, edhe unë jam një besimtar. Unë besoj te shokët e mi, te njerëz realë. Një shok i vërtetë është për mua zoti im. Kurdoherë që kam nevojë për një këshillë ose për mbështetje, janë shokët të cilëve u drejtohem, jo një zot i paqenë”.
Nuk mbaroi me kaq. Një farë Len Entrabartolo iu bashkua debatit duke reaguar ndaj mesazhit tim të parë me këto fjalë: “Unë lutem për shpirtin tënd, Fatos, duke shpresuar që një ditë ti do mundesh ta shohësh Dritën”. Përgjigja që ky njeri mori nga unë ishte kjo: “Gjej dikë tjetër, të ngjashëm me ty, për të cilin të lutesh, Len. Mua nuk më duhen dhe nuk i dëgjoj lutjet e tua dhe të askujt tjetër. Jeta ime është e mbushur me dritë. Me Dritë Tokësore. Unë nuk shoh, nuk besoj dhe as kam nevojë për ndonjë dritë hyjnore. Të verbërit, ndoshta, dhe njerëzit trushpëlarë, nuk janë në gjendje të shohin se e vetmja dritë në jetët tona është drita e Natyrës; asgjë mbi të dhe asgjë nën të.
Sulmet ndaj ateizmit tim të deklaruar vijuan edhe më tej, po atë ditë dhe të nesërmen e saj. Një fare Gregory Hill iu bashkua kryqtarëve duke më dërguar këtë mesazh: “Edhe vetë Satani e di se ka një Zot dhe Satani e di që shumë shkencëtarë, njëlloj si ty, e injorojnë këtë fakt. Uroj që Zoti ta mëshirojë shpirtin tënd. Lutjet e mia për ty ia kam nisur ndërkohë”. Përgjigja ime për të ishte e shkurtër: “Më vjen keq që të zhgënjej, Greg, por duhet ta kesh kuptuar tashmë se unë nuk besoj në ekzistencën e një Satani, as të ëngjëjve, as të një zoti. Unë besoj vetëm te njerëzit dhe te ligjet e Natyrës”.
Pas tij, një farë Cleber F. iu referua historisë së Biblës si fjala e pagabueshme e Zotit dhe si e vërteta absolute, duke u shprehur se edhe shkencëtarë të mëdhenj, si Blaise Pascal dhe Albert Einstein besonin te Zoti. Përgjigja ime ndaj tij ishte disi më e gjatë:
“Besimi tënd në pagabueshmërinë e Biblës është prova më e mirë e gjykimeve dhe besimeve të tua të gabuara. Në fakt, epistemologjikisht, të gjitha besimet janë të gabuara. Unë, sigurisht, nuk mund ta mohoj se ka pasur edhe shkencëtarë që kanë qenë besimtarë dhe kanë besuar në ekzistencën e zotit. Blaise Pascalka qenë njëri prej tyre. Mund të ketë edhe sot të tillë. Por ata kanë qenë gjithmonë, siç janë edhe sot, një pakicë, jo shumica. Shumica e shkencëtarëve dhe e njerëzve më të shquar që ka prodhur raca njerëzore kanë qenë dhe janë ateistë.
Nga fjalët tuaj unë kuptoj se ju nuk keni asnjë haber se çfarë mendonte dhe çfarë ka thënë realisht Albert Einstein. Ky gjeni i njerëzimit është keqinterpretuar dhe keqcituar shpesh herë. Ai nuk ka menduar kurrë dhe kurrë s’ka thënë se ekziston diçka tjetër përtej botës natyrore, fizike, një inteligjencë krijuese mbinatyrore përtej universitet që ne vëzhgojmë. Kurrë. Në asnjë rast. Ndonjëherë Einstein e ka përmendur fjalën “zot” dhe ai s’ka qenë i vetmi shkencëtar ateist që e ka bërë këtë. Kjo ka bërë që shumë kreacionistë dhe njerëz besimtarë të mendojnë në mënyrë tërësisht të gabuar se ai besonte në ekzistencën e një zoti të mbinatyrshëm.
Nëse lexoni Autobiographical Notes të Einstein-it, do të ndeshni pohimin e tij se, qysh në fëmijëri, “përmes leximit të librave popullarizuaes të shkencës”, ai shumë shpejt kuptoi dhe u bind se “një pjesë e mirë e historive të Biblës nuk mund të jenë të vërteta”. Vetë Eisntein ka pohuar se e kundërshtonte idenë mbi ekzistencën e parajsës dhe të ferrit. Ai deklaronte se “ideja e një Zoti të personalizuar është një koncept antropologjik, të cilin unë nuk mund ta marr seriozisht”. Eistenin shkrunte: “Ideja e një Zoti të personalizuar është krejt e huaj për mua dhe, madje, tepër naive”.
Zoti i Enstein-it ishte një zot i filozofisë, jo i fesë. Kur është pyetur nëse besonte te një zot, Enstein ka dhënë këtë përgjigje: “Unë besoj te zoti i Spinozës, i cili shfaqet në harmoninë e gjithçkaje që ekziston (për Spinozën Zoti dhe Natyra ishin e njëjra gjë—shënimi im), por jo në një zot që merret me fatin dhe bëmat e njerëzimit”.
Einstein nuk ka qenë i vetmi njeri gjenial që e ka mohuar ekzistencën e zotit, të atij zoti siç e përfytyroni ju, dhe tek i cili besoni ju, zotëri. Edhe gjenij të tjerë—mes tyre, Charles Darwin, Karl Marx dhe Sigmund Freud, nëse përmend vetëm disa—kanë qenë ateistë. Njëlloj si ata, ekzistencën e atij zoti tek i cili besoni ju, por jo unë, e kanë mohuar edhe shumë mendimtarë dhe shkencëtarë të tjerë të mëdhenj—Francis Bacon, Pierre Simon Laplace, enciklopedistët francezë, David Ricardo, John Stuart Mill, Arthur Schopenhauer, Friedrich Nietzsche, Henrik Ibsen, Wilhelm Reich, Christian dhe Niels Bohr, George Santayana, Frederick dhe Pierre Curie, Nikolai Lobachevsky, Ivan Pavlov, Bertrand Russell, Claude Levi-Strauss, George Bernard Shaw, Robert Oppenheimer, Erich Fromm, James Watson, Jean-Paul Sartre, Jacques Lacan, Stephen Hawking dhe shumë e shumë të tjerë. Lista e tyre, më besoni, është shumë e gjatë. Absolutisht shumica e shkencëtarëve dhe e njerëzve më të shquar që ka nxjerë njerëzimi, sidomos në periudhën e modernitetit, kanë qenë e janë ateistë.
Me këto fjalë, e mbyll komunikimin me ju dhe me këdo që, njëlloj si ju, i lutet “zotit” që ta shpëtojë shpirtin tim, pasi e konsideroj një shpërdorim kolosal të kohës sime. Kohën që kam dëshiroj të përdor për çështje që kanë të bëjnë me jetën reale timen, të familjes sime dhe të shoqërisë në të cilën jetoj, jo me qenie të paqena dhe me fabula, të cilat, fatkqeqësisht, kanë ushqyer mendjet e miliona njerëzve në çdo kohë dhe vazhdojnë të ushqejnë edhe sot, siç kuptoj se është edhe rasti juaj dhe atyre që reaguan me kaq nervozizëm ndaj pohimit tim të parë se “zoti është një ide e krijuar nga njerëzit”. Po, njerëzit e kanë krijuar idenë e zotit, dhe jo zoti njerëzit.
Më lejoni, ju lutem, pa dashur t’ju fyej, t’ju siguroj, se tek unë dhe për mua, si individ, Zoti nuk ekziston dhe as është i domosdoshëm për ekzistencën, për sigurinë dhe për mirëqenien time.

Miko mos u merzit . Planeti ka shume qenie te paarsyeshme . Ne , njerezit , jemi e vetmja specie , e vetmja gjallese qe jemi paisur me ndergjegje . Vetem ne i japim kuptim realitetit . Ne kete pike arsyeja dhe imagjinata shkojne shume larg , aq larg sa ata i dhone vetes besimtare e gjera te tilla .
Te gjithe artikujt qe ke shkuar dhe qe kam lexuar kane qene shume cilesore, profesionale dhe me expertize, mgjs ndonje pak i gjate.
Ky i fundit ndoshta nuk duhej botuar sepse eshte teme shume e ndjeshme per njerezit. E shumta mund te diskutohej ne rreth te ngushte me shoket.
E shumta mund te diskutohej ne rreth te ngushte me shoket?
Per cfare motivi, mos valle shumica e njerezimit jane debila dhe u ngelet qejfi?
E ki se ne frega!
Shumica e njerezve nuk jane debila por kane besime dhe mendime shume te ndyshme ne lidhje me kete teme.
Komenti jot per komentim tim nuk ka lidhje me temen e artikullit, per te cilen mund te japesh mendim.
Ha-ha-ha, Dajti, nuk e di nwse ke bere ironi apo ke folur seriozisht, por s.d.q., ne te dyja rastet nuk po e mbaj dot te qeshuren!
Te ftoj te komentosh temen e artikullit, jo komentin tim; jep mendimin tend per te, kjo ka rendesi per lexuesit, edhe per mua.
Po c’rendesi ka artikulli, Dajti!? Cdo njeri ka mendimin e tij! E forta mw e madhe ishte tek komenti yt, qe na kujtove ilegalitetin per biseden e temes se fese dhe ateizmit! As ne kohe te Enverit nuk kish te tille ilegalitet per temat e fese! E si mund te kete sot ilegalitet per temat e ateizmit!?! Nuk e di ne c’ambient te renduar jeton!?!
I nderuar Fatos, I lexoj me kenaqesi shkrimet tuaja. Por ketu ke gabuar. Pse, sepse ka plot njerez qe besojne ne Zot dhe eshte mire. Dhe ketu ju Si filozof duhet te gjeni forcen llogjike qe njerzit te marin anen pozitive te besimit e bibles. Te duan, respektojme, punojme, ndihmojme, paqe e jo lufte dhe Jo Jo nenshtrim sic e interpretojne kryetaret e feve te ndryshme qe te pa diturin e nenshtrojne dhe e perdorin besimin per fuqine e tyre.
E kuptoj qe jeni ateist Por shkruaj per forcen qe ka njeriu nga natyra e nga Zoti. Se edhe sistemi i kaluar perdori besimin ne komunizem per te denuar e nenshtruar njerez. Faleminderit
e vetmja ane pozitive e besimit dhe e bibles, eshte fakti qe e kane fillesen 2000 vjet me pare, kur njerezimi besonte edhe tek GOGOLI ape SATANAI !
Beson me te vertete qe pas 2000 vjetesh i nderuari Fatos ben gabim me analizat e tij qe shpalosin nje te vertete te pakundershtueshme?
Shkrim për t’i bërë qefin vetes dhe për tu dukur i dijshëm dhe i rëndësishëm. “Shikoni sesi po merren edhe amerikanët me mua”!
Ateizmi dhe besimi në Zot janë këndvështrime të gjëra, me tê cilat njerëzimi do të debatojë edhe shekujt e ardhshëm. Anshtajni ka thënë që ai nuk beson në Zotin e Biblës, por beson në atë të Spinozës.
Askush në këtë botë nuk mund ta provojë apo mohojë ekzistencên e diçkaje superiore. Blaise Pascal ka pasë deklaruar: “Pse ka diçka në vend që të mos kishte asgjë?!”. Që do të thotë se pse ekziston universi dhe jeta në Tokë?! A nuk do ishte më llogjike të mos kishte as univers dhe as njerëz?! As Diell dhe as galaksi?! Shkencëtarët pyesin veten: Pêrse universi vazhdon të zgjerohet me shpejtësi, kur në fakt ai duhej t’i bindej ligjit të entropisë?! Si spjegohen koeficientët aq të saktë të universit që e mbajnë në “këmbë” gjithësinë?! etj etj. Ka shumë për të diskutuar dhe shkruajtur për këtë temë universale, por unë mendoj se ky Tarifa nuk e ka kapacitetin e nevojshëm të peshojë pro-të dhe kundrat. Është thjesht i formuar me mësimet e të atit të tij, nëpunës i afërt i Enver Hoxhës! Sa për vete unë as nuk beoj në Zot, as nuk e hedh plotësisht poshtë “inteligjencën” qê ekziston në Univers, siç shprehej Anshtjani.Tani për tani po e lë me kaq.
ti shkon me teoremen “as te qi e as te leshoj”, nderkohe qe i jep te drejten vehtes per te censuruar apo denigruar te nderuarin Fatos, vetem pse eshte i biri i Tarifes, dhe Tarifa miku i Enverit.
Pra rifillon lufta e klasave …
Po e di pse vuan Bota sot? Sepse 80-90% e popujve jane idiot duke besuar tek partite politike qe quhen Fé. U kane helmuar trurin dhe po pesojne keto qe shikojme me syte tane. Vajta qe te bleja mish ne nje dyqan ketu ku jetoj dhe me pyet shitesi: çfare feje je? I thashe jam me fene e jetes se njerzeve dhe timen sepse popujt nje perendi kane dhe jo 1OO. E vertete, me tha . Dhe kete ja thashe se nuk mund ti spjegoja ç’eshte feja apo besimi dhe ç’eshte jeta biologjike aty dhe sa do ta hante gozhden ai se te beje nje pyetje te tille do te thotese eshte gedhe per jeten e tij. Shikoj nga tv qe ne Shqiperi kur ka ndonje feste myslymane, bertasin artopalantet qe ne 5 te mengjezit dhe shkaterrojne nervat e atyre qe shikojne jeten biologjike apo shtrihen burrat me bythe perpjete ne mes te bulevardit ne Tirane… A nuk eshte turp? Mire se turpin e kane ngrene me buke, por ç’borç kam une apo shoket e mi te degjojne kemboret e atyre qe bertasin ne 5 te mengjezit apo te shqetesohem se me kane zene rrugen ata me bythe perpjete?! Shteti ne demokraci duhet te krijoje kushte qe qytetari tij te mos shqetesohet nga veprimet e te tjereve, te mos preket liria dhe privatesia, te pakten jashte teknollogjise qe e ka pushtuar fare dhe thone: ne genjejme, ju besoni! Dikur papa ne Rome kishte mbledhur njerezit e pa ditur per nje meshe; u foli dhe ne fund u tha: ja si do ti ndez qirinjte perendia per ju dhe u hodhi pak éter mbi vete dhe ata u ndezen (éteri ne prani te oksigjenit, ndizet) Ata u çuditen dhe e besuan. Genje me shkence! KJo eshte feja. Nuk hyje ne hollesira se bota eshte e pafundme dhe shume here me shume gjera nuk i dime se sa i dime, por jo te jemi dhe kaq budallenj dhe idioter. Pyetja qe s’do pergjigje eshte: a mund te jetohet pa fé?
Po pse more Fatos ia bwre vetes kete!?! Miqte e mi amerikane kishin besim, se ti ishe nje kandidat i cmuar per president i vendit pas ikjes se Likes! Mirpo tani ata i larguan konsideratat per ty! Po pse more Fatos nuk mesove pak nga kameleonizmi im?! Nejse, u pa puna, duhet te shohim per ndonje kandidature tjeter per president! Yti, KM-ja!
Z. Edwin, c’mendim do te jepje per Shabe Muratin si zevendes i Likes? Pikerisht ne keto kohe te turbullta te intrigave serbo-ruse, vetem nje dhiplomat si ai mund ti beje zap ata! Tashti, mund te behesh xheloz qe ai eshte nje Erdoganist i thekur por kjo s’besoj se do te te prishe shume pune se ti je qerrata i madh, e kthen pllaken menjehere. Edhe ‘partneret strategjike’ do ta shikojne me sy te mire kete zgjedhje, ata si nje Turqi te vogel na konsiderojne gjithmone, po ashtu, e ke te garantuar pajtimin me Albinin, vete ai eshte nje ithtar i flakte i Shabes! He, si te duket ky sygjerim?
Ne Shqiperi ,per socialistet zot eshte Edi Rama,qe u jep nje vend pune,ndersa per demokratet zot eshte Berisha dje dhe Basdha sot,qe ne se vjen ne pushtet,heq socialistet nga puna dhe fut demokratet!
Ja keta jane zot sot,ndersa njerezit jane IDIOTE qe gjykojne jo me koke,por me STOMAK!
Ne Shqiperi ,per socialistet zot eshte Edi Rama,qe u jep nje vend pune,ndersa per demokratet zot eshte Berisha dje dhe Basha sot,qe ne se vjen ne pushtet,heq socialistet nga puna dhe fut demokratet!
Ja keta jane zot sot,ndersa njerezit jane IDIOTE qe gjykojne jo me koke,por me STOMAK!
Lum si ti or Fatos Tarifa,qe i ke lexuesit te gjithe Amerikane! Nuk te meritojne keta derra.
Nuk te vleresoi Komiteti Qendror.
Ay shoku Sofo i paska persekutuar te gjithe gjenite diplomatike te shokeve te Partise.,,Ka persekutuar Mejmet Elezin,Bashkim Ternoven,Fatos Tarifen,Besnik Mustafen,Edhe ky i gjati ben sikur nuk i shikon botimet e tua,vete shoqerohet me shofere taxish ne Amerike,sikur nuk ka diplomate kariere ne Shqiperi,qe te thajne me amerikancen. Shko or nnjeri ne Amerike te besh kariere,se ketu nuk te kuptojne.
Zoti jashte doktrinave:ZOTI ESHTE JETA
Ateizmi nuk âsht bindje,por streha e mashtruesve fanatike!
ndersa kishat dhe xhamiat jane strehat e mashtruesve ordinere!
Andrea, ti vete kur do te bindesh qe je trushpelare? ‘streha e mashtruesve fanatike’, ata qe ta kane pjerdhur trurin, te kane kthyer ne nje zombie me aftesi te reduktuara mentale! Arritja me e madhe e kesaj ‘demokracie’, eshte analfabetizmi. Normale qe te gjithe kleriket do te bejne palle kur shikojne gjithmone e ne rritje numrin e Deleve qe i ndjekin mbrapa!
Fatos,po ti ke nji problem me vehten tande!Ty te shqetson dhe te trazon kompleksi i inferioritetit i te qenunit musliman dhe keshtu genjen dhe e shpall vehten ateist. Kehtu veprojne edhe shume te tjere ne shoqnine shqiptare.Me trego te cfare besimi i ke femijet,te afermit? Te gjithe ish ateistet komunist ,sapo u lirue feja u bane familjarisht fetaret ma fanatike,te gjithe rriten mjekrrat dhe shkurtuen pantallonat.
Bravo Ateisti,qenke nje filozof qe e vure me shpatulla pas murit Fatosin dhe te gjithe shkencen.Te lutem na trego pse nuk eshte martuar Janullatosi per difekte gjenetike apo Jezusi na thote te mos leme pasardhes. A e ke mare vesh se PAPA(ky mekembes i zotit) kishte difekt ne bythe dhe mbas operimit i kane vene qesken per tu dh…. Ateist, zot jemi TI dhe UNE ,fe eshte menyra si komunikojme dhe krijojme mardheniet
Ateist, ja ke futur kot fare, nuk i njeh rrenjet e Tarifes, me keq akoma i ke trazuar shpirtin ketij Mazllumit qe te ka replikuar…ben sikur ‘mallkon’ vetveten per te goditur pjesen tjeter te shoqerise, nje sumeperpjet fanatik nga ata te kohes se qoftelargut turk!
Ateisti.Te paret e Sevos kane qene ortodokse nga Mashkullora.Kaq me ka thene im ate qe e ka njohur qe ne 51 kur ishte kryetar i Bash.Prof ne Gjirokaster..
Persa llomotite tarifa e tregon me se miri ate lloj truri te shpelare nga komunizmi enverian. Prandaj s’ka sesi te kuptohet nga rama km qe simbas atij me 5(pese) pjestare te “asaj familje “ushtron” e ruanPESE(5) FE te NDRYSHME te nji fare zoti qe allarama e ka te merituar si Idealist i ortodoksizmit grek!( Po dekoruar nga prifterinjte greke ne jerusalem )
O @Sali Cami , .. .Paske qene shume me teper gomar , nga cte dinim ne !
Saliu paramithise njelloj si Saliu i ciftelise, dallkauke puro turq!
Zoti jashte doktrinave : ZOTI ESHTE JETA nga – infiniti ne + infinit , mendoj une.
Ja edhe nje mbetje tjeter @Tirana , si fosile e atavizmit shekullor turk , per te mbajtur gjalle mentalitetin feudal otoman ! Cfar njerez pa tru , simbol i gjalle i frymes anadollake ! Nje turp jo i vogel per Shqiperine e shek.XXI . Turqit pa asnje tradite qyteterimi , popull shetites e pa atdhe , kane marre ne dore dhe paraqiten si trashegimtare ekskluzive te Kuranit arab , identike me kombin e sotme grek qe ka rrembyer Ungjillin dhe vete Jezusin (per te na treguar se ata jane trashegimtaret e ligjshem ) , duke u perpjekur te identifikojne veten me to, si ruga e vetme e tyre per te mbijetuar !
Kurani arab dhe ungjilli jane doktrina
Zoti ka egzistuar para doktrinave
Une mendoj qe Zoti jashte doktrinave eshte JETA nga – infiniti ne + infinit
Te lumte Fatos Tarifa. Shume sakte ke shkruajtur.
Edhe Skenderbeu ishte ateist. Skenderbeu eshte heroi me i madh i te gjithe historise boterore. Skenderbeu ua kalon edhe Pirros se Epirit dhe Lekes se Madh. Skenderbeu ishte edhe shume inteligjent. Skenderbeu ishte shqiptar i vertete e shqiptaret jane populli pellazgo-ilir.
Z. Fatos Tarifa ka te drejte absolute!
Kur te gjithe njerezit te arrijne ne kete konkluzion, konkluzion, qe varet nga vleresimi sipas gjykimit racional mbeshtetur ne fakte shkencore, te argumentuar prej dijetareve te pavarur (filozofeve, psikologeve, sociologeve, antropologeve etj), koha ka ecur perpara ne menyre ”agresive”, duke lene mbrapa njerezit, qe jetojne me bestyteni, me shenjat e hor(rr)oskopit, te soj e sorollopit, te hozhes se minarese dhe te priftit te kembanave, qe bien zhurmshem, pa pushim…
Ateistet jane njerez te lire, intelektuale dhe me kulture te gjere. Sa me shume ateiste, aq me mire eshte per kombin, aq me shume drite, liri, barazi dhe bukuri ka nje popull…
Në qoftë se shikon një 10000 lekësh në mes të llucës merre,LAJE MIRË,THAJE MIRË,pastaj fute në portofol;mendoj unë
Ateisti me flamur!
Bota moderne, ashtu si Shqipëria atëherë dhe si Kuebeku sot, nuk merret me Zotin, as me profetët e tij. Që të kuptoni më mirë flamurtarin ateist Fatos Tarifa lexoni artikullin e Z. Hulusi Hako, (Panorama, 20.02.2004).
Perëndimi në përgjithësi nuk i zuri në gojë as Zotin as profetët në përpjekjet e tij dhe snksionet ligjore për të frenuar përhapjen e ferexhesë dhe të zakoneve të tjera që refugjatët donin dhe mbase disa duan akoma t’ia imponojnë shoqërisë moderne.
Ligji në fuqi e njeh të drejtën e besimit si të drejtë njerëzore. Pra askush nuk ka të drejtë të përdori citime dhe epitete ofenduese siç bën F. Tarifa në përgjigjet e tij për njerëzit e thjeshtë duke thënë: “një farë…” ose “kryqëzatës…”, ose nuk më duhen e nuk i dëgjoj lutjet e tua…” Unë do t’i falenderoja ata për mirësinë e shpirtit të tyre dhe mund të shtoja se secili ka të drejtë të besojë ose jo, domethënë të jetë teist ose ateist.
Nuk ëshë dhe nuk ka qenë qëndrimi ndaj Zotit problem për diskutim në ambjente shkencore dhe më tej se nuk kishte kuptim për ta. Problemi kryesor janë akoma disa qëndrime antisociale fetare, rite dhe zakone fetare dhe kanunore që i mbajnë klerikët dhe besimtarët lidhur me të shkuarën që pengon përparimin e tyre. Kjo gjendje ka krijuar shqetësim për të ardhmen e fesë dhe të klerikëve në epokën e zhvillimit të shpejtë të shkencës dhe të teknologjisë. Natyrisht, udhëheqësit fetar ose aktorët fetarë, siç i quajnë tani, e kanë përvojën shekullore si t’i përshtaten zhvillimeve social-ekonomike nëpërmjet përtëritjes së konventave me Zotin sipas porosive të fundit të Jesu Krishtit. Sidoqoftë, për të kuptuar gjendjen e aktorëve fetar në kushtet e zhvillimit të shpejtë teknologjik lexoni librin e Dan Brown “Origjina” , një fabul sa artistike aq dhe hulumtuese me konkluzione aktuale.
F. Tarifa është i sigurt kur deklaron se Zoti për të nuk ekziston dhe as është i domosdoshëm për ekzistencën, për sigurinë dhe për mirëqenien e tij.Pra ai e veçon veten nga shoqëria në tërësi. Por Zoti në tokë janë zëdhënësit e tij, udhëheqësit, klerikët dhe besimtarët. Kjo bën që edhe orientimi ynë të jenë lidhjet me këta që të ecin në unison me shoqërinë duke lënë në të kaluarën atë që Albert Ainshtaini nuk beson se “Zoti merret me fatin dhe bëmat e njerëzimit.” Pra, sot udhëheqësit fetarë si vazhdues të apostujve të Jesu Krishtit pritet t’i atribuojnë Zotit vetëm atë që i takon, sipas Apostullit James 2:14-26 (Faith and Works-Besimi dhe vepra) ku thuhet: “Nuk ka besim të shkëputur nga vepra. Me vepër kuptojmë sjelljen hyjnore, të drejtë të shenjtë të bindur ndaj Zotit…Besimi na bën të zgjedhim të mbajmë qëndrim të drejtë dhe korrekt që sjell frutin e shenjtërimit.” Me fjalët tona kjo do të thotë që kjo është rruga e suksesit dhe burimi i shpërblimit nga Zoti, ura lidhëse midis besimit dhe botës materiale. Kasandra.